E premte, 19.04.2024, 10:36 PM (GMT+1)

Mendime » Radovani

Fritz Radovani: O Bajram Curri...

E marte, 26.03.2013, 10:21 PM


O  BAJRAM  CURRI,  A    LANË  KÊND  TÉK  SHPÊLLA ?

Nga Fritz RADOVANI

Në vitin 1862, Bajram Curri ka lé në Gjakovë. Duhet të ketë lé me pushkë në dorë!

Asht shumë i rij në Lidhjen Shqiptare të Pejës, dhe pikrisht në 1899 fillon luften per një Shqipni të Lirë dhe të Bashkueme. Asht në Ferizaj…Asht në Dardani per me hapë shkollat shqipe…Asht perkrahës i Alfabetit Shqip kur miku i Tij At Gjergj Fishta, e aprovoj até në Kongresin e Manastirit, në 1908, dhe po atë kohë asht nenkryetar i Klubit “Bashkimi” në Shkup. Asht mik i shtrenjtë i Imzot Lazer Mjedjes dhe i Abatit të Mirditës Preng Doçi ...Perkrah Kryengritjen e Malësisë së Madhe të 1911 dhe vendosjen e Flamurit në Deçiq, nga Dedë Gjo’ Luli...Asht në Qafë Morinë kunder turqëve... Perkrah vendimet e Junikut... Lufton kunder turqëve në Qafë të Prushit... Asht bashkluftarë  i Lirisë me Isa Boletinin, Hasan Prishtinen, Idriz Seferin dhe me kryengritësit hyn në Shkup...

Në 1912 asht në perpjekje per me çlirue edhe Dardaninë, kur Shqipnia u shpall e Pavarun... Asht kunder vendimeve të Kongresit të Berlinit në 1913, dhe nuk pajtohet me zgjedhen serbo – malazeze...Asht kunder tradhëtarëve të drejtuem nga Esad Pashë Toptani, dhe lufton kunder tyne në Durrës...në vitin 1914. Asht antar i mbrojtjes kombëtare të Kosovës në 1918. Proteston në 1919 per bashkimin kombëtar në Lidhje të Kombeve, dhe kerkon nga Imz. Luigj Bumçi dhe At Gjergj Fishta nderhymjen e Tyne në atë Lidhje. Asht bashkpuntor besnik i Luigj Gurakuqit dhe vjen në qytetin e Shkodres, ku pritet me madhështi në kuvendin e Fretenëve të Gjuhadolit në 1924, si dhe autoritetet e qytetit (prandej edhe u “harrue” edhe Ky në 100 vjetorin e Pavarsisë Kombtare...). Në Kongresin e Lushnjes asht antar i Këshillit të Naltë... Asht komandant i forcave t’ armatosuna në qeverinë e Hasan Prishtinës...Asht në Krasniqe dhe perkrah luftat e Malësorëve të Veriut per Liri. Tue mos u pajtue asnjëherë me tradhëtinë e Esad Pashës, nuk pranon bashkpunim as me nipin e tij, Ahmet Zogollin...Vendoset në Malësitë e Gjakovës dhe në Tropojë ka çerdhen e rezistencës per luften e Tij të vazhdueshme per një Shqipni Demokratike dhe të Bashkueme. Në vitin 1924 jo vetem perkrah Revolucionin e Qershorit kunder Zogut, por edhe vjenë në Shkoder, ku takohet me drejtuesit dhe intelektualët e qytetit per me sigurue u perkrahjen e rezistencës së Tij, në Gjenevë. Nuk pajtohet as me pushtuesit serb dhe as me veglat e tyne të drejtueme nga Ahmet Zogu në 1925, mbas nenshkrimit të marrveshjes në Bristol nga Pashiqi – Zogolli, në gushtin e vitit 1924.

Bajram Curri nuk pranoi kurrë “dafinat” e tradhëtisë per me sigurue fronin personal, e këte e tregoi ndaj kujtdo që i premtoi ose kerkoi nga Ai vetem një pllambë tokë Shqipni.

Aty ku dëgjohej një pushkë per Lirinë e Atdheut, aty ishte Bajram Curri!

Viti 1925 Bajram Currin e gjeti tek Shpella e Dragobisë, ku me 29 mars 1925...u vra!

Mbrenda muejt pushka e pabesë e Ahmet Zogut, rrëzon dy Atdhetarë...të dy me të vetët! Vrasja e Luigj Gurakuqit dhe e Bajram Currit, asht “garancia” me të cilen A. Zogu, siguroi qeverisjen e Shqipnisë per qejfin e të gjithë atyne që mendonin dhe punonin per pushtimin e saj. Këte e vertetoi vetem Historia e Shqipnisë dhe e Popullit të robnuem!

Nepermjet të gojës së Luigj Gurakuqit, po i referohem një Poeti edhe Ky i vramë me 5 Mars 1945, pra plot 20 vjet mbas vrasjes së Atdhetarit Bajram Curri...

 

KUVÊNDI I DESHMORVET

 

Poemth Dramatik nga Don Lazer Shantoja

 

Luigj Gurakuqi

Po; n’ Dragobi

Plakun do t’ gjejmë tue kjamun per Shqipëni...

Me t’ gjallë ma fjalë nuk kemi: asht kot me pritë:

Pleqt u faruen e s’ kan pse plaken t’ ritë!

Sot mbasi t’ gjallët nuk janë tue luejt per t’ gjallë

Lè t’ shkojmë na t’ vdekunit Shqiperin me njallë!

***

Me fjetë s’ kemi ardhun: t’ jetë

Gjumi per t’ gjallët... Na t’ vdeknit duem me u çue

E t’ gjallvet do t’ u mësojmë si me luftue

Qi sot një vjetë n’ at kremte t’ onë t’ nandorit

Flamur shqiptar mos t’ mbetet n’ dorë t’ trathtorit!

(D. L. Shantoja, botue “Liria Kombëtare”, 28 Nandor 1926)



(Vota: 16 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora