E enjte, 25.04.2024, 05:27 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Deklaratë për shtyp nga Shoqata Antikomuniste

E premte, 29.03.2013, 07:21 PM


Shoqata  Antikomuniste  e    Përndjekurve  Politikë  Demokratë  Shqipërisë

Deklaratë  për  shtyp

Ne, anëtarët e Kryesisë Kombëtare të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë, të mbledhur sot më datën 28 mars 2013, pasi dëgjuam miratimin në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë të tre kandidaturave të propozuara nga Presidenti i Republikës për në Gjykatën Kushtetuese, në emër të të gjithë të përndjekurve politikë anëtarë të shoqatës tonë, paraqesim pikëpamjet tona të mëposhtme:

Shprehim indinjatën tonë të thellë për faktin që Presidenti i Republikës, në kundërshtim me premtimin që na bëri në takimin që patëm me të në muajin janar 2013, se nuk do të dekretonte kurrë kandidatura me prejardhje nga regjimi komunist që kanë kryer krime në atë kohë, dekretoi kandidaturat e Besnik Imerajt, ish Drejtor i Hetuesisë së Përgjithshme Tiranë, i njohur për proceset fallso të ngritura prej tij kundër  antikomunistëve shqiptare në kohën e regjimit komunist dhe Gani Dizdarit, prokuror në Drejtorinë Gjyqësore të Prokurorisë së Përgjithshme Tiranë, vend ku përgatiteshin të gjithë vendimet kriminale kundër shtresës së kundërshtarve të regjimit.

Por ne shprehim gjithashtu indinjatën tonë edhe për miratimin e këtyre kandidaturave në Komisionin e Ligjeve, duke e konsideruar atë si një fyerje që i bëhet të përndjekurve politikë të Shqipërisë në veçanti dhe gjithë popullit shqiptar në përgjithësi. Përshëndesim vendimin e zotit Enkelejd Alibeaj që, duke i qëndruar besnik parimeve demokratike të shtresës së cilës ai i përket, abstenoi në votim.

Me keqardhje konstatojme se ky nuk është rasti i parë që kryhen veprime të tilla nga Presidentët e Republikës dhe një pjesë e tyre të miratuara edhe nga Kuvendi i Shqipërisë. Mund të përmendim këtu dekorimet dhe emërimet në organet e larta të drejtësisë të vrasësit të poetit Havzi Nela apo atyre të revoltave të Spaçit dhe Qafës së Barit që shkaktuan shtatë të ekzekutuar dhe dhjetra të ridënuar. Ne këto kushte na lind e drejta t’u pyesim:

- Si ka mundësi që një Projekt-Ligj të paraqitur mbi një vit më parë nga Qeveria për disa shtesa në Ligjin Nr. 9831, datë 12.11.2013 “Për dëmshpërblimin e ish të dënuarve politikë nga regjimi komunist” që bën fjalë për dëmshpërblimin e të dënuarve politik që jetojnë dhe janë mbi 85 vjeç, mbi heqjen e nenit të terrorizmit, mbi zgjatjen e kohës së pushkatimit pa gjyq qysh më 25 tetor 1944, mbi zgjatjen e afatit të dorëzimit të dokumentave e të tjera, nuk gjeni kohë për miratimin e tij, kur Komisionet e Kuvendit kanë kohë që e kanë miratuar?

Përse nuk hartoni një Projekt-Ligj të ri lustracioni për pastrimin e figurës së personave zyrtarë? Përse nuk zbatoni pikat e miratuara nga ju në Rezolutën e Kuvendit të Shqipërisë të vitit 2006 mbi “Ndëshkimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist?

Lidhur me sa më sipër ju bëjmë thirrje të gjithë deputetve të Kuvendit të Shqipërisë dhe në mënyrë të veçantë, atyre që rrjedhin nga shtresa e të përndjekurve politikë të hedhin poshtë dy kandidaturat e propozuara nga Presidenti i Republikës. Në të kundërt ne do të rishikojmë qëndrimin tonë në lidhje me marëdhëniet me partitë politike.

Mos harroni se jemi përpara zgjedhjeve të përgjthshme.

Anëtarët e Kryesisë kombëtare

 

1.   Simon Mirakaj                       16. Vladimir                Kosturi            31. Nihat         Tërshana

2.   Lili                   Ndoci                          17. Fredi                      Babani            32. Shyqyri Toska

3.   Gjergj              Marku             18. Aziz                       Ndreu              33. Petrit         Çepele

4.   Fatbardh         Doko                           19. Avni                       Xhomaqi         34. Cane         Agaj

5.   Selami             Morina                        20. Mark                     Alija                 35. Kastriot     Ajdini

6.   Reshat Kripa                           21. Agron                    Fama              36. Shpresa Merdani

7.   Sejdi                Peka                            22. Qamil                    Merlika           37. Lumturi Grabova

8.   Mehdi  Kraja                           23. Edi             Belishova        38. Mark         Mustafa

9.   Sherif Kaloshi                        24. Liliana                  Herri               39. Sefedin      Xara

10. Asllan Allamani                     25. Pullumb                Demo

11.  Ibrahim          Vasjari             26. Qerim                   Hysenbegasi

12. Eqerem           Shehu                          27. Avni                      Agaj

13. Bilbil                Cami                           28. Llambro                Nesturi

14. Seit                  Prishta                        29. Vladimir                Kosturi

15. Fenelon           Hoxha             30. Jorgo                    Masho



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora