E enjte, 25.04.2024, 12:25 PM (GMT+1)

Kulturë

Xhavit Gasa: Pa diell dhe hënë

E shtune, 23.03.2013, 01:57 PM


XHAVIT GASA

 

PA DIELLË DHE HËNË

 

Nuk urrej,

Askënd,

Nga ata,

Që i thurën lavde,

Asaj nate.....

 

Se natën,

E errët,

Të gjithë,

Janë të verbër.....

 

Urrej ata,

Që këtë,

Natë na sollën,

Dhe diellin,

E hënën na vodhën...

 

Urrej,

Fatin,

Tim të keq,

Që linda,

Pa diellë dhe hënë......

 

DJE DHE SOT

 

Dje.

Ç'kuptim,

Kishte ai vrapim,

Po ato duartrokitje,

Pa pushim?

Të rrethuar,

Nga tela me gjemba,

Lodhur,

Nga puna raskapitëse,

Kur dielli,

Perendonte,

Më para se të lindte?

 

Sot

Ç'kuptim,

Kanë këto

Duartrokitje,

Mitingje në,

Salla e sheshe.

Kur në krye,

Janë po ata,

Që na rrethuan,

Me tela me gjemba,

Dhe diellin na e ndaluan,

Me vite të tëra..

 

NË KRAHË

 

Në krahë,

Të pëllumbit

Dua të jemë.

Paqen e bekuar,

Të çoj ndër njerëz!

 

Në krahët,

E flururës,

Dua të jemë,

Të gjitha luleve,

T'ju marr erë!

 

Në krahë.

Të shqiponjës,

Dua të jemë,

Në çdo cep të mbroj,

Kufijtë e atdheut!...

 

ÇIFTELIA

 

Mbi ato,
Dy tela çiftelie,
Nën trokitjen,
E  gishtave
Është kënduar,
Me nota muzike,
Kur Moxarti a Behtoveni
Çiftelinë nuk e njihnin,
Dhe se çiftelia,
Para tyre kishte lindur!!!

Mbi ato,
Tela çiftelie,
Nën troktijen,
E  gishtave,
Janë kënduar,
Këngë dashurie,
Trishtimi dhe gëzimi,
Lufte dhe trimërie,

Mbi ato,
Dy tela,
Që ka çiftelia,
Është shkruar,
Gjithë historia!!!!!


LAHUTA

 

Lahuta,
Stërgjyshe,
E violinës,
Foleja e bilbilit,
Shtëpi e kanarinës,
Zemra e trimit,
Doktoreshë e dhimbjes!!!



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora