E shtune, 20.04.2024, 11:34 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Leter e hapun kryesise se deges se LDK-se

E enjte, 08.05.2008, 07:35 PM


Selim Hasanaj
Nga Selim Hasanaj

(Këtë leter e pata dergue të subjektet e poshtshenueme dhe tek shumë individ të ashtuquajtun aktivist dhe intelektual  shqiptarë në Norvegji ishte viti 1993 , sot po e botojë në zemrashqiptare.net pas 14 viteve sepse më duket se asgja nuk ka ndryshue as sot e kësaj dite.)
 
 
LETER E HAPUN KRYESISË SË DEGES SË LDK-SË NË NORVEGJI, ASOCIACIONIT TË SHOQATES INTELEKTUALE  SHQIPTARE NË NORVEGJI, KRYESISË SË SHOQATES KULTURORE  SHQIPTARE " RILINDJA" NË OSLLO DHE TË GJITHË AKTIVISTVE DHE INTELEKTUALVE SHQIPTARË NË NORVEGJI
 
Nji shaka Dykagjinase thotë; mos u bafsh met kajt Rahoveci. Andaj unë direkt po ju pyes juve të naltpermendunit, a vertetë kemi ardh në këtë gjendje sa që hallet e popullit shqiptarë të okupuem  nga sllavet e jugut  nuk po ka kush ja tregon popullit norvegjez, ministrave të ndryshem të këtij shteti, organizatave dhe shoqatave të ndryshme humanitare, mjeteve të masmediumit; gazetave, revistave, TV-së dhe radios sa që në mungesen tonë në këtë punë po duhet të angazhohen magjupet?!
Me 15.10.1993 në oret e mbramjes TV-ja norvegjeze NRK prezentojë "SHQIPTARIN"  në azil kishtar në kishen BAPTISTE në Osllo, zotniun me sharki (gjatë intervistes mbante në prehen nji sharki), Mujë Zogaj. Ju kish zvar lafsha e fytit "Mujë shqiptarit" sikurse Tarakut të Zenel Sylve dhe jepte e merrte burri i botës per situaten në Kosovë  duke derdh lotë që per mue ishin lotë krokodili. Unë e njof personalisht këtë zotni, e njof edhe familjen e tij atje në Gurrakoc në Kosovë , por edhe sikur mos ta nifsha fare unë veq e kamë të kjart "NGA SHENDETI I TIJ I LIGË" se këtij farë magjupi "ZEMRA PO I PIK GJAK PER KOSOVËN".
Nuk ka faj ky magjup jo , sepse këtij i sherben tragjedia e Kosovës per ta rregullue per vete qendrimin në Norvegji. Ky sot paraqitet shqiptarë, por nese neser do të jet aktuale per serb që të marrin qendrim në Norvegji ky nga Mujë Zogaj do të bahet Zogoviq Mujo.
Fajin e keni ju subjektet e nalshenueme .
 Unë qellimisht prita disa ditë sepse besoja se dikush nga ju do të reagojë per këtë paraqitje publike të magjupit në mbrojtje të Kosovës , punë kjo e juvja të cilen nuk e bat as nuk po e bani.
Nese juve subjektet e naltshenueme keni harrue se kush ishin romet dhe magjupet në ish Jugosllavi , atëherë sjellni telefonat tek familjaret e juv atje në Kosovë  dhe do të mësoni se sot në Kosovë cdo i dyti rom ose magjup asht i veshun me uniformen e policit serb. Do të mesoni se vendet e punës të shqiptarve i kanë uzurpue këta rom dhe magjup. Poashtu do të mesoni se këta rom dhe magjup ashtu sikur gjithmonë edhe sot janë vegla  të shpiunazhit per policinë serbe që të arrestojë, që të bastisë, që të maltretojë e dhunojë individ dhe familje shqiptare.
Andaj pse Ju sot po lejoni që ndonji zahuktalli ( i humbun, i hutuem) magjup të paraqitet në rrolin tuej?!
Ju që keni rrah gjoksin se jeni patriot, jeni të dijshem dhe që vetem juve duhet ndegjue, me cka doni të na bindni se juve vertetë jeni ata që reklamoheni se jeni?! Me mbledhjen e 3% të ndihmave per fondin e Qeverisë ?! Me formimin në leter dhe portokol të SHISH ( Shoqata e Intelektualve Shqiptarë), me lokalet e SHKSH " RILINDJA " ku lueni bixhoz dhe loja tjera hazardi dhe thithni tymin e duhanit dhe rrenat e njani tjetrit?! Jo more , jo  sepse juve jeni kufizue sipas aftësive dhe trunit të juv , por nuk po e shifni se nuk po bani asgja  jo vetem per atdheun Kosovën , por as per veten tuej dhe jeten këtu në Norvegji! Kryetari i Degës së LDD-së e quen veten postjer e nganjiherë edhe robotë që me besnikri i kryen disa punë dhe aktivitete, por sado të randsishme qofshin ato megjithate puna ma e madhe , ma jetike , arma ma e fortë kunder pushtuesit serbosllav askush nuk po mirret me te. Pra PROPAGANDA. Tani Mujë Magjupi luejti rrolin në TV norvegjeze në vend të juvin. Turp ju qoftë. Jo vetem këtë rast , por juve Propaganden e keni lanë mbas dore dhe sot me te në Norvegji mirret kush ti teket. Mirren  kriminel, hajna, diletant që kur po zihen nga policia per punet e tyne pise ata pa fije turpi po deklarojnë para gazetarve se mirren me këto punë per të ardh deri tek parat per ta ndihmue Kosovën e okupueme dhe Shqipninë e varfen !
Si po harroni se Norvegjia   dhe populli i saj deri dje e ka njoft  Jugosllavinë dhe jugosllavet , por tash po i njef edhe slovenet, kroatet dhe muslimanet e Bosnes. Shumë e drejtë kjo sepse këta popuj per tu njoft dhe pranue, banë dhe po bajnë luftë. Neve u percaktuem per PAQE dhe luften me dialog sepse nuk kemi armë, dhe edhe ato pak armë që i patem na i ka marrë policia serbe, dakord, ama armen tjeter që shumëherë asht ma e fuqishme se bomba atomike nuk na e ka marr askush. Këtë armë ( PROPAGANDEN) neve jo vetem se nuk po e shfrytzojmë, por edhe po e lamë në dorë të gjithsejcilit.
A nuk asht tragjikomedi kur disa diletant  analfabet dalin neper gazeta dhe " U MËSOJNË NORVEGJEZVE HISTORINË SHQIPTARE", ose disa tjerë varfnjak në kokë që vetes i thonë se janë të aftë dhe nuk ngurrojnë që ta tregojnë aftësinë e vetë  p.sh. në raste festash kur i veshin fëmijet  vajza dhe gratë me DIMI-të turke  dhe derisa ato vallzojnë vallen e SHOTES këta kokëshkretë u pershperisin në vesh musafirve norvegjez  per veshjen "KOMBTARE" shqiptare. Pse pra neve ( edhe unë bashk me ju) po lejojmë gjana të tilla?! Pse po sherbehemi me XHELOZI,  dhe kur ndonji norvegjez po tregon interesim per të mësue dicka per neve, per historinë dhe kulturen tonë, neve në vend që nese vetë nuk jemi në gjendje ti tregojmë ato që norvegjezit i intereson ,ti rekomandojmë dikend të aftë dhe kopetent  neve së pari mundohemi që norvegjezit ti ngulitim në krye ideologjinë tonë personale dhe perkatsinë partiake dhe nese ja arrijmë kësaj atëherë norvegjezin e uzurpojmë dhe mundohemi ti ndalojmë atij të kontaktojë shqiptarë tjerë. Dhe nese ky mik norvegjez bahet parlamentar dhe tregon interesim që të njef edhe shqiptarë tjerë  neve e sulmojmë me llojë, llojë epitetesh  dhe e bajmë paqaver  me etiketa shpifse. Pse kështu, pse ???!!!
Nga mungesa e aktiviteteve tuaja që jeni kompetent , sot percdo ditë neper enklavat e mergates shqiptare në Norvegji po lindin si këpurdhat mbas shiut TALESMAN  ( zadhensa) që kur po flasin per hallet e kombit po i shtin edhe balenat  dhe arijt polar të qajnë. Maskarallak! Po kur dreqin u batë kaq të meqem ju disa ish konduktera e shofera të Kosovatransit, ju ish kurir komunash, shvercera devizash, molera etj, etj që "RASTËSISHTË" i mueret punet në dorë per shqiptaret në Norvegji  dhe jeni ba barikadë e pakalueshme per ata pak intelektual shqiptarë në Norvegji. Mëkat që juve të Degës së LDK-së po kënaqeni vetem me grumbullimin e 3%-shit. Mos harroni se pikrisht pse  jeni juve disa në Kryesi të Degës, shumica e bashkatdhetarve as që japin kontributin per fondin e Qeverisë. Juve të SHISH po kënaqeni se e keni pas nji mbledhje dhe keni dalë me deklaraten se e keni formue asociacionin e intelektualve shqiptarë në Norvegji. Por deri sot nuk pat asnji aktivitet. Juve të SHKSH RILINDJA mburreni se dini të mbaroni burek dhe zini qaj rusi. Të gjithë juve së bashku lejuet që mergata e jonë të ndahet në shqiptarë të Kosovës dhe shqiptarë të "Maqedonisë" bile disa nga ju vëllaznit tonë nga Maqedoni i quani bugar. Jeni nda në shqiptar të LDK-së dhe PPD-së. Juve po ju bashkon vetem interesi personal e ai ma i shejti, interesi kombëtarë rrallë ose hiq.
Jamë i vetdijshem se kjo leter e imja kështu e hapun , per të cilen më vjen keq se nuk po kamë ku ta botojë dhe ta bajë publike, juve do të ju jap shkak të më shani sikur e keni zakon, por unë as që merzitem per ligsitë e juve disave sepse unë vertetë nuk jamë si disa nga ju. Unë kurr nuk mund të pajtohem me këto ligsi që po i bani e aq ma pak mund të pajtohem që per kombin tim  të bajnë reklama romet e zi dhe magjupet. Unë kamë respekt per fjalen e popullit ; GJITHKUSH TË VIRET NË KERRPESH TË VETË. Andaj unë kamë respekt vetem per njerz origjinal, qofshin ata edhe oxhakfshires. Mjaftonë të jenë të urtë, të ndershem dhe real. Njerzit vetreklamues, njerzit fals, lakmitarë, smirzinjë, materialist i urrejë dhe per mendjen time ata janë fatkeqësia e kombit. Andaj unë jamë krenar nese të tillet më shajnë dhe urrejnë. Urrejtja dhe ofendimet e tyne mue më japin krah dhe forcë, vullnet dhe kurajo.
Me shpresë se në të ardhmen nuk do të na prezentojnë magjupet, talesmanat analfabet ( zadhensat analfabet), "PATRIOTET" vetreklamues po ju lirojë nga maltretimet e shkrimit tim.
Larg nga rruga o ju menqurak kokëshkret.
Urra perpara INTELEGJENSI.
 
Selim Hasanaj
 
Hamar- Norvegji: 02.11.1993



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora