E premte, 18.10.2019, 11:45 PM (GMT+1)

Aktualitet » Bota

Viktor Mërkuri: Bankat Qipriote, BE dhe kriza e re

E hene, 01.04.2013, 03:33 PM


Bankat Qipriote, BE dhe kriza e re.

Nga Viktor Mërkuri

Kriza ekonomike evropiane ka marrë forma të ndryshme në vende të ndryshme, dhe Qiproja është vendi i fundit që përballet me perspektivën e shkatërrimit financiar. Bankat e stërpërhapura të Qipros po lëkunden në prag të dështimit për shkak të lëshimit të kredive që ata nuk mund të paguajnë, gjë e cila e ka shtyrë vendin e vogël mesdhetar, i cili është dhe anëtar i Bashkimit Evropian, drejt Brukselit për të kërkuar ndihmë. Në datën 23 Mars Bashkimi Evropian dhe Presidenti qipriot njoftoi kushtet e reja për një plan që do të ofrojnë infuzion të hollash të nevojshme për të parandaluar falimentime në sektorin bankar të Qipros dhe më e rëndësishme, për të parandaluar një panik bankar të përhapet në pjesën tjetër të Evropës.

Qiproja nuk e prodhoi ajo krizën e saj bankare. Banka Qendrore Evropiane dhe Bashkimit Evropian mbajnë përgjegjësi, ende qipriotët do të paguajë çmimin. Deri pak kohë më parë Qiproja ishte një ekonomi e begatë, një ishull me turizëm të fuqishme, me një sektor të rëndësishëm detar dhe një sektor të rëndësishëm ndërkombëtar bankar. Bankat e saj të mëdha sic ndodhi dhe me të tjerët në Evropë, tërhoqi depozita të mëdha jashtë shtetit dhe investoi shumë në borxhin sovran. Në Qipro një pjesë e madhe e parave vijnë nga Rusia dhe janë investuar në bono greke. Çfarë e bën këtë krizë të ndryshme nga ajo e mëparshme e Greqisë, Irlandës apo vendeve të tjera  janë kushtet  të cilat Brukseli ka bashkangjitur për ndihmën e saj. Për shkak të rrethanave unike të Qipros, dmth origjinës së diskutueshme të një pjese të madhe të depozitave që tani janë goditur në sektorin e saj bankar dhe të filialeve të vogla krahasur me madhësine e ekonomis  së përgjithshme evropiane, Bashkimi Evropian të udhëhequr nga Gjermania ka ndërmarrë një linjë të vështirë me vendin. Qiproja ka burime të pakta kapitale, përveç kapacitetit të saj si një strehë bankare, dhe kështu që Brukseli  kërkoi nga vendi  një pjesë të fondeve të nevojshme që të tërhiqen nga sektori i vet bankar – mundësisht duke shkurtuar para nga depozitat bankare të caktuara dhe duke i vënë ato drejt në fondin e “shpëtimit” (ndihës ekonomike). Propozimi ende nuk është miratuar, por nëse miratohet kjo do të dëmtojë një parim të shenjtë bankar në shumicën e vendeve industriale ,sigurin e depozitave ,duke krijuar një precedenti të ri dhe ndoshta destabilizues në Evropë.

Dilema Qipriote

Për vite me rradhë para krizës, Qipro ka promovuar veten si një qendër financiare në det të hapur, duke krijuar një strukturë tatimore dhe rregulluese bankare që e bëri një vend tërheqës për depozitimin e parave të huaja. Si rezultat i kësaj, sektori financiar i Qipros ktheu në xhuxh pjesën tjetër të ekonomisë qipriote, duke arritur rreth tetë herë nivelin e produktit vjetor bruto të vendit dhe duke punësuar një pjesë të konsiderueshme të forcës puntore të vendit. Një efekt anësor i kësaj strategjie ishte se nëse sektori financiar përjetonte probleme, pjesa tjetër e ekonomisë së vendit nuk do të jetë mnjaft e madhe për të stabilizuar bankat, pa ndihmë nga jashtë. Kriza ekonomike e Europës lind pikërisht ato lloje problemesh për sektorin bankar qipriot. Kjo nuk ishte vetëm një shqetësim për Qipron. Edhe pse sektori bankar i Qipros është relativisht i vogël me pjesën tjetër të Evropës ,një ndërhyrje si ajo që parashikohet në bankat Qipriote mund të vë tërë sistemin evropian bankar në pyetje , dhe gjëja e fundit Bashkimi Evropian ka nevojë tani është një krizë e besimit në bankat e saj.

Qipriotët  do të përballen me kaosin, nëse bankat e tyre dështojnë për shkak se sistemi i sigurimit ishte i pamjaftueshëm për të mbuluar pretendimet e depozituesve. Nga ana e tij  Bashkimi Evropian nuk mund të rrezikojnë ngjitjen financiare. Por Brukseli nuk mundet thjesht që të heq dorë nga i gjithë sistemin bankar, si për shkak të precedentiëve që do të vijojnë dhe për shkak se mbështetja politike për një plan të përgjithshëm nuk egzistonte. Ky është një rast I vecante për Gjermaninë, e cila do të dëtyrohet të mbajë më shumë barrë financiare ndërkohë që po përgatitet për zgjedhje e shtatorit përpara një elektorati që është gjithnjë e më armiqësorë për “shpëtime” të tilla ekonomike. Nën udhëheqjen gjermane, Bashkimi Evropian ka bërë një kërkesë të jashtëzakonshme tek Turqia .Ajo kërkoi që një taksë të vendoset në depozitat në dy bankat më të mëdha të vendit. Taksa do të jetë rreth 10 për qind dhe sipas kushteve fillestare do të aplikohet për të gjitha llogaritë, pavarësisht nga madhësia e tyre. Kjo ishte një zgjidhje e paprecedente. Që nga kriza globale financiare e viteve 1920, të gjitha vendet e përparuara industriale - dhe shumë të tjerë – kanë vepruar nën një parim themelor, që depozitat bankare  ishin krejtësisht të sigurta. Ato nuk janë konsideruar si obligacione për të cilat duhen paguar interesa të caktuar, vlera e të cilave do të zhduket, nëse banka dështon. Depozitat janë konsideruar si vendosje pa rrezik të parave, me rrezikun e mbuluar nga sigurimi i depozitave për depozitat më të vogla, por në aspektin praktik të  garantuar nga pasuria kombëtare.

Pyetja natyrisht është se nëse depozituesit e huaj në bankat evropiane do të pranojnë që Qipros ti vendosen këto masa kaq ekstreme. Nëse ata vendosin pro kësaj, atëherë korporatat e huaja - dhe korporatat evropiane - mund të fillojnë duke tërhequr të paktën një pjesë të parave të tyre nga bankat evropiane dhe duke i vënë ato diku tjetër. Ata mund të minimizojnë shumën e parave në dorë në Europë duke i zhvendosur për bankat jo-evropiane. Këto tërheqje nëse ato ndodhin mund të krijojnë një krizë të likuiditetit masiv në Evropë.

Tani ne duhet të pyesim veten se pse gjermanët do të kishte krijuar këtë rrezik. Një përgjigje është se ata ishin të bindur se do të mund të bindin depozituesit evropianë që Qiproja ishte një rast I vecantë  dhe nuk do të përsëritet. Përgjigjja tjetër ishte se ata nuk kishin zgjidhje tjetër. Shpjegimi i parë është minuar më 25 mars, kur presidenti I Eurogroup Jeroen Dijsselbloem tha se modeli i përdorur në Qipro mund të përdoret në “shpëtime” bankare në të ardhmen. E rrethuar nga një elektorat që nuk e kupton dot plotësisht dobësin e Gjermanisë, qeveria gjermane vendosi se kishte për të ndëmarrë një rrugë të vështirë për Qipron pavarësisht nga rreziku. Ose Gjermania mund të jetë duke përgatitur një strategji të re për menaxhimin e krizës financiare evropiane. Sistemi bankar në Evropë është shumë i madhe për tu shpëtuar, nëse është fjala për një krizë serioze. Çdo zgjidhje do të përfshijë humbjen e parave të depozituesve. Zgjidhja dhe garantimi i depozituesive mund të shihet se do të ketë pasoja të pamundura. Vendosja e precedentit në Qipro ka avantazhin e të mos dukurit si një I tillë.

Nuk është e qartë se çfarë gjermanët apo negociatorët e BE kanë menduar, dhe të gjitha këto teori janë spekulative. Ajo cfarë është e sigurtë është se një vend i BE-së, duke u përballur me një krizë në sistemin e saj financiar, tani është duke shqyrtuar nëse do të paguajnë për këtë krizë duke konfiskuar paratë e depozituesve. Dhe me këtë, evropianët kanë thyer një barrierë që ka qenë në vend që nga viti 1930. Ata nuk e kanë bërë rastësisht dhe ata nuk bëjnë këtë sepse e dëshirojnë. Por parë sëparapi, ata e bënë..



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT