E enjte, 17.10.2019, 11:59 PM (GMT+1)

Kulturë » Lushaj

Zeqir Lushaj: Baladë për Bacë Bajramin

E enjte, 28.03.2013, 10:54 PM


BACA NUK  I  DESHI  KOLLTUQET  E TURQISË

 

-Balladë për Bacë Bajramin- (Dragobi, fund-marsi, 1976)

 

Nga Zeqir Lushaj

 

Mallkonte nëna veten,

për fatin e zi,

tek luftonte me jetën,

atë nate që t’lindi Ty.

 

Të lindi në udhëtim,

rrugës në karrocë,

në vargun e mjerimit,

që s’kishte të sosë.

 

Ah, moj nënë e dashur,

me zemrën ngrirë –borë,

ta dije se ç’kreshnik,

atë natë ti mbaje n’dorë?!

 

Si shqipet krahëhapur,

që në shkëmb bëjnë foletë,

gjithnjë në gji të popullit,

more krah dhe jetë.

 

Ti, s’pranove rrogat,

as kolltuqet e Turqisë,

e ndershme buka e popullit,

e butë postiq-ja e dhisë.

 

Prijës, në shumë luftëra,

të njofti Shqipëria,

janë shkruar me gjak,

dëshmon historia.

 

Dhe ne që jemi të rinj,

e kurrë s’të kemi parë,

na duket se bashkë rrijmë,

dhe s’kemi për t’u ndarë.

 

Çdo mars vijmë te Shpella,

të shohim me kobure,

Dragua mbi këto male

që kurrë su përkule.

 

Vepra jote Bacë,

nuk harrohet kurrë,

e ruan gjithë malësia,

çdo lis e çdo gur .

 

Emri yt  mbeti,

Një simbol i burrit,

ta ruan përjetsisht,

Qyteti i Bajram Currit!

----------



(Vota: 33 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT