E diele, 25.08.2019, 06:35 AM (GMT+1)

Kulturë » Muzikë

Flet këngëtari Gëzim Salaj

E merkure, 27.03.2013, 05:45 PM


Flet këngëtari shqiptaro - malazez Gëzim Salaj: Bujar Qamilin e mendoja me “Ferrari” e gjeta me biçikletë të shkatërruar. Si e njoha Gëzim Krujën

Pse e Donte Titua Ulqinin dhe ç’mendonin ulqinakët për Enver Hoxhën

Nga Albert ZHOLI

Gëzim Salaj ka 10 albume të dala në dritë dhe asnjë kasetë nuk gjendet më në treg. I rritur në Ulqin, dëshirën për këngën e vaditi qysh në fëmini.  Sot në repertorin e tij ka të regjistruara mbi 100 këngë dhe qindra të tjera që i këndon por që ka neglizhuar ti regjistrojë. Në regjimin komunist shikonte televizor vetëm Tiranën dhe filmat e Kinostudios i di përmendësh.. Enver Hoxhën e mendonte si gjeni, por kur erdhi dhe pa varfërinë u zhgënjye. Titua sipas tij ishte udhëheqësi që ka ardhur dy herë në Ulqin, aq sa nuk ka shkelur në asnjë qytet tjetër larg Beogradit. Miqtë e tij Bujar Qamili, Gëzim Kruja, Zef Deda i gjeti të varfër në 1993 por kishin zemër shumë të pasur. Ai ka marr pjesë në “maratonën e këngës Popullore”, në spektaklin “Kënga popullore qytetare” të organizuar nga RTSH, në tre spektakle të këngës popullore në Elbasan, Kosovë, etj

Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?

Në vitin 1993. Ishte një ditë pranvere. Kisha shumë kohë që e mendoja të vija në tokën e ëndërruar. Që në vogëli e mendoja këtë ditë. Ishte më shumë se një ëndërr. Mendoja shumë gjëra. Për mua ishte vendi parajsë. Ishte vendi më i bukur në botë. Kisha parë shumë në teeklvizor dhe me aq sa shihja kisha një parafytyrim të jashtzakonshëm. Më dukej se do shkoja në Hënë. Më dukej një planet tjetrë dhe pse në të vërtetë ishte atdheu im. Ishte toka e të parëve të mi. Ishte toka shqiptare që lidhej me shumë histori.

Kë kishe të njohur në atë kohë në Shqipëri?

Dua ta theksoj se duke qenë në kufij me Shkodrën unë lidhjet i kisha me këtë qytet me shumë histori në drejtim të këngës. Unë dija dhe lexoja shumë për Shkodrën, pasi edhe gjuhën e kemi të përbashkët, gjuhë krahinore. Unë të njohur kisha shumë por lidhje të drejtpërdrejta i kisha me Gëzim Krujën dhe me Bujar Qamilin. Të dy këta artistë kishin zënë shumë vend në zemrën time. Njëri kënëgtar dhe tjetri aktor i humorit, për mua përbënin një ndjesi shumë të veçantë. Ishin shumë të njohur dhe të respektuar për ne në Mal të Zi. I mendoja si njerëz të rrallë dhe me të ardhura të mira. Bujar Qamilin e mendoja me ndonjë “Ferrari”.

Si e njihje Shqipërinë e asaj kohe?

E njihja vetëm nëpërmjet televizionit. Kudo shikonim ara të mbjella të sistemuara, kudo punohej, kudo çdio gjë dukej e bukur. Çdo gjë dukej perefekte. Ne thoshim lum shqipatrët e Shqipërisë se çjetë bëjnë. Unë televizorin e mbaja vetëm tek Tirana. As mendoja stacion tjetër. Bëja çdo gjë për ta kapur mirë Tiranën. Kisha antenë të veçantë. Kur nuk ma kapte Tiranën mërzitesha. Shqipëria më dukej vetë parajsa. .

Çfarë mendimi kishe për Enver Hoxhën?

Mos e fol. Enveri më dukej gjeni, më dukej i paarritshëm. Më dukej njeriu që e lartësoi Shqipërinë, që i dha respekt në botë. Më dukej njeri i veçantë. E doja si të gjithë shqiptarët në Mal të Zi.  Kur dilte Enveri në televizion ne hapnim sytë. Ai kishte çdo gjë të bukur që i duhej një njeriu. I gjatë, i bukur, i gojës. Ai ishte për ne mbret. Ku i dinim ne ato çka ndodhnin në Shqipëri. Të jem i sinqertë. Madje dhe shumë shokë të mij malazez kishin shumë respekt për të.

Po kur erdhe në Shkodër në vitin 1993 çfarë ndjeve?

Shtanga. U befasova. Gjeta një Shqipëri ndryshe nga sa e mendoja. Gjeta një Shqipëri të varfër, anemike, të shkretuar, pa asnjë gjë që të më bënte përshtypje. Shkodra mu duk e shkretë. Me rrugë të ngushta të paasfaltuara, me shtëpi standarde, pa asnjë ndërtesë të veçantë. Pazari bosh, i shkretuar, me dyqane të vjetër, karakatina.

Po çudia e madhe kush ishte?

Eh. Mos më pyet. Ishte gjendja e miqve të mi Bujar Qamili dhe Gëzim Kruja. Se besoja. Edhe sot se besoj. Për Bujar Qamilin dhe Gëzim Krujën kisha një ide që ishin njerëzit më të pasur, më të kamur, me jetë të siguruar.

Po ç’ndodhi në të vërtetë kur i pe?

U zhdgënjeva totalisht. Bujarin e gjeta me një biçikletë të shkatruar, ndrërsa Gëzim Krujën në një gjendje ekonomike që se besoja. Për këta artistë të mëdhenj mendoja se jetonin në parajsë. Kur shkova të flija atë mbrëmje tek Gëzim Kruja u habita. Mobilje të vjetra, një televizor të vjetër, një shtëpi që askush në Mal të Zi nuk do ta besonte. Pra dy artistë që ne i mbanim si idhuj jetonin në varfëri. Ngela totalisht i zhgënjyer. Po ashtu dhe artistët e tjerë. Ishin të varfër por njerëz me zemër të madhe. Atë dashuri që kam gjetur në Shkodër se kam gjetur në asnjë vend tjetër të botës.

Në regjimin e Titos si ishte Ulqini?

Athere nuk kishte mendime se Ulqini do të kishte probleme etnike. Thuajse 99/% e Ulqinit ishte vetëm me shqiptarë. Ishim një qytet i qetë, i bukur, plot me turistë. Ishim ndër qytetet me më shum turistë nga të gjitha vendet e botës. Anës detit, ajër i pastër, rrugë të mira. Gjelbërim. Sot në Ulqin banojnë 20 % malazez.

Po Budva si ishte në atë kohë?

Eh si ishte. S’do ta besoh. Ishte vetëm një fshat. Një fshat i zakonshëm, pa asnjë turist. Por duke parë se kush ishte Ulqini, Mali i Zi mori shumë masa për t’ja kaluar Ulqinit. Dhe e realizuan. Investuan shumë. Ka shuam vjet që për Ulqinin nuk investohet fare. Gjithë investimet shkojnë në Budva. Sot ajo ja ka kaluar Ulqinit për turista. Dikur aty kishte dhe shqiptarë sot nuk ka fare. Nuk i përkrahën shqiptarët dhe ata migruan.

Po Tito a ka ardhë në Ulqin?

Po. Ka ardhë. Madje mund të them se gazetat i bënë shumë publicitet. Ishin dy vizita që lanë mbresa dhe gjurmë. Të gjitha gazetat i referoheshin Titos i cili tha: “Ulqini në çdo cep është ar”, “Një parajsë detare”. Ai kish të drejtë. Ku ka vend më të bukur se Ulqini. Rrallëherë Tito kish vizituar dy herë një qytet. Ai ishte shumë selektiv. Shumë i rezervuar, shumë autoritar. Kur thoshte diçka Tito se lëvizte as topi. Këtë  e din të gjithë.

Kur të ka bërë përshtypje më të madhe Shqipëria?

Kur ra tërmeti në Shkodër 1978, Barçallëk dhe në Mal të Zi. Në Shkodër pasojat u riparuan menjëherë tek ne u deshën vite. Madje shumë shqiptarë të Malit të Zi emigruan sepse ngelën pa shtëpi. Kjo na bindi që ju jetonit shumë mirë, por ishte fasadë.

Keni pasur ndonjë të afërm në Shqipëri?

Po. Kemi pas një kushëri në Tiranë, të afërm nga nëna. Ai erdhi tek ne në vitin 1989. Ishte viti i fundit i regjimit komunist në Shqipëri. Kur do ikte ne i blemë frigorifer, televizor me ngjyra. Kur erdha unë pas 3 vitesh pash se i kishte shit, për arsye ekonomike.

-Ju kohët e fundit keni dhënë një spektakël në Shkodër “Gëzim Sala Shou”,  kush e organizoi dhe çfarë kishte në këtë organizim?

Këtë spektakël e organizoi   Shoqata Kulturore “Jehona e Shkodrës” me Kryetar Xhelal Halilin,  i  cili u realizua më 13 shkurt në restorantin më të bukur dhe më të madh të Shkodrës “Freskia”.  Ky spektakël u realizua në kuadrin e 20 vjetorit të karrierës time si këngëtar, ku unë u mundova të shpalos gjithë arkivin tim më të mirë. Në këtë spektakël ku regjisor ishte Zef Deda kishte dhe shumë këngëatrë nga veriu edhe Mali i Zi. Kishta ftuar dhe grupin “Diamant”  me këngëtarët Alma Velaj,  Ramazan Islami, Bardh Spahja, Ismet Haloshi, Nikoleta Vokkri, Skënder Xhafa, Ben Dema.. Xhelal Halili është mjestër i këtyre organizimeve.

Sa këngë këndove në këtë spektakël?

Të gjithë këngëtarët e ftuar kënduan nga një këngë, ndërsa unë këndova  16 këngë.  Spektakli zgjati 3 orë e gjysëm.

U kënaqe me regjinë e Zef Dedës?

Po. Me thënë të drejtën kishte bërë një regji perfekte. Për mua ai mbetet një artist i madh. Ai ka qenë për mua një idhull kur e shihja në ekran nga  Mali i Zi. Në këtë koncert mori pjesë dhe grupi “Gaz e Maraz”. Madje nga Saranda kishte ardhur kënëgëtarja Marjana Vjehrri.

Ju morët dhe një dekoratë në këtë koncert. Cili ishte motivacioni i dekoratës  nga Unioni Artistik i Kombit shqiptar?

Me motivacion: Për interpretim me mjeshtëri të lartë artistike të këngës qytetare Shqiptare dhe në veçanti të këngëve tradicionale Ulqinake dhe atyre Shkodrane, si dhe për pjesëmarrjen e tij aktive në të gjitha veprimtaritë e organizuara nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me kryetar Azgan Haklaj.

A ka pjestarë të familjes tuaj që do e tarshëgojnë këtë profesion?

Po! Eshtë vajza ime Egzona salaj që me të vërtetë po e tarshëgon më së miri këtë profesion. Ajo ëshët një këngëtare me të ardhme. Eshtë vetëm 14 –vjeç dhe ka shumë dëshirë dhe pasion të bëhet një kënëgtare profesioniste.

Cilët këngëtarë shkodranë njihje në regjimin komunist?

Të gjithë këngëtarët e Shkodrës, Bik Ndojën, Ibrahim Tukiçin, e me radhë. Shkodra për ne, ishte mbretëri me vete.

Në çfarë aktivitetesh muzikore ke marrë pjesë në Shqipëri?

Kam marrë pjesë tek “Maratona e këngës popullore” që ka organizuar televizioni Klan. Për mua mbetet një ndër aktivitete më të bukura që ka organizuar ky televizion, por edhe të tjerët. Ky spektakël më bëri shumë të njohur kudo në Shqipëri, do të thoja në jug që isha më pak i njohur. Këtu këndova këngën “kadife moj kadife” një këngë e vjetër malazezo-shqiptare. Madje në televizionin Shtetëror të Tiranës, kam hyrë deri në finale  të spektaklit të “Këngës Popullore qytetare”, organizuar në TOB. Në këtë spektakël kam përfaqësuar kënëgtarët shqiptarë të Malit të Zi. Unë u paraqita me një valle të kënduar  “Nën hije të limonit” dhe “Ku je nis, ku do me shku”. Kam marrë pjesë dhe në tre Festivale të këngës Popullore në Elbasan.  Ndrësa në Festivalin e Preshevës në Kosovë kam marrë çmim të dytë.

Tashmë të janë hapur dyert dhe në Shqipëri?

Unë kam vite që i kam dyert e hapura në Shqipëri. Në veri unë jam pothuajse në të gjitha dasmat. Këngët e mia janë ato të zonës së Shkodrës dhe mbi Shkodrës.

Në sa shtete të botës je ftuar?

Kudo në botë. Po, po kudo. Që nga Australia e largët, USA, Kanada, pa diskutuar pastaj të gjithë Europën.

Cilat janë këngët e repertorit tuaj që janë më të dashurat për publikun?

Unë kam në repertorin tim mbi 100 këngë të incizuara, por kam dhe shumë të tjera të paregjistruara. Kam 10  albume muzikore që të gjitha janë shitur. Kam punuar dhe punoj me kompozitorë të ndryshem, si nga  Shqipëria, edhe nga Mali i Zi por edhe nga Kosova.  Në këtë intervistë i përshëndes të gjithë ata që kanë punuar me mua për shumë vjet. Me të gjithë kam mardhëie të mira.  Arben Dema, Bac Faja dhe Ramazan Islami nga Mali i Zi janë bashkpuntorët e mi më të afërm, që kemi një miqësi të sinqertë. Emiljano Leka është klarinetisti me të cilin unë punoj gjithmonë.  Ne jemi si grup më i kërkuari në veri, ku në vit marrim pjesë në afër 150 dasma në Shqipëri dhe në Mal të Zi, madje dhe në Kosovë. Gjithë veriu deri në Laç ëshët nj teritor që ne na marin gjithmonë.

Ku i ke realizuar albumet me cilët kompozitorë?

I kam realizuar si në Shkodër po ashtu dhe në Mal të Zi. Psh, me Luan Dikistani nga Shkodra, Ilir Zogaj,  Lan Çukaj, Sokol Vukal, Gëzim Haxhimehmeti.

Në Mal të Zi e ndjeni racizmin e të qenit shqiptar?

Me thënë të drejtën jo dhe aq. Ne jemi kompakt në zonat ku jetojmë. Pasi pak ka malazez, por kohët e fundit vihet re

Një dyndje e malazezëve në zonat tona të banimit, në vendet tona autoktone. Psh Tivari deri para 15 vjetësh ishte 80 % shqiptarë, ndërsa sot janë 15 % shqiptarë. E shikoni çbëjnë për të na asimiluar?

Çfarë ju lidh sot me Shqipërinë?

Çdo gjë. Ne shumicën e fëmijëve e sjellim këtu për të mësuar, këtu të përgatiten etj...Këtu ne këndojmë, punojmë por dhe bashkpunojmë. Tani ndihemi më të lidhur, aq më tepër që kemi dhe një shtet tjetër shqiptar siç është Kosova. Unë në Kosovë kam  bërë shkollën e mesme, dy vjet në Gjilan dhe dy vjet në  Gjakovë gjithashtu kam mabruar dhe Fakultetin ekonomik në Prishtinë.

Pse pikërisht në Kosovë?

Ishte viti 1985 kur kam shkuar në shkollë. Në Kosovë kishte shkolla më të mira në gjuhën shqipe. Aty rrinim  në konvikt. Në Mal të Zi pak shkolla shqipe kishte.  Në atë kohë kam marrë pjesë në shoqërinë “Buna” që këndonim shqip.

Po shërbim ushtarak a e ke bërë?

Po e kam bërë në Kroaci. Ishte vitit 1990.  Ushtrinë e bëra në Rjeka. Aty funksiononte dhe Ansambli i Ushtrisë ku unë mora pjesë. Dua të them që kam kënduar këngë shqiptare në atë Ansambël ,. Dy kanë qenë këngët që unë kam kënduar në atë Ansambël dhe që i kërkonin gjithmonë kudo që shkoja. Ato ishin “Fluturo, moj flutur” dhe “Doli goca në penxhere”. Se mendoni se si i prisnin. Me brohorima, me duartrokitje, me vërshëllima për tu kthyer prapë. Edhe sot me shumë shokë të mij të uhstrisë nga Kroacia dhe Sllovenia ruaj lidhje. U kam dërguar edhe kasetat e mia. Ata thoshin s’ka si këngët shqiptare.

Si të kanë pritur në Amerikë dhe në Australi?

Se beson. Një atmosferë e paparëshkruar. Sallat kanë pasur dhe 1500 njerëz brenda. Këngët ishin nga më të ndryshmet. Nga fillimi në fund të koncertit njerëzit nuk uleshin në karrige, por këndonin me ne dhe kërcenin. Sa bukur. Kur këndonim këngët e atdheut të gjithë qanin.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT