E enjte, 28.03.2024, 07:26 PM (GMT)

Kulturë

Remzi Limani: Semantika historike në art

E shtune, 23.03.2013, 05:49 PM


SEMANTIKA HISTORIKE NË TRAJTËN ARTISTIKE

Në shumicën e veprave pikturale të  krijuesit tonë, Agron Mulliqi, vie në pah semantika historike e ndërtuar në lidhshmëri më të kaluarën tonë, duke e sendëzuar atë në trajtë artistike  të një arti të veshur me frymë moderne.

Nga Remzi Limani

Shprehjet figurative në veprat e piktorit, Agron Mulliqi, kanë një konsistencë lidhshmërie të fortë të pjesës përbërëse nga e shkuara në të ardhmën, e cila shpërthen si frymëzim emocional për të kaluarën tonë nëpër shtjellat e historisë, të projektuara si ide të një frymëzimi kohe, të cilat shpërthejnë nga shpirti i krijuesit dhe, me plot vlera pikturale e përshkojnë veprën artistike në një trajte kuptimplote. Në këtë kontekst, artisti ynë, Agron Mulliqi, projekcionet e tij figurative i vendos mbi themelet e pamposhtura të së kaluarës sonë, mbi një aksiomë, e cila udhëtoi nëpër shekuj deri tek e sotmja, për ta kuptuar gjenealogjinë e brezave, të një fisi  më të vjetrin në Gadishullin Ballkanik.

Pra, kur flasim për veprat e Agron Mulliqit, së pari na bie në sy Fibula Ilire si element figurativ dhe vlerë arkeologjike me të cilën gatuan dhe bën ndërtimin piktural. Ndër vlerat e artefakteve Ilire në veprat e Agronit, në veçanti vërejmë stilizimin e kokës së Idhullit Dardan, me të cilën, artisti në fjalë nxjerrë në pah të kaluarën tonë për t`i dhënë forcën dhe shkëlqimin e duhur dhe të merituar kohës dhe lashtësisë sonë. Pra, ngjizja e artit të Agronit fillon nga kërthiza jonë historike, të cilën artisti e shtrinë gjërë e gjatë në një kompozicion figurativ duke e zbërthyer në trajtë artistike. Këtu pra, vend meritor zë edhe Shkaba, e stilizuar në shumë forma të ndryshme, e cila mjeshtërisht inkorporohet në  hapësirën pikturale, e shkrirë dhe e vendosur në një mori formash e vijash të ndryshme stilistike. Këto tablo, të mbushura me frymë vlerash etnografike nga tradita dhe folklori i pasur shqiptar, na ngjajnë në një narracion figurativ si projekcione artistike të një fryme moderne, të cilat mund të shndërrohen edhe në projekte serioze nga fusha e tapiserisë unikale me vlera të  qëndrueshme dhe të pakontestueshme. Në këtë kuptim, krijimtaria e Agronit zë vend të merituar në shumë fusha artistike. Agroni nuk ndalon asnjëherë. Ai, me seriozitet, artin e tij e sintetizon në shumë  pikpamje duke e nxjerrë pjesën më thelbësore të asja që quhet art i vendosur mbi vlerat e një etnosi indigjen.

Nga opusi i gjërë artistik, krijuesi ynë trajton edhe portretin kubik (ndryshe nga Pikasoja), portretet e Agronit herë – herë na dalin si maska të vargëzuara në lëvizje teatrale por, edhe si pikënisje dhe synim për të ndërtuar kompozicionin figurativ të portretit me elemente shtesë, të cilat, me baraspeshën estetike e plotësojnë dhe begatojnë hapësirën pikturale. Pra, portreti i trajtuar nga artisti ynë, ka një veçori dalluese, ngase, portreti në fjalë është i veshur me metaforën dhe petkun psikologjik, me çka, na bënë ta lexojmë si ngjarje dhe klithje kohe nëpër hapësirat e njeriut, për t`i dhënë kuptimin e duhur filozofik, duke e nxjerrë në pah metamorfozën e njeriut të kohës sonë... dhe, çdo gjë tjetër, në veprat e Agronit – qofshin ato vozo të mbushura me lule, apo ndonjë hapësirë tjetër figurative, tek artisti vishen me harmoninë tingëllore të një palete ngjyrash të përpunuara, duke e ruajtur baraspeshen e akordeve tonale, të cilat pa pengesë korrespondojnë me njëra – tjetrën në fushat e koloritit piktural.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora