E hene, 21.10.2019, 09:30 PM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Konsullatë shqiptare në Manastir

E premte, 29.03.2013, 07:55 PM


Dy fjalë rreth iniciativës për ngritjen e Konsullatës shqiptare në Manastir

-Konsullata të vendoset te objekti i Kongresit të Alfabetit dhe përpara tij të ngrihen përmendoret e Mitat Frashërit dhe Gjergj Fishtës, dy figurat më të shquara të Kongesit-

Nga Reshat Nexhipi

Për paraqitjen e këtij shkrimi, shkak  është iniciativa e një lide

rit të një partie të posakrijuar në Shqipëri, i cili, siç duket, nuk e përcjell  rregullisht ose sa duhet, shtypin e përditshëm, përndryshe, nuk besoj që të mos kishte  thënë që një iniciativë e tillë është ngritur nga shqiptarët e Manastirit disa herë nga paraqitja e pluralizmit demokratik e deri më sot. Nuk është modeste, por rasti e kërkon që ta kujtoj zotriun e nderuar se, unë, personalisht, për nevojën e  hapjes së  e Konsullatës në fjalë, kam shkruar pesë herë, por, për fat të keq, shkrimi ka hasur në vesh të shurdhër.

Madje kam ngritur iniciativën për blerjen e objektit të Alfabetit, ku, sipas gjykimit tim, duhet të vendoset  konsullata  shqiptare, kurse para objektit të ngrihen përmendoret e Mitat Frashërit dhe Gjergj Fishtës, dy figurat më të shquara në Kongresin e Manastirit. E them këtë, sepse, një pjesë e objektit, është pronë e ish kryetarit të Manastirit, i cili ishte edhe kryetar i Degës së  Partisë në pushtet.Në atë kohë, unë isha kryetar i Degës së Partisë të parë shqiptare, prandaj dhe nga kryetari maqedonas kërkova që të na i shesë pjesën e tij të objektit, me qëllim që ky të jetë komplet si në vitin 1908. Dhe, meqenëse ai pranoi propozimin im,përmes shtypit aktuelizova  këtë çështje, por, ne shqiptarët jemi të zot vetëm për të shitur dëngla, kurse kur duhet të realizohet një gjë e tillë, do ta quaja të shenjtë, heqim b.....mënjanë!!!

Populli thotë kurrë nuk është vonë, prandaj dhe shpresoj  se do gjenden njerës që quajnë veten patriotë dhe nuk do ta lënë në heshtje këtë çështje madhore mbarëkombëtare.Kjo vlen më tepër për biznismenët tanë me shpirt  patriotik, por të cilët, me siguri,nuk kanë dijeni rreth çështjes së objektit të Alfabetit nga i cili ka dalë, të shprehem në mënyrë figurative,,nusja  më e bukur dhe e pavderkshme,, e cila njëqind e ca vjet me rradhë me përkushtim u ka shërbyebyer dhe sa të jetë bota, do tiu shërbejë tërë shqiptarëve të  këtij Planeti.

Në paraqitjet e mia rreth kësaj çështje, gjegjësisht lidhur me blerjen e Objektit në tërësi dhe Konsullatën, kam thënë që është më tepër se nonsens që në Manastir ka disa konsullata të vendeve të ndryshme edhe pse në këtë qytet nuk ka pothuajse asnjë shtetas të atij vendi!! kurse  nga ana tjetër, mungon Konsullata shqiptare, edhe pse në këtë qytet me gjith rrethinë  jetojnë  rreth 7-8 mijë  shqiptarë, mos flasim për regionin më të gjerë i cili graviton në Manastir: Prespa, Krusheva, Prilepi etj.

Se sa  vendlindja e Alfabetit është lënë pas dore,  flet  fakti që edhe me rastin e 95 vjetorit edhe me atë të njëqind vjetorit  të Alfabetit, manifestimet qendrore, u mbajtën në Shkup dhe atë në objekte  të pa dëshirueshme për shqiptarët: I pari në Akademinë e shkencave maqedonase, autore e mender të ashtuquajturës  ,,Enciklopedi,, e cila ne shqiptarët na quan ,,njerës të egër,

kurse manifestimin e 100 vjetorit në një objekt ushtarak!Dhe, ajo që është për të qeshur dhe për të qarë,proektuesit e protokokolit, për mua të pa njhohur, nuk parashikuan që dy kryeminist

rat tanë të vizitojnë  vendlindjen e Alfabetit, të cilit i kushtohej manifestimi, por vizituan vetëm Shkupin!!!

Kjo revoltoi tepër shqiptarët e qytetit të cilit i prisnin me padurim dy kryeministrat  në fjalë, madje, ne disa që e quajmë veten  intelektualë, planifikuam pritje madhështore për ta, por kot.Prandaj, shtënia në dorë e objektit të Alfabetit, në tërësi  dhe vendosja e Konsullatës shqiptare në të, do të ishte një satisfaksion për fajtorët, sepse ne shqiptarëve të këtij qyteti do na mundësonte të kënaqemi duke parë valvitjen e Flamurit tonë kombëtar, e pse jo të qanim hallet dhe brengat  në zyrën e Konsullatës. Vetëm kështu objekti i Alfabetit dhe Manastiri për shqiptarët e tërë botës, do ishin si Qabeja  dhe Meka për muslimanët.

Me realizimin e këtij qëllimi, ne shqiptarët e këtij vendi do tua falnim faktorëve kompetent edhe  gabimin për  mospërfilljen e vendlindjes së Alfabetit  në manifestimet qendrore  lidhur me 100 vjetorin e Pavarësisë, edhe pse  Kongresi i Alfabetit trasoi rrugën drejt Vlorës. E them këtë për shkak se me bashkimin e alfabeteve u krijuan kushte edhe për bashkimin e shqiptarëve të vendeve të ndryshme të cilët deri atëhere përdornin alfabete të popujve të huaj dhe kush më shumë e kush më pakë, binte nën ndikimin e tyre, duke mos përjashtuar edhe asimilimin. Pra, pa Alfabetin e Manastirit, vështirë se mund të ndodhte Pavarësia?

Ps. Mos keqkuptohem. Unë jam në moshë të thyer dhe  me shëndet jo aq të mirë, prandaj dhe  çështjen për hapjen e konsullatës, nuk e lidh me  ndonjë interes personal. E theksova këtë sepse ka njerës të cilës  çdo iniciativë që nuk u pëlqen, i ngjitin nga ndonjë bisht.



(Vota: 8 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT