E enjte, 25.04.2024, 08:34 PM (GMT+1)

Mendime » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Fushata parazgjedhore në Shqipëri

E shtune, 23.03.2013, 06:55 PM


Shkas: Fushata parazgjedhore në Shqipëri

Si mund Shqipëria të ecë normalisht përpara?

Nga Reshat Nexhipi

Në dispozicion kam dhjetra tekste të  autorëve  të cilët mbajnë anën e njërës ose tjetrës parti, por pa e identifikuar veten, duke u shërbyer vetëm  me iniciale. Kësaj radhe kam përzgjedhur 5 shkrime, duke  mos hyrë fare në objektivitetin e tyre, gjegjësisht, kush sa të drejtë ka dhe sa të qëlluar janë titujt e komenteve të tyre, të evidentuar në vijim:

1. PS-ja, në falimentim e sipër, duke ,,falenderuar,, kryetarit të saj.

2. Kryetari PD-së, pas fitores së qershorit, duhet të shkojë në pension, për të mbetur i pavdekshëm në histori.

3. Shqipërinë, Vlonjaku e themeloi, Gjirokastriti e sakatoi, Matjani e ndriçoi, Tropojani e përuroi.

4. 16 dhe 17 vjeçarët do nxisin prindët e vet, të votojnë PD-në.

5. Si mund Shqipëria të ecë normalisht përpara?

Filloj me pikën  3

Tekstin e fundit, pra pikën 5,  e vendosa si kryetitull të shkrimit im, por e lashë për në fund. Prandaj, po filloj me  pikën 3, sepse pikërisht autori këtij teksti, nxiti 4 reagimet e tjera. Pas titullit, autori me iniciale S.T. vazhdon, citoj: ,,Është interesant të theksohet se  dy të parët,  janë toskë të Jugut, kurse dy të tjerët gegë të  Veriut. Poashtu është interesant  të thuhet që Gjirokastra ka nxjerrë nga gjiri i saj personalitete të shquar, me të cilët, me të drejtë, mburen banorët e  saj dhe i tërë kombi shqiptar, por, fatkeqësisht, nga ky vend, ka dalë njeriu që ka njollosur keq këtë qytet,, -komenton autori dhe shton, citoj:

,,Vlonjakët kanë të drejtë të mburen me  diplolmatin e tyre të pa zavendësueshëm deri më sot dhe  i cili zë vendin e dytë në historinë e Shqipërisë, pas heroit ynë kombëtar.  Matjanët, poashtu, kanë të drejtë të krenohen me mbretin tonë, sepse ,,objektin,, që ngriti diplomati në fjalë, i dyti e shëndroi në pallat madhështor, me drita dhe  dritare drejt Evropës, të cilat, më pas, diktatori i mbylli hermetrikisht dhe  rreth gjysmë shekulli, banorët e tij, i la në herësirë të plotë, nga e cila i nxorri  Tropopojani aktual,, -vlerëson autori anonim, i cili, siç thashë, nxiti reagime të shumta, siç është edhe teksti në vijim.

Si mund Shqipëria të ecë normalisht përpara?

Edhe autori i këtij teksti është anonim, duke vendosur në fund fjalën ,,Patrioti,,. Megjithatë, kjo nuk është me rëndësi, por ajo se si i përgjigjet pyetjen në fjalë, citoj: ,,Kjo mund të ndodhë vetëm nëse njëri nga kryetarët e dy partive më të mëdha, largohet nga skena politike,, gjë që, sipas tij, duhet të ndodhë me kryesocialistin, për shkaqe  të cilat, gjykon ai, janë këto, citoj:

,,Po e zëmë se PD-ja humb zgjedhjet dhe kryeministër bëhet kryetari aktual i PS-së. Me këtë, Shqipëria, posaçërisht Tirana, do ta pësojnë keq, sepse, për shkak të raporteve të acaruara midis dy kryetarëve në fjalë, atë që bënte PS-ja, do bëjë edhe  PD-ja: do bllokojë punën e Parlamentit, nuk do votojë ligje të rëndësishme, etj. etj. që do të thotë  përsëritje e të  njëjtit avaz. Dhe, çështë më e keqja, projektet e sjella, lidhur me zhvillimin e Tiranës dhe Shqipërisë, mbeten pezull, gjegjësisht në gjysmë të rrugës, sepse janë të kontestuara nga ana e kryesocialistit dhe  si të tilla, duhet të zavendësohen me projekte  të reja, gjë që do  kërkojë  shpenzime plotësuese, të cilat, kuptohet, do bjenë në kuris të popullit,,-mendon autori dhe vazhdon, citoj:

,,Prandaj, në të mirën e vendit do të ishte sikur  edhe kësaj radhe, të  fitonte  PD-ja, me çka, Shqipëria, do shpëtonte nga dy ,,grindavecët,, sepse, kryesocialisti, sipas  rregullores    Partisë, dhe siç deklaron edhe vetë, do ishte i detyruar të largohet edhe nga posti që ka dhe do merrej vetëm me profesionin e vet, kurse Kryeministri, për shkak të moshës dhe  për të mbetur i çmuar në histori, me veprat që ka kryer, do  duhej    mos  merret më me politikë, kështu që, në krye të Shqipërisë, do qendronin  njerës të tjerë, me raporte  normale, sepse PS-ja njerës të tillë ka dhe të cilët bashkërisht me kolegët e PD-së  do ta çonin vendin pa pengesa në  strukturat evropiane,, -është konstatimi interesant i autorit në fjalë, i cili shkrimin e vet, e përfundon me mesazhin e Çajupit, por pak të ndryshuar nga ana e tij:

,,Zgjojuni o shqipëtarë, erdhi dita për liri, lini ofendimet mënjanë, punoni për Shqipëri. Kombi ynë, s vete mbarë, se, partitë na kanë ndarë. Ato, shkojnë evinë, por dëmtojnë Shqipërinë. Prandaj, mblidhuni të bëjmë benë, të kujtojmë Skenderbenë: Të harrojmë armiqësinë, t ë zëmë dashurinë. Vetëm kështu, Evropa do na dojë, në gjirin e saj do na bashkojë,,

Këtë shkrim të  ,,Patriotit,, përmes komenteve, e kanë vlerësuar pozitivisht mjaft lexuesë, kuptohet, më së shumti ata të PD-së, kurse disa ithtarë të partive  tjera, kanë reaguar ashpër, me një gjuhë rrugaçësh, duke e ofenduar Kryeministrin me fjalë më banale. Meqënëse, autorë të reagimeve të tilla, janë ithtarë të disa partive të posakrijuara, një nga militantët e PD-së, përgjigjet po me të njëjtën gjuhë banale, citoj:

,,Pas  23 qershorit ,,Kuqëziut,, do  t i thonë ,,Kokëzi,,Topit-,,Pushkë e ndryshkur,, ata të Frymës do t i frynë kavallit,  Ngjelës do t i thonë Gjel pa pupla,, dhe këtyre do t iu arohet emri origjinal, ashtu siç po ndodh me ish prokuroren,,-shkruan autori dhe shton, citoj: ,,Të tre këta, do mbeten në histori me llagapet(?-R.N.)Amza,Mojsi dhe Lekë Dukagjini,,duke  shtuar se, citoj:

,,Të vetëdishëm për këtë, këta njerës, si dhe disa të tjerë, siç është Sajmiri, flasin zi e më zi për Kryeministrin me qëllim që të burgosen dhe në atë mënyrë të realizojnë dy qëllime:1.Të kompromitojnë doktorin dhe 2: të ,,ngrenë,, rejtingun e vet të humbur, duke hyrë në listën e të ,,dënuarëve polikë,!! Mirëpo, shefi  i Qeverisë e kupton këtë, prandaj dhe i përmbahet  fjalës  popullore ,,Qenttë  lejnë, treni ec,,- e përfundon mendimin e tij të çuditshëm ky autor anonim.

Po kaq i habitshëm është edhe autori në vijim i cili, shkruan, citoj: ,,Apeloj  te dy zagarët e Fiks Fares dhe të atij të  Portokalisë si dhe te karikaturisti plak i shëmtuar, të ndjekin shembullin e Agron Lakës, i cili, në Al Pazarin e tij  përdor humor të këndshëm dhe të barabartë për kryetarët e dy partive, prandaj dhe është kënaqësi për ta përcjellë emisiosionin e tij, kurse kur  fillojnë emisionet e të lartpërmendurve, mua më villet,,-shkruan ky autor, poashtu anonim dhe lavdëron gjithashtu qendrimin e fundit të, siç e quan ai ,,këlysh i kryesocialistit,, por me kusht që mos lozë rolin e nja 4 të tjerëve, të cilët, në fillim u treguan burra, pastaj u shëndruan në burracë,, (nuk e di për kë e ka fjalën (R.N)

Ps. Tekstet e mësipërm janë  citate të nxjerra nga  5 shkrimet e  evidentuara në fillim.



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora