E enjte, 18.04.2024, 10:58 PM (GMT+1)

Kulturë

Shefqet Sulmina: Libri i Jonilës

E premte, 22.03.2013, 09:23 PM


Libri i Jonilës

Tregim

Nga Shefqet Sulmina

-Shkojmë!

-Shkojmë,-i thashë.

...Kështu të pakten na kishin thënë.Nuk ishim një çift shumë i gjatë por as të shkurtër.Të bukur?Ajo ma kalonte.Por nuk ishte ky problemi.Ajo këtë mëngjës kishte ulur koken si një trendafil i verdhë nga vera e pjekjes.Herë-pas-here shihte nga unë për të kuptuar ndonjë gjë.Në çantën e pambyllur mirë dukej paksa kopertina e librit të sapo botuar prej saj.Në kopertinen e librit ishte fotografia e saj.Më pëlqente ajo fotografi,të cilën i'a kisha bërë unë,kur ishim me pushime në Liqenet e Lurës.Emri i saj,Jonila Marra,një sfond liqeni,disa lejlekë dhe zogjë bjeshke në fluturim,kurmi i saj marrë si në shpinë,do t'a tregonte më së miri këtë mëngjës,ndërsa po linim shtëpinë.Librin e botoi Jonila me emrin e saj,por poezitë ishin të miat.Tani,Jonila,gruaja ime është poete për të tërë lexuesit që do ta lexojnë këtë libër,ndërsa unë që lodha kokën,nuk do të jem asgjë.Ka shkruar vetem se "falendëroj bashkëshortin tim për të tëra "lulet" e mrekullueshme që më ka dhuruar gjatë njëzetë vjetëve të marteses me të".

-Pse ma bërë këtë?- e pyes në heshtje ndersa marrim rrugën drejt gjykatës së qytetit.

-Ç'farë të bëra unë?- më përgjigjet ajo me pyetje,po në heshtje.

E shihja që ndjente një gozhdë pendes brënda vetës.Kërkonte të hapte bisede e ndërsa s'ma ndante krahun.Më kishte kapur në krahë dhe ashtu të kapur shtyheshim drejt gjykatës.Nganjëherë më vinte çudi që po shkonim para gjyqëtarëve.E ç'farë do të bënin gjykatësit.Si do ta pengonin shpërndarjen e librit që kishte tre muaj që kishte dalë dhe gruaja ime,Jonila Marra,nuk më kishtë treguar,duke dashur të ma bënte surprizë për ditëlindjen time kur të vinte dhjetori.Dhuratat që shkëmbenim unë dhe ajo ishin të ndryshme.Ajo zakonisht më blinte rroba,sende dhe torta.Ndersa unë i dhuroja vetem poezi,sepse ishte dëshira e saj vetem për to.Ndërsa lulet,tashmë që fëmijet janë të rritur,i blejnë ata dhe i vendosim në tavolinë.Ah,harrova të them se shampanjën e zgjedh unë.Bëhet një darkë e vogël dhe me qirinjë të ndezur dhe një këngë e shkurtër urimi.Mbi komodinën e gjumit unë i ve një poezi të re,dhe kjo është dhurata finale.Ndofta...Por,duke ditur se asaj i pëlqejnë poezitë unë nuk është se i dhuroj vetem për ditëlindje...Dhe kështu vajti puna,derisa ajo nga tërë ajo turmë letrash urimi të fala nga unë në formë poezie,bëri librin.

Të shohim tani ç'do të thonë gjykatësit.Ne në shtëpi nuk e zgjidhëm dot.Fëmijët thanë se nuk merreshin me poezitë apo me lulet tona,pasi ato ishin çeshtje e jonë.

Unë i them Jonilës:

-Pse ti nuk e shkrove se "falenderoj bashkëshortin tim për poezitë dhe jo për lulet në thonjëza.

Ajo më thotë:

-Po njëlloj është si lule dhe poezi.Mjafton që ato janë të bukura dhe unë kuptoj se ti më do.

Në fakt ajo kështu i shmangët së vertetës.

-Moj po unë të dua se je e bukur dhe më pëlqen,por poezitë janë poezi,e nuk janë lule.Poezitë rrojnë,ndërsa lulet thahen dhe kaq.Poezitë mbesin.

-Pikërisht,- më thotë ajo,- pse mbesin,unë i mblodha ,i redaktova,pagova lekët për ti botuar dhe tani kam të drejtë ti falë ndër shoqe ose edhe t'i shesë.

-Ti ke të drejtë të shesësh patate apo qepë,por jo poezitë e mia  edhe pse unë t'i kushtoj ty.

-Nëse unë,-thotë ajo,-do të të kisha dëshiruar lule dhe jo poezi,ti do të më kishe dhuruar vetem lule ose gjëra intime e të kuq buzësh,të cilat,unë përferoj ti blejë vetë.

E ndërsa mendoja këto diskursione duke ecur me Jonilën,kishim mbërritur para gjykatës,por që për dreq, hapej pas një gjysmë ore.

-Hyjmë në ndonjë bar,-tha Jonila.

Unë tunda koken në shenjë pohimi.

U ulem në barin më të afërt.Unë porosita kafe.Jonila portokallë të shtrydhur.Jonila pa një miken e vetë dhe e përshendeti.Ndërsa nuk i kishim përfunduar ende unë kafenë dhe jonila portokallin e shtrydhur, mikesha që njihte Jonila,u afrua,na dha dorën Jonilës dhe mua,dhe ja plasi komplimeteve për librin (tim) të Jonilës.

-Po ku je moj Jonila,ku je moj Jonila Marra!?Komplimente për librin.Shumë komplimente,shumë komplimente...

-Kamariere!Të lutem një fernet!-thashë.

Pas pak erdhi Shpetimi,një mik imi,i vjetër më dha doren dhe ja plasi edhe ai komplimentat Jonilës:

-Urimet e mia më të bukura!

Pastaj m'u kthye mua:

-Po si s'na pate thënë se e ke gruan poete?

Nuk dita t'i përgjigjësha.

Urimet bëheshin më zë të lartë dhe sa ishin në lokal kthenin kokat dhe dëgjonin.Një syresh kishte shkuar deri në librai aty pranë dhe kishte blerë librin e saj.E vuri në tavolinën tonë dhe i tha Jonilës t'i linte një shenim,pasi kështu do ta lexonte më më kënaqësi librin (tim) të saj.

Pastaj e mori prapë fjalën mikesha e Jonilës.Unë pija fernet kur mikesha e Jonilës i fliste  për disa poezi të veçanta,madje dhe i kishte mësuar përmendësh.Edhe unë disa i mbaj akoma në mendje.Eh,më kujtohen,thashë me vete,por tani është vonë.

Pastaj u fol për kopertinën,fotografinë që i kisha bërë unë...Jonila nganjëherë hidhte veshtrimin nga unë dhe sikur më thoshte të mos mërzitesha.Jo,pse të merzitësha?...Përkundrazi,duhet të isha i kënaqur që Jonila ime ishte bërë njeri publik i qytetit.Tani e tutje do të më përshëndetenin vetem mua në emër,ndersa gruas sime do t'i thoshin"si jeni poeteshë".Për fëmijët e mi do të thoshin se "janë fëmijët e poeteshës".Të afërtit e mi do të më uronin për fatin e fshehur që kisha pasur.Hoqa fernetin me fund dhe i thashë Joniles të dilnim.

-Pritë,-tha Jonila,-nuk e shikon dhe bëri me dorë nga shoqja e saj.

-Jo,jo,dilni!-tha mikesha e Jonilës.-Shihemi prapë,-duke më lëshuar mua një veshtrim të ftohtë ndersa Jonilen e përqafoi.

Kur dolem jashtë pamë se dera e gjykatës ishte hapur.Binte një shi i imët,por brisk i ftohtë.Unë e pyeta Jonilën të hapte çadrën e saj,që ja kisha dhuruar unë.

Gjykatësit ishin tre.Njëra ishte grua.Njëri shkruante gjatë kohes kur unë fillova t'i ankohem për ç'ka më kishte bërë Gruja.Dy të tjerët dëgjonin.Dëgjuan pastaj dhe Jonilën.Pastaj u hoqen mënjanë për të marrë vendim.Vendimi ishte ky:

Dhuratat janë dhurata.

Unë i thashë Gruas se do t'a hedh më lartë.Mirë më tha Jonila,po futu në çadër se do të lagësh.U futa në çadren e saj dhe herë pas here zgjasja sytë nga çanta e gruas për të parë librin (tim) të Jonilës dhe nuk e di pse më erdhi ndërmend "Bel Ami" i  Guy de Maupassant.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora