E premte, 29.03.2024, 12:43 PM (GMT)

Mendime

Selim Nëngurra: Maskaralleku, si trashëgim?

E hene, 01.04.2013, 02:50 PM


MASKARALLEKU…, SI TRASHËGIM?

- Asnjihere nuk kam pranue ta luej rrolin e "PLAKUT" injorant që i thotë vetit PAJTIMTAR, sepse nuk dua ti jap reputacion menyrave të tilla primitive të pajtimeve e ujdive mes familjeve në shtetin ma verior të Europës ku ka ligje, ku ka rregulla dhe ku ka siguri shtetnore-

Nga Selim M. Nëngurra

Secili njeri ka menyrat e veta të veprimeve e të gjithçkafit që ai ban. Pa dyshim se edhe secili popull, secila kulturë e fe ka poashtu adetet, zakonet e ligjet e veta.
Historia na mëson se shumë nga zakonet që në të kaluemen e largët, edhe në të afermen që i
kan pas popujt e ndryshem tashma janë zhduk, jan ba të paperdorshme dhe të pazbatueshme dhe askush nuk i aplikon. Zakonet dhe ligjet e dikurshme kanunore e të dogmave të ndryshme të besimeve si dhe ato fetare janë zavendësue me ligjet moderne të dala nga Kushtetutat e shteteve poashtu moderne të cilat si të tilla i ka ba populli per tja pershtat kohës që e jeton dhe per tja pershtat nevojave të veta të jetës që ik paralel me kohen.
Fatkeqësisht, me sap o doket, vetem neve shqiptarët nuk shohim se sa shpejt koha ik, dhe nuk ecim në hap me kohen. Në vend se me formue ligjet dhe Kushtetuten e shtetit ku jemi shtetas apo edhe shtetit Atdhe ku kemi lind, neve i anashkalojmë Kushtetutë e ligje dhe nxjerrim ligje “krye në veti”, ligje me të cilat e shkatrrojmë vetveten dhe shkatrrojmë edhe të tjeret njerëz pa pik faji.
Mergimtarët shqiptarë të shperndam gjithandej globit
kan lidhje të pa shkëputuna me Atdheun dhe ti mbajnë këto lidhje tash asht shumë ma lehtë se sa ishte para disa viteve e mos të thomë para disa brezave të popullit tonë.
Vet zhvillimi i teknologjisë njerzore sot na mundëson shkumjen në Atdhe per vetem disa orë sado larg qofshim neve, na mundëson kontaktin me të dashtunit tonë atje jo ma vetem me telefon, por edhe tue u pa e tue ba llafe mes veti permes ekranit të kompjuterit apo edhe të telefonave. Dhe mergimtari me mallin per dheun e vet ku ka lind, per varret e të parve shkon secilin vit nga disa here në Atdhe. Jam i mendimit se Atdheu , njerzit e ti po ikun nga mergimtaret secilen ditë e ma shumë dhe kot neve vrapojmë pas tyne. Njerzit e Atdheut tonë janë ba si ushujza, janë ba të parespektueshem, janë ba xheloz të smur dhe neve per ta jemi , jo rrallë,” TË JASHTEM, BUDALLË, SHACA”, e sa e sa nofka tjera që ata na i
kan ngjitë. Mirëpo posa mbrrijmë atje na rrethojnë me të vetmin qellim, që neve ta fusim doren në xhep dhe ta shtrijm kah ata apo mos kemi far vajze apo djali per tna afrue ata pastaj djalin apo vajzen e tyne per martesa me femijet tanë dhe aspak nuk mendojnë tjeter vetem me dalë diku jasht me e ba VIZEN. Se a asht vajza apo djali i tyne per djemet apo vajzat tona a ka far dallimi mes tyne dhe se pastaj shkaku i dallimeve mund të vije edhe deri te perfundimi i lidhjeve të tilla të fejesave e edhe ato martesore askush nga njerzit në Atdheun tonë nuk e çan kryet. VIZA asht qellimi , dhe nese deshton bamja e vizes pastaj futen në veprim "LIGJET" pjellë e injorances e fantazmagorisë injorante të shqiptarëve. Fatkeqësishtë viteve të fundit në Dardani shkaku i deshtimit të martesave mes të rinjve nga Atdheu dhe ata të mergates kan ndodh edhe disa vrasje mizore, e në disa nga to asht vra personi pa pikë faji, në emen të njifar zakoni (derqi nuk e din se pse u ba zakon se Zoti jo se jo). Meqense jam i shtyem në moshë, dhe shkaku i reputacionit të aktivistit e personit publik që jam këtu në Norvegji disa here kam kenë i lutun të ndermjetsojë në raste të ndryshme të ngatrresave të tilla. Asnjihere nuk kam pranue ta luej rrolin e "PLAKUT" injorant që i thotë vetit PAJTIMTAR, sepse nuk dua ti jap reputacion menyrave të tilla primitive të pajtimeve e ujdive mes familjeve në shtetin ma verior të Europës ku ka ligje, ku ka rregulla dhe ku ka siguri shtetnore.
Mirpo njeriut po i bika fat të thej edhe principet e veta dhe ta shkel edhe fjalen që e thotë dhe kjo më ndodhi mue para nja dhJetë ditëve. Kam nji mik të shkelqyeshem këtu ku jetoj dhe me të e familjen e ti unë e familja ime jemi shumë të aferm si me qenë vëllazen. Kryefamiljari i kësaj familje asht njeri i arsimuem dhe shumë i urt e bujar. Të tillë i ka edhe bashkshorten e femijët. Ka perjetue odisejadë të dhimshme me vite tue provue të vendoset diku me femijet nga shteti në shtet dhe ma në fund pasi nuk i kishin lejue qendrimin as azilin në Suedi, Gjermani, arrin të kalon ilegalisht me 5 femijë kufinjet e Gjermanisë e Danimarkes, pastaj të Danimarkes e të Suedisë dhe vjen nga këtu në Norvegji ku edhe merr lejen e qendrimit.  Ka tri vajza së pari e dy djem pastaj që janë të ri nxanësa në shkolla të mesme. Vajzat i studjojne dhe janë të gjithë të mrekullueshem.
Para diku kater viteve vajza e madhe posa mbaron shkollen e mesme gjen nji punë dhe merr kredi në bankë dhe blen shtëpi per prindet dhe krahas punes vazhdon edhe studimet në Farmaceutikë. Mirpo fati i zi e gjenë edhe këte dhe rastësishtë i imponohet nji djalë nga ana nga janë edhe këta vetë si familje, ai djalë si gjuetari me zagar kur del per gjah, arrin ta zan gjahun dhe shpreson se do ja arrin qellimit, ta merr qendrimin, të rregullon vizen permanente, të shfrytzoj nji bukuroshe derisa të arrij qellimet e veta.  Me gjithçka të gatshme të pregaditun nga e fejuemja e vetë, vetem me duert në xhepa erdhi ky njeri nga nji qytet i Dardanisë dhe u bë dhander ne kete familje.

Kush mund ta mendonte se gjithçka këtu ishte interes, ishte intrigë?  Kush mund ta dinte se nji vajzë e re, e pafajshme dhe e bukur si zanë mali, e zoja per jeten e per veten ishte vetem pre e nji idioti, nji njeriu të lig? Kujt do i shkonte mendja se kjo vajzë e sinqertë e naïve (sepse nuk ishte e djallzueme) po shkonte si cjapi te kasapi per ta humb virgjënin e vetë dhe per ta nxi jeten e saj , mos o Zot, por ndoshta pergjithmonë?
Jetuen dy vite bashk, dhe per tanë atë kohë ai as tri ditë të tana bashk nuk i ban me nusen e pran nuses. Naten puna në fabrikë, mengjesi në gjum e pasditja deri te koha me shkue në punë neper qytet me shokë e miq apo me vizita te vëllau në nji qytet të afert këtu. Pakënaqësia e gatshme per vajzen dhe kjo shef se ka gabue dhe mallkon fatin që ka takue këte njeri. Provon per të pa se mos puna rregullohet, por kot, tash ma në fund kjo u lodhe dhe i thotë se mes tyne nuk ka ma bashkjetesë dhe se ajo do e prish martesen dhe kunorzimin. Shkon te prindet e vetë dhe ju tregon per rastin. Baba si i arsimuem në fillim nuk e merr aq tragjike këte dhe i thotë asaj se nese vertetë ka vendos le të kerkon ndihmen e organeve të shtetit dhe me ligje të zgjidhet ky problem. Mirëpo ai burri menjihere merr ligjerata per metoden se si duhet me veprue, Ligjeratat i merr nga vëllau ma i madh, nga baba që jeton atje diku në Atdhe, nga secili shqiptarë (per mue shqipfolës) që e njef dhe permes mesazheve të celularit kerrcnon vajzen se ajo duhet me veprue sipas kushteve e kerkesave që i shtron ai, perndryshe do ja vret vëllaznit (mos o Zot ). Kjo trembet keq dhe mbyllet në vetveten tue qa per ditë, në mjerim e angth vazhdon jeta edhe e nanës e motrave të kësaj të shkrete. Baba mbahet ama asht i brengosun. Më thirri dhe më informoj per rastin. Biseduem gjatë dhe perhirë të faktit se i njof mirë dhe i respektoj shumë dhe më respektojnë ,vendosa të bahem edhe unë PLAK INJORANT per me nda këte pleqni të këti problemi. Thirra edhe disa miq të tjerë dhe vuna kontaktin me vëllaun e dhandrrit të mikut tim. U takuem disa here radhazi që në diten e parë dhe patem edhe shumë takime ditve tjera ama asesi nuk muj merreshim vesh me këta njerëz që thonë se kerkojnë HAKUN e vetë, kerkojnë ROBIN e vetë, (rob edhe sot e kësaj dite i thotë shqipfolësi i Kosovës femnes, antarit të familjës ) dhe nese ajo nuk rrin urt, por lajmron te organet  prishjen e kunorzimit , dhe kjo do sjell deri te largimi i ati nga Norvegjia, atëhere familja e vajzës duhet me i pague këti nji martesë, dhe duhet me ja lan si të veten banesen që kjo vajza ka ble para se me u njoft me te në nji qytet të Dardanisë. Perndyshe do bahet gjaku. Jipte shenja se edhe haraqi per martesen do sillej diku nga 20 deri në 30 mijë eurove.
Mjerisht as këta që ishin ndihmësa të mi nuk e shifnin rastin ashtu si e shof unë, edhe këta thoshin se martesa i takon. I vetmuem nuk kisha se si baj drejtësinë, dhe drejtësia per mendjen time këtu asht që askush mos me u perzie, me i lan të qetë që ata të dy ta zgjidhin problemin vetë permes organeve dhe ligjeve të Norvegjisë ku vajza asht rrit dhe asht shtetase.
Kisha disa takime me njerëz të profileve të ndryshme per rastin dhe jo vetem burrat (mashkujt nese mund ti quen njeriu mashkuj se per mue janë mushka), por edhe grat thoshin , “jo valla i paska dal ajo dhe nese nuk i këthehet duhet me ja pague nji martesë”. Shpirti më dhemb nga kjo gjendje e mjer që asht populli i Kosovës , dhe quditem se si askush, as qoftë edhe vetem nji grue nuk thotë; po kerkoni kush asht i damtuemi këte rast, me doren në zemer e damtueme asht VAJZA sepse djali perseri do gjen nji tjeter vajzë të re, dhe perseri do ketë shansin të filloj jeten, ama vajza shkaku i mentalitetit së pari asht damtue emocionalisht se asaj ju ka marr vajzënija , tash ajo po humb edhe ardhmeninë sepse shkaku i mentalitetit do e ketë shumë të veshtirë të martohet me nji djalë shqiptarë , sepse kjo asht grue e ndame, vejushkë, e braktisun, e plus sa e sa fjalët do i ngjiten nga rrethi, andaj ardhmenia e saj asht e shkatrrueme. Jo askush nuk çan kryet per këte të mjeren , per viktimen , por të gjithë çirren e perqyrraven per mashtruesin, per dhunuesin, per njeriun e lig e idiot. Nuk po kuptojë se si ka mundësi të kemi këte mentalitet? Si ka mundësi të jetojmë vitin 2013 dhe ate në shtetet e civilizimit kulmor në Europë e mendjen ta kemi mija vjet në parahistori, në kohen e njerzve të shpellave.
Vetem në regjionin ku unë jetojë këtu në Østfold ka në dhet vitet e fundit mbi 20 raste që martesa mes femijve të mergimtarve dhe atyne të Atdheut ka deshtue. Dhe që të gjitha rastet janë denue vajzat dhe familjet e tyne e asnjihere djali apo familja e ti. Mjerim shpirtnor , mungesë e kuptimit të njerzores, injorancë e shpirt krimineli po deshmojmë se ka shqipfolsi i Kosovës. Edhe kur mendojme se po ecim me perpara, shohim se na e ka zane deren maskaralleku…si nje trashegim shume i keq.
Andaj apeloj tek të gjithë rinia e mergimtarve, larg nga rinia e Atdheut tonë, mos u lidhni me ta sidomos me nderhyrje te te tretëve sepse dallimi mes tyne e juve asht dallim aq i madh sa kurr nuk do baheni me bashkshort të deshires së andrrave. Do keni dhe do ju percjellin problemet tan jeten. Ky rasti që e pershkrova bukur si gjansishtë këtu deshmonë këte që po e them sepse, asht normale mes bashkshortve të ketë edhe perplasje, ama ky djali në këte rast , sikur të kishte pas sado edhe vetem nji fije ndjenje të dashnisë e respektit per vajzen tash kur ajo asht largue nga ai, ai do kerkonte miq të saj, të familjes së saj dhe do i luste ata ta ndihmojnë e mos të largohet ajo. Jo ky gjuetar rrugaç (dhe të tillë janë shumica e djemve të Atdheut tone, fatkeqësishtë) ashiqare po deshmonë se qellimi i ti ka qenë VIZA, dhe jeta pastaj ma e mirë dhe ma luksoze se në Atdhe, po deshmon se asnjihere nuk tha se e due greun time, por i due letrat dhe vizen, e due banesen dhe pasuninë e nese jo, do ju vras. Njof nji mik timin që kishte nji rast veren e kalueme ku u prish fejesa e djalit të ti per të vetmin shkak se Norvegjia ka ashpersue shumë dhanjen e  letrave edhe me martesa dhe shqyrtimin e landeve per bashkim familjar e zgjat me vite. Isha aty kur edhe ati i doli shumë problem, kishte kercnime per vrasje dhe i kerkoheshin para dhe djali i ti i rritun qe nga kur ishte 3 muej bebe në Norvegji, nuk mund ta kuptonte fare këte menyrë të reagimeve andaj ashtu i pa djallzuem dhe me shumë sinqeritet i tha babës së vet; babë i dashtun, tash shoh se na paske pas marr në qaf me atë edukaten tande per Atdhe e popullin e ti, per histori e kulturen e shqiptarve! A kulturë i thue ti kësaj që na gjeti neve tash, po të kisha ken i fejuem me nji shkinë nga Beogradi, dhe tash kur nuk do i leshonte Norvegjia letrat me ardh këtu ajo do më thoshte, idi i piçku mater ( shko në të sames ) dhe asnji telashe nuk do e kishim.
Pra kisha me deshrue që këte shkrim ta lexojnë sa ma shumë të ri mergimtarë dhe ta marrin si busullë per veprimet e tyne në lidhje me fejesa e martesa. Le të martohen mes veti aty ku janë sepse sot pothuej në secilin vend të botes ka shumë shqiptarë. Martesa mes nji mergimtari shqiptarë dhe nji shqiptari nga Atdheu asht edhe ma e rrezikshme per të deshtue se sa mes shqiptarit e të tjerve kombe ku neve jetojmë. Së paku edhe nese vjen deri te prishja e martesave ndamja do bahet me ligje dha pa kerrcnime e vrasje, pa shantazhe e maskarallaqe.



(Vota: 14 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora