E premte, 29.03.2024, 12:58 AM (GMT)

Shtesë » Lajme

Kujtim Kurti: Qeveria e Kosoves deshtoi ne Berlin

E hene, 01.04.2013, 01:32 PM


Qeveria e Kosoves deshtoi ne Berlin

Nga Kujtim Kurti

Si cdo vit, edhe kete vite u mbajte paniri i turizmit ne Berlin-ITB 2013,njeri nder paniret qe vizitohet me se shumti nga vizitore dhe prezantues te Turizmit.Panirin e turizmit ne Berlin kete vite e prezantuan 180 shtete te botes,113.000 prezantuues te turizmit,si dhe e vizituan mbi 200.000 vizitore,nga dt.6-10 mars 2013 sa ishte koha e mbajtjes se panirit kete vite.

Ne panir shtetet dhe prezentuesit qe moren pjese,treguan vlerat e tyre turistike per vitin 2013,kushtet e ofertave turistike,pamjet dhe bukurit natyrore dhe bregdetare,si dhe lidhen kontakte ne mes shteteve,per shkembim te pervojave dhe te turisteve.

Po ashtu ne kete panir mori pjese edhe qeveria e kosoves,e kryesuar nga MTI-ja,ne bashkpunim me Agjensin per promovimin e investimeve ne Kosove-APIK e cila njeherish ishte edhe organizatore e stendes se kosoves ne Panirin e turizmit ne Berlin, nga dt.6-10 mars 2013 .Stenden e kosoves ne Berlin e prezantuan zv.mins.i MTI-z.Gynjet Ustaibo,shoqata altanative e turizmit-SHATK e perfaqesuar nga z.Baki hoti,agjensia turistike VAS TOURS-group,hotel Swis daimond,hotel Nartel,agjensia turistike Fibula,hotel Victory,hotel Emerald,agjensia turistike Vip air,si dhe ambasadori i Republikes se Kosoves ne Berlin z.Skender Xhakliu.

Ne kete panir te turizmit,kosova ishte prezantuesja me e dobet nga te gjithe pjesmarrsit e panirit,si prezantuesit e turizmit,e cila ne stenden e tyre nuk kishte asnje vlere te prezantimit dhe promovimit te turizmit kosovare,por vetem prezantim te hoteleve te Prishtines,si dhe vetem parqitje para kamerave te zyrtarve qeveritare te MTI-se,per mashtrim te opinionit.

Ne stenden e Kosoves,nuk prezantohej asnje qytet i kosoves,asnje vleret kulturore- historike e Kosoves,asnje prodhim vendore,mbi te gjitha aty nuk kishte asnje ekspert te turizmit qe do te prezantonte para vizitorve vlerat e turizmit qe posedon Republika e Kosoves.

Keshtu kjo stend e kryesuar nga MTI-ja,dhe hotelet e Prishtines,tregoje se nuk eshte e interesuar te prezantoje turizmin kosovare para 180 shtetve te botes,dhe 113.000 prezantuesve te turizmit qe ishin ne prezent ne Panirin e Berlint,duke treguar keshtu nje parqitje shume te dobet te kosoves ne kete panir.Nga hulumtimi i bere ne stenden e Kosoves ne Berlin,rrezultuam se asnje nga perfaqsuesit e hoteleve,agjensive si dhe shoqateve, qe ishin te vendosur ne stenden e Kosoves,nuk kishin si qellim primar thithjen e turisteve dhe vizitorve per te vizituar Kosoven,por vetem per largimin e tyre nga Kosova,dhe kjo tregon edhe me se miri me qmimin e larte te fjetjes qe kane keto hotele,qe jane aktuale prej 60-150 euro per nje nate,e cila nuk krahasohet aspak me konkurencen e shteteve te rajonit qe kane nje qmim me solid,per momentin prej 20-60 euro per nje nate,qe treguan se ofrojne kushte shume me te mira per thithjen e turisteve ne krahasim me hotelet si dhe agjensit e Kosoves,qe ishin prezente ne stenden e Kosoves.Nje krahasim i madhe u vrejte ne stenden e Malit te zi,Serbis, dhe Maqedonis,te cilat treguan nje turizem profesional,duke ofruar mijra vizitorve kushte optimale per te vizituar shtetet e tyre.

Mbi te gjitha,stenda e kosoves me prezantimin e tyre shume te dobet ne kete panir largoje mijra vizitore,duke mos i informuar ata me kushtet e turizmit qe ofron Kosova, bukurit naryrore,kulturore- historike,prodhimet vendore,duke i dhen nje qasje negative kosoves ne momentin qe Republika e kosoves ka nevoje shume te madhe per investime te jashtme ne industrin e turizmit,si per njohje te reja qe nuk e kan njohur deri me tani pavarsin e Republikes se kosoves,e te cilat shtete ishin pjesmarrse ne panirin e turizmit ne Berlin.

Ne,-Levizja per Perparimin e Turizmit,ishim e vetmja shoqat qe mori pjese ne kete panir te turizmit ne Berlin,me vete-inceative dhe vete-financim,me qellim te prezantimit te vlerave te turizmit kosovare.Kerkesa jone drejtuar Qeveris se Kosoves,me konkretisht z.Besim Jasharit-zyrtar i lart ne APIK pran MTI-se,4 jave para se te mbahej paniri i turizmit ne Berlin u refuzua kategorisht,pa asnje arsyetim.Ne LPT-ja ne kete panair prezantuam vlerat e turizmit Kosovare,ku informuam 80 shtete te botes duke vizituar stendat e tyre, duke promovuar turizmin kosovare,shperndam mbi 800 harta turistike te qytetit te Prizrenit te dizajnuara nga ne,lidhem bashkpunim me disa shtete dhe agjensi te tour operatorve,e mbi te gjitha lobuam ne ato shtete qe nuk e kan njohur ende parvrisin e Kosoves,te cilat nuk ishin te vizituara aspak nga perfaqesuesit e stendes se Kosoves,gjate gjithe kohes sa u mbajte paniri i turizmit ne Berlin.

Qeveria e Republikes se Kosoves,sipas hulumtimit tone gjate gjithe kohes sa u mbajt paniri i turizmit ne Berlin, tregoje vlera negative,duke i shkaktuar humbje te madhe turizmit Kosovar,duke larguar investitore si dhe vizitore,dhe gjithe kete dem e rralizoje me buxheti  i qytetareve te Republikes se Kosoves.

Kujtim Kurti

Drejtor Ekzekutiv

Levizja per Perparimin e Turizmit-LPT

www.tourism-prizren.eu



(Vota: 2 . Mesatare: 1.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora