E premte, 29.03.2024, 08:15 AM (GMT)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Ky është qielli

E merkure, 27.03.2013, 05:22 PM


Shefqet Sulmina

 

Ky është qielli

 

(në kujtim të babait tim)

 

Ky është qiellli që na merr një ditë

Me erë dhe me shi nga lulet dhe toka;

Nga deti i të qenurit,nga e qeshura ndriçuese

E ftohte dhimbja,e erret nata e qetësise.

 

Hapësira zvogëlohet bashke me njeriun.

Zmadhohet me deshirën për të prekur yjet.

Nuk ka perendim midis tokes dhe diellit

Në rrenjë e në gjethe që brofin plot etje,

Në nervat e detit që thyen shkëmbinjtë.

 

Në rërë dhe në rrenjë konsumohet njeriu.

Imazhi i tij rishfaqet në dritën e mëngjësit

Dhe rritet me ditën,me gjërat përreth,

Duke marrë fytyrën e tyre,sytë,eren

Hapave që shkrihen në lule,lule,lule...

Objekteve dhe fjalëve e prek serish.

 

 

Unë e di

 

Unë e di që ti mund të jetosh

Edhe pa fabulat e La fontenit,

Pa historinë e Elenes së Trojës,

Pa fundin tragjik të Ledi Makbethit,

Pa sonaten e tetë të Bet'hovenit...

Pa vargjet e Sergej Eseninit,

Pa aventurat e Puçinit,

Pa vdekjen e dhimbshme të Hajnrih Hajnës,

Pa Uitmanin e vargjeve të lira...

Pa e njohur Maren e Çajupit...

 

Unë e di që mund të jetohet,

Eedhe pa këto,

Edhe pa të tjera gjëra mund të jetohet,

Mund të jetohet edhe si njeri,

Mund të jetohet edhe pa qënë njeri,

Duke jetuar

Madje edhe pa liri.

 

 

Unë u ngjaj syve

 

Unë u ngjaj syve

Po ti kujt i ngjanë?

Shih sytë e kesaj fëmije

Nuk bëhesh dhe ti e marrë?!

 

Më del në endër një tren...

Nuk di ç'të jepet ty,të del?.

Neser është e shtunë,

Po mua e djelë më dele.

 

Po unë i ngjajë syve,

Ti mos e merr terëmend!

Po,kujdes se dhe  ty e shtuna

E dashur,e djelë të del!

 

Eh,qeshim ne poetet,

Veç për ty themi fjalë,

Po trok i një treni me ty

Trokëron,e vjen verdallë.

 

 

Nuk jam Lasgushi

 

Më ike moj më ike

Lamtumirë s'me the

Ç'pate u bëfsh lëmsh

Që fillin dot s'ta gje'.

 

Shkruan se je në Pejë,

Të erdha moj në Pej'

Në Peje më bërë lëmsh

Po fillin tënd s'e gjej.

 

Pejanet më thanë,

Zor se mund t'a gjesh...

Nga celulari ti shkruan,

Se mund të gjej në Lezhë.

 

Po ç'tallësh moj me mua

Moj u bëfsh lëmsh.

Kujton se jam Lasgushi

Të ndjek nëpër qiej.

 

Më lodhe,moj më lodhe,

Si lumë që bi në detë.

S'të gjeta,moj s'të gjeta

Ti s'qënke as në Lezhë.

 

 

Kot po rri

 

Kot po rri po pres një mike,

Ajo s'vjen,këtë e di,

Në stacion verdallë sillem

Në stacion të vije ti.

 

Në stacion të vije ti,

Ah moj,mike për një çast,

Do ta pija tërë Shkumbinin

Të më shihje bërë tap.

 

Të më merrje ti në krahë

Dhe të gjallë,dhe të heshtur,

Dhe të pirë dhe kopilë

Të vijë keq se jam i vdekur.

 

Sa t'më çoje në shtëpi

Që për dreq moj nuk ta di,

Dhe të pirë dhe kopilë,

Nën jorgan,moj edhe ti.

 

 

Mbrëmje onufriane

 

Pas lodhjes së ditës,pas hedhjes se fares së re

filloi te dremis mbi nji jastek ëndrrash dhe unë.,

Gruaja më tregon historinë e veshit të VanGogut

dhe s'do që unë të fle,më pyet se ka dhe për te punë.

Me iken dhe mua plogështia për gjumë

.

zbres në lëndinen me barin qe rritet,

pëqafoj bletet e florinjta plot mjaltë,

lulet që goja e eres i çel në çast,

bulkthet që këndojnë ëmbël përqark

.Një puthje më lart,një puthje më ketej

Një puthje më andej,më poshtë ,ëëëtje.

e jetoj një mbrëmje ndezur me yje,

ndezur me dritë,me zjarr e me tokë

plot me farera e me sythe që zgjohen

para syve qe puthen e diellezohen.

 

Një puthje nga ty,një lumë më shumë.

Ti,e kuqa e Onufrit,veshi i prer i VanGogut

Një natë në Shpat,Ç'na lanë pa gjumë.

 

 

Kurrë s'kishte fluturuar ndonjëherë

 

"Dua të largohem nga ky planet,

sempre me reshie shirash,

sempre me rrebeshe luftrash

me britma fëmijësh zbath e lakuriq,

me makbeth të rinj e të rrëmbyer.

me kuaj të metaltë e të ngjyer,

 

Zjarrin e yjeve,dua te kem brenda

brenda meje zhurmën e erës.

 

Plot etje shikoj dhe besoi këtë qiell

të hapur,

të qartë,

të lartë,

të thellë.

shikoj pemet që zgjaten drejt yjesh".

 

Kurrë s'Kishte fluturuar ndonjëherë,

që ta doja më shumë e më shumë,

Ajo,

shpesh e më shpesh,ma thoshte...!

Po unë nuk e dija

se ajo nuk kishte fluturuar ndonjëherë.

 

 

Ky tre piksh i hijes tënde

 

Ishe imja,tërë imja

Dhe unë i tëri yti,

Kjo kupë pije mbeti imja

Dhe unë në të i mbyturi.

 

Një kupë qelqi të gënjështert,

Vallë si mund ta mbushesh sonte,

Si nuk fryn kjo erë dimri

Ç’ke në gji të ta shkallmonte!?

 

Nuk e di se si ti mundesh,

Nuk e di seç ndjen  vertet,

Por e di që je një keter

Që më fshihesh në çdo shteg.

 

Poshtë yjesh do kthjellohesh,

Poshtë yjesh ,sipër hënës,

Porse mua s’do t’më harrohet

Ky tre piksh i hijes tënde.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora