Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Shqipëria mposht Norvegjinë

| E premte, 22.03.2013, 08:08 PM |


Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur një fitore shumë të rëndësishme në transfertën e vështirë të Norvegjisë. Kuqezinjtë kanë mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 skandinavët me golin e shënuar nga Hamdi Salihi.

Me këtë trepikësh, Shqipëria ngjitet në vendin e tretë të grupit E, me pikë të barabarta me Islandën (9 pikë).

Kombëtarja jonë zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në një terren të vështirë dhe shënoi golin e vetëm të takimit me një skemë të interpretuar në mënyrë të përkryer.

Ervin Bulku luajti shkurt një goditje dënimi kur të gjithë prisnin krosimin dhe Salihi u shkëput nga markimi duke goditur fuqishëm aty ku bashkohet shtylla me traversën e duke mos i lënë asnjë shans portierit norvegjez.

Në ndeshjen tjetër të grupit E, Islanda fitoi 2-3 në fushën e Sllovenisë dhe tashmë renditja e grupit ku bën pjesë edhe kombëtarja jonë është e tillë:

Renditja:

Zvicra 10 pikë

Islanda 9

Shqipëria 9

Norvegjia 7

Sllovenia 3

Qipro  3

Top Channel