Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Drita Lushi: Poetëve

| E premte, 29.03.2013, 06:59 PM |


DRITA LUSHI

POETËVE

Poezia nuk asht shfrim prepotent i shpirtit, po një shkrythje e tij, një kënaqësi, një zbavitje, një mënyrë komunikimi elegante. Ajo asht shkenca e gëzueshme e jetës, që shpalosë në radhë të parë doktrinën e dashunisë, në kuptimin e saj ma të gjanë, jo vetëm asaj erotike. Gjithçka  asht  konvencionale, konceptet, frazat, format, vetë verbi poetik … - Daniel Gázulli.

UNË  S’JAM  POETE

 

Unë s’jam poete

ndërsa poeti është

më shumë se njeri!

Edhe nëse ndonjë varg

hedh në letër,

shpirti shkruan

dhe jo dora ime.

 

Libri im, s’ështe poezi.

Ai ështe testament

i shpirtit tim.

Edhe nëse nesër, do të kem

një dy, tre, a më shumë libra,

Unë përsëri s’do të quhem poete!

Por  testamenti  i librave te mij

do të jetë përherë:

shpirti im!

27 mars 2013

 

PORTRET  POETI

 

Ti rri në dritare,

dhe ndez cigaren e nëntëmbëdhjetë.

Ndoshta edhe më shumë, ç’rëndesi ka.

Teksa sheh fëmijet  dhe gruan që flenë  të qetë,

ti sytë hedh pareshtur mbi liqen.

Nuk është fundjavë, e mungojnë  zhurmat e diskove,

që ty s’të lënë të shkruash dot një rresht.

Vetëm drita abazhuresh të zbehtë,

ndriçojnë gjumin e banorve, atij të vogli qytet.

E ti nuk ke ç’shikon atë natë  të vrenjtur.

Yjet e  hëna s’duken gjëkundi,

ndersa ti përpiqesh  të gjesh një yll mbi liqen.

 

Tek vargjet kthehesh përsëri,

e shkruan, një, dy, tre poezi.

Hedh sytë nga fëmijët: ata flenë përsëri.

Gruaja vërtitet në gjumin e saj gjithashtu.

Ti pret të nesërmen  zgjuar,

te shohesh yllin që se shqujaje dot natën mbi liqen,

dhe syte e familjarëve të tu.

Ndoshta atëherë do fillosh të dremisësh iqetë

e të rrish disa orë, pa pirë cigaren e njëzetë!

Mars  2013

 

VONË…

 

Poetët, kanë shpirt  të qelqtë,

sytë u lotojnë  si shiu në vjeshtë,

qeshin e  mërziten shpejt,

dashurojnë  me shpirt,

e  lëndohen lehtë.

Por…shpesh,

s’kane gjumë

bien të flenë vonë,

e çohen ndonjeherë natën,

vetëm për një rimë!

- keshtu me thoje,

dje a pardje rastësisht!

 

Unë  mora të lexoj  letërkëmbimin tonë,

paçka se vonë.

Sa mirë qe kam në dorë veç letrat e tua,

se po të ishe dhe ti pranë,

do të të jepja të drejtë në heshtje,

ose do të kundërshtoja,

për forcë zakoni,

te  një  kryeneçeje.

Do të të thoja, po të kisha përballë,

që nuk do shkruaja më poezi,

e ti do qeshje lehtë duke më thënë:

“Eh, kjo është vetem një përrallë!”

-“E dëgjoj muaj me rradhë,

e  nuk do ta besoj më kurre!”

Une do “zieja” nga inati,

që ti, vetes i jep gjithmonë

të drejtë,

paçka se e di, që unë mërzitem shpejt.

Ti do vije të nesëmen, te më zgjoje

me dy poezi,

e të nxirrje para meje dy flete të shkruara

si flamuj të bardhë  paqeje.

Por  unë tani, ti kam mësuar “huqet”

ti se paske njohur “inatin” tim, prej  kryeneçeje?

 

Eh, kjo natë marsi dhe ky shi që qan mbi të,

s’me likan të qetë sonte.

Po lë letat e tua, mënjanë

Me mëngjesin po pres,

të të kemi përballë!

Mars 2013

 

NJË POETI ANONIM

 

Nuk të njoh, as të kam parë ndonjëherë,

ndoshta as emri që përdor, s’është i vërtetë!

Por, besoj poezinë tënde natyrisht,

aq e bukur, e madhe dhe spontane,

e vërtetë, e çiltër, dhe e thjeshtë,

e njohur, dhe kokëulur njëkohësisht,

pa u mburrur, si ata që shkruajnë

me emër e mbiemër të madh,

(gabimisht!)

Shkurt 2013

 

TY DO TË TË DUA PRAPË

 

Cdo ditë, me një poezi të re rilind,

nje dashuri të re per vargjet cdo ditë,

une syrin tënd e kam hapin tim,

me hapin tënd, ti më çel një ditë.

 

S’di si  do të ndihem, kur të mbarojë  kjo poezi,

At’herë  kur e  vdekur do ndihem për së gjalli,

as kur të gdhihem e të ngrysem, pa tënden frymë,

e me sytë ulur, me vete t’përshpëris:

“Eh më mori, sa shumë më mori malli”

 

E në mos mbaroftë kurrë kjo  poezi,

Fjalën të jap, që çdo ditë e çdo natë,

më shumë do t’këndoj dhe shkruaj!

Përditë e për natë,pa ndalur anjë  çast,

vetëm ty, ty  do të të dua prapë.

Shkurt 2013

 

SA DO TE DOJA

 

Ti gjithmonë më  thërret:

– “grua e bukur”!

Por  sa do të doja, që sytë e tu

Të mos më shinin veç  mua,

por brenda, aty  ku vërtet jam unë.

Ti më thua,

je refren i ditës, i stinës,

e katër vargje, shpejt e shpejt mi thur.

Por unë  do të doja,

të isha kënga e plotë

e ti kompozitori im!

2013