E enjte, 25.04.2024, 01:04 AM (GMT+1)

Kulturë » Mehmeti

Hazir Mehmeti: Takim i atyre që Vendlindja i Thërret

E shtune, 30.03.2013, 06:11 PM


Takim i atyre që  Vendlindja i Thërret

“Çdo rikthim i kujtesës para pesëmbëdhjetë vjetësh na ringjall shqetësimet e dikurshme që kishim për fatin e vendit.... “Muaj mars është muaj i pranverës shqiptare”..

Nga Hazir MEHMETI, Vjenë

Në historinë tonë të re u shpreh edhe një herë mrekullia e njeriut të thjeshtë e  kombëtar. Kishim lexuar e dëgjuar për Rilindësit tanë të  mëdhenj, për Shqipërinë e ëndrrave të tyre. Dhe jo kot. Ata mbollën dashurinë në gjenin e secilit që mendon e flet shqip, jeton e përjeton shqip. Veçan kur Shqipëria e kërkon dorën e ndihmës në udhëkryqet e saj. Të jesh, apo të mos jesh, u përsërit shekujve, por mbetëm e jetuam deri në ditët tona. Dhe. Krejt kjo falë atij gjeni që brumosi Naimi, Fishta , Konica,  De Rada e shumë të tjerë në të qenit shqiptar. Kështu ndodhi edhe në furtunën e fundit që pësuan trevat shqiptare, veçan Kosova si pjesë e saj. Pjesë e përgjakur në shekuj, por kurrë e përulur.  Malet mbetën streha e luftëtarëve të rinj me idealin e lirisë.  Shpresa po lindte e re, gjithandej ku frymonte dhe një shqiptar.

Edhe mërgimtari u gjend aty. Me peshën e rëndë të dheut, i cili kërkonte dorën e shpëtimit nga pushtuesi barbar.  Në gjithë botën formohen shoqata, lëvizje, fonde.  Njeriu ynë i thjesht, punëtor e modest ishte gjithandej në rrugën e tij.  Aty thërriste vendlindja, ose Vendlindja Thërret. E lehtë për pagëzim “Vendlindja Thërret”, por këtu vihej në sprovë trimëria, shkathtësia e gjithë virtytet e njeriut tonë. “Vendlindja Thërret” ishte jo vetëm shoqatë, jo vetëm fond, jo vetëm bashkim, por më shumë. Ishte plumb e mortajë kundër armikut. Ishte shpresë pa të cilën jeta nuk vlen. Ushtari në istikame e ndjeu dorën e vëllait, nënat tona shtuan brumin e ngrohtësinë e sofrës pllajave e maleve. Edhe nën çadrat e najlonit që pikonin ujë e më shumë se aq.   Amerika e Europa u bënë bashkë kur shqiptarët folën bashkë, dhe s’ka ndryshe kur kombi i lashtë ishte para një holokausti tjetër.

Në zemër të Europës, lindi “Vendlindja Thërret” , ku lidhen fjalë e besë për ndihmë atdheut. Sheshet  shekullore të Vjenës u  dridhen  nga zëri shqiptar. Ne do jemi atje ku duhet, thanë, shpirtërisht, materialisht e fizikisht në ballë të frontit. Fondet, djersë e mërgimtarit tonë të thjeshtë e kombëtar, nuk duhej të dirigjoheshin, kushtëzoheshin e politizoheshin. Ato jepeshin për lirinë e shumëpritur e jo për koniunktura klanore, krahinore e politike. Ato duhen të arrinin në vend për çka ishin destinuar.  “Vendlindja Thërret” ishte aty, në fishekun drejtuar armiku, në shpresën e lirisë.  Në tubimet e mërgimtarëve shoqatave, mitingjeve tuboheshin mjete dhe direkt dërgoheshin në shërbim të luftës.    Lufta u bë edhe jashtë llogoreve, bile mjaftë e vështirë. Puna gjysmë ilegale dhe legale e grumbullimit të mjeteve dorë më dorë ishte me plotë rreziqe. Xhirollogaria nuk i lejohet “Vendlindja Thërret”. “Janë për luftën”- thoshin zyrtarët ligj-zbatues perëndimor. Por, trimat nuk ndalën, veprojnë. Austria dallohej me një aktivitet intensiv dhe pa dyshim krahasuar me numrin e vogël bashkatdhetarësh ishte ndër më të fuqishmet. “Vendlindja Thërret” nuk pushoi edhe pas lirimit të Kosovës. Kjo ishte vetëm një pjesë e lirisë, u duhej edhe vëllezërve në territoret e tyre në Maqedoni, në Kosovën Lindore.

Tani. Kosova e trevat shqiptare frymojnë më lirshëm dhe koha e vërteton veprimin, krenaria bëhet akoma më e madhe. Liria do pjekuri, do  ndërtuar  shtetin dhe trasuar rrugën e prosperitetit kombëtar gjithandej dhe në të gjitha fushat. Aktivistet e “Vendlindja Thërret”  në Austri nuk pushojnë. Ata i ke në aktivitete sportive, kulturore e shoqërore. Kujtojmë këtu për lexuesit, formimin e Ligës Shqiptare të Futbollit, Ekipin shqiptar të futbollit në Ligën Rajonale “Albania”, klubin e shahut “Arbëria” e shoqata tjera.  Ne na duhen veprimtarët me ide e punëtor edhe tani në afirmimin tonë krahas tjerëve.    Na duhet të dimë këtu, se  bërthama e parë e organizimeve gjysmë ilegale kishte filluar që në vjetët tetëdhjeta nga Xhevat Xhemajli, Naser Osmani, Sadik Zeneli, Ahmet Islami e Abdyl Gjocaj. Pas pesëmbëdhjetë vjetësh “Vendlindja Thërret” nga e gjithë Austria përsëri takohen me emocione të reja. Së pari shikues  futbolli ku luante “Albania”, ekipi ynë me emër aq kuptimplotë. Duartrokitje për lojë, sjellje e rezultatin e shkëlqyeshëm. Në mbrëmje takimi në restorantin e bashkatdhetarit tonë Mukim Elmazi.

Veprimtari e aktivisti i “Vendlindja Thërret” , një biznesmen  i suksesshëm z.Nderim Istrefi, përsëri me ne, me zemër e bujari, shtron darkë nderi për bashkëveprimtarët e tij. Zotri Xhevat  Xhemajli,  veprimtar i hapave të parë hapi tubimin. “Muaj mars është muaj i pranverës shqiptare dhe ne mendojmë të kemi takime të rregullta çdo mars”. Ai dha një kronologji të shkurtër të disa aktiviteteve. Ambasadori, Dr.Sabri Kiqmari, dikur pjesë e veprimtarisë aktive për liri, përfaqësues  politik i UÇK-së për marrëdhënie me jashtë, në fjalën e tij përshëndeti të pranishmit. “Çdo rikthim i kujtesës para pesëmbëdhjetë vjetësh na ringjall shqetësimet e dikurshme që kishim për fatin e vendit. Ndodhen shumë ngjarje, epope të lavdishme, kurse sot mund të konstatojmë, se si shoqëri e si komb dhe si shtet, kemi arritur në përmasa të konsiderueshme, t’i realizojmë synimet për çka ne jemi angazhuar. Pa ndihmën e fondit  “Vendlindja Thërret”, lufta nuk ishte bërë. Ky është fakt historik i njohur si i tillë dhe ju ftoj që atë punë që keni bërë ta ruani me krenari. Pa luftën tonë të armatosur as që do kishim shtet e as ambasadë sot këtu. E provuam edhe lëvizjen paqësore. Lufta e jonë ishte e pastër dhe çlirimtare, kjo bëri që të na mbështesin miqtë tanë ushtarakisht përmes NATO-së”   Mysafir të veçantë ishin edhe Izmit Nura e Saqip Baftjari,  luftëtarë aty ku kriste pushka e lirisë në trevat etnike. Vargu i veprimtarëve, sonte:  Abdullah Abdullahu, Eset Berani, Gëzim Krasniqi, Garip Osmani, Nasuf Kamberi, Islam Dibrani, Nehat Sallahu, Afrim Shala, Halil Jashari, Shyqeri Bytyqi, Naser Shkodra, Mustaf Shabani, Bujar Kyqyku, Myftar Muhadri, Tasim Sahiti e Ramadan Kosumi.  Mbrëmja kaloi me bisedë përkujtuese dhe e ngrohtë me shpresën për progresin kombëtar nesër.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora