E premte, 29.03.2024, 03:18 PM (GMT)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Një mal shpifjes e falsifikimesh

E premte, 22.03.2013, 09:12 PM


Raporti për auditimin, një mal shpifjes e falsifikimesh

Zyrtarët e MKRS-së manipulojnë dhe keqpërdorin postin për të lansuar shpifje e gënjeshtra në përpjekje për të shmangur ekzekutimin e vendimit dhe për të fshehur të pabërat e veta, por do të përballën personalisht me gjyqin për shkeljet e rënda të ligjit.

Nga Gani MEHEMTAJ

Gazetarët nga mediet e shkruara e elektronike me informuan se Ministria e Kulturës, ka shpërndarë një raport për  kinse auditimin e projektit “Kukumi” (2004)  dhe të veprimtarive të Kosovafilmit. Sipas asaj që me infornuan del se kjo ministri lansoi një mal shpfjesh kundër meje dhe stafit tim.

Sekretari Firzi me njerëzit e vet,  është duke keqpërdorë detyrën zyrtare në përpjekje për të denigruar personalitetin tim, meqë kohë më parë bëri shkelje të rëndë të ligjit. Në vend  të zbatoj vendimin e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës  të Shërbimit Civil të Kosovës, i cili e ka obliguar që brenda 15 ditësh të më ktheje në punë, ai me pengoi me forcë dhe më kërcënoi me policinë e partisë së tij.

Projektit Kukumi ia ka bërë auditimin para shtatë vjetësh auditori i brendshëm dhe auditori i përgjithshëm. Asnjëri nuk gjetën parregullsi. Ku i gjeten parregullsitë tash?

Sekretari Firzi e auditori Gashi në raportin e tyre e mashtrojnë opinionin për kinse mungesën e dokumentacionit . T’i arsyetosh 300.000 euro lipsen një mal dokumentesh, ndërkaq këto fatura, kontrata e dëshmi janë në tri vende: në Kosovafilm, në Shërbimin Financiar të MKRS-së dhe në Ministrinë e Financave, sepse thesari nuk te jep para, nëse nuk i ke arsyetimet. Të gjitha këto fakte i dinë ata që e shpërndanë raportin më shpifje e falsifikime.

Ditën që e kam lëshuar zyrën e drejtorit të Kosovafilmit, i kam lënë pesë dosje për projektin Kukimi dhe projeketet e tjera, të cilat duket se janë fshehur ose zhdukur, sepse ushtruesja e dëtyrës ka hyrë më dhunë në zyre, pa pranim- dorëzim të dëtyres, duke e thyer derën si në kohën e Milosheviqit.

Gati dy vjet isha në Kosovafilm edhe pas ardhjes së administratës së tashme. Pse nuk kërkuan asnjëherë auditim derisa isha aty? Sepse e dinin se do t’ua përplasja para hundeve dokumentacionin, me dokumente e dëshmi.

Sipas praktikës në ministri, asnjë projekt nuk finansohet  në vitin vijues, nëse nuk janë arsyetuar të gjitha projektet e kaluara me fatura e kontrata. Këtë e di edhe auditori, B. Gashi, i cili në bazë të këtij dokumentacioni shtatë vjet rresht e ka bërë auditimin e Kosovafilmit dhe nuk gjeti asnjë parregullsi. Duket sekretari Firzi e ka detyruar të shpif e të falsifikoj, por për këtë do të përgjigjet para gjyqit.

Projekti “Kukumi” (2004) është vjetrua sipas ligjit, sepse pas pesë vjetës nuk mund ta kontrolloj as prokurori e lere me auditori i brendshëm. Këtë fakt e di auditori i teledirigjuar Gashi dhe sekretari Firzi, por manipulojnë me letra.

Auditori i brendshëm i MKRS-së, B. Gashi, do të përballet me padi në gjyq për shpifje dhe falsifikim të dokumenteve zyrtare, nëse nuk e demanton raportin e publikuar në medie. Ndaj zyrtarit që me pengoi të ushtroj detyrën me datën 5 e 6 shkurt 2013 e në vazhdim (Firzi ) do të ngre kallëzim penal, meqë  pengimi në punë është shkelje e rëndë e ligjit, ndërsa mund të dënohet deri në tre vjet burg. Pres vetëm prononcimin e kryeministrit Thaçi e të kryeparlamentarit Krasniqi, të cilët para një muaji morën letër nga kryetari i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit Civil të Kosovës për shkeljen e rëndë që kanë bërë dy zyrtarët e MKRS-së. A do të ndëshkohen, apo do të shpërblehen nga shefi i tyre, duhet të presim edhe ndonjë ditë. Mbase dy zyrtarët shkelës të ligjit, shpresojnë se do t’i ikin burgut, meqë presin mbështetjen e dikujt nga qarqet e larta qeveritare, por unë do t’i ndjek penalisht deri në fund.

Por shpifja e ulët e auditorit Gashi, për kinse mungesën e 300 mijë eurove dhe për kinse mungesat e tjera, pasi këtë projekt e ka kontrolluar auditori i përgjithshëm pa asnjë vërejtje, i kalon të gjithë kufijtë.

Çka shpreson auditori, i cili renditë një mal shpifjesh kundër zyrtarëve e krijuesve të Kosovafilmit? Përkrahje nga shefat e vet? Shpërblim, apo gradim?

Para disa muajsh më vinte keq për pozitën e tij të rëndë. Më kanë thënë se e kanë kërcënuar më pushim nga puna, po nuk e nënshkroi shpifjen e shefave të tij; e di që mbase ka familje të cilën duhet ta mbajë; mbase shpreson të realizohet edhe në karrierë, por buka më shpifje e denigrime kundër të tjerëve është bukë turpi.

E ndjej vetën shumë më mirë si i akuzuar nga shpifësit e MKRS-së, se sa që e ndjenë veten ai si akuzues, i cytur nga të tjerët. Nuk e arsyetoj edhe pse ia përmendin si hendikep të qenit anëtar i LDK-së (ndërsa profesionistët e LDK-së i pushuan gati të gjithë nga puna), apo meqë e bëri gjashtë herë auditimin e  të njëjtit projekt, e detyruan të nënshkruaj gjëra që janë turp për një profesionist. Prandaj, do të përballet me gjyqin. Do të kërkoj t’i hiqet e drejta e auditimit, meqë e keqpërdori detyrën zyrtare për shpifje e falsifikim, sepse gjashtë herë ka deklaruar që s’ka asnjë vërejtje financiare, ndërsa për herën e shtatë, renditë një mal shpifjesh. Kur e tha të vërtetën dhe, kur gënjeu auditori i MKRS-së, B. Gashi?

U përqendrova në këtë auditor, sepse është ai i cili nën kërcënimin e përjashtimit nga puna i ka bërë gjashtë auditime në vitin 2006-2007 për projektin Kukumi. Ma ka thënë se pati presione të tmerrshme nga kabineti i ish-ministrit për të gjetur ndonjë parregullsi. E takova javën e kaluar në rrugë afër kino ABC-së.  Nga përshëndetja prej fajtori që ma bëri dhe nga rrudhja më supe e kuptova se donte të thoshte se s’ka ç’bënë. U  përpoqa ta arsyetoj disi qëndrimin e tij që dëshmon shumë për mungesat në karakter, por, kur i lexova gjithë ato shpifje në gazetë, me kapi tmerri se si mund të bëhet dikush aq i paskrupullt, pavarësisht presioneve.

Nuk po u hy me radhë akuzave të auditorit një nga një, sepse ka absurde që s’t’i kap mendja., por dua ta pyes auditorin e jo urdhërdhënësit e tij: ku e ka dokumentin që unë tërhoqa 10.000 euro nga xhirollogaria? Pse gënjen kur e përmend shifrën prej 300.000 euro, kinse nuk janë dëshmitë për to. Faturat i ka paguar shërbimi i financave të MKRS-së e jo unë. Për fshehje të dokumenteve ai apo shefi i tij mund të ndëshkohen. Pse shpif gjëra që u del rrena për fushe? Ato dokumente do t’ia kërkoj gjyqi së shpejti.

Pse gënjen për shumën 112 mijë euro, duke e fshehur dokumentacionin (faturat, kontratat, dëshmitë). Mediat mbase nuk ia kërkuan dëshmitë, por gjyqi do t’ia kërkojë një për një. Do ta ndihmojnë në gjyq ata që e futën në këtë lojë? Nuk ma merr menja. Do ta lënë në baltë.

Të shpifesh në medie me raport përplot  falsifikime dhe pa asnjë dëshmi nuk është e vështirë, por të përballësh me ligjin, do ta kesh shumë më vështirë, z. Auditor që i ndryshon ngjyrat e partive politike dhe paragrafët e raporteve, varësisht cili ministër është në krye.

Projektin Kukumi dhe projektete e tjera deri me 2010 nuk i udhëhoqa unë, çështjet financiare i kishte përsipër shefi i financave të Kosovafilmit, Adil Begolli. Ai ishte njëri ndër producentët më të mirë jo vetëm në Kosovë, por në ish-Jugosllavi. Kurrë s’pati  vërejtje ndaj punës së tij. Asnjëherë nuk kam dyshuar as unë në te, nuk dyshoj as tash, e di se të gjitha ato që thuhen në raport për shefin e financave janë shpifje të auditorit. Ndërkaq, duan ta baltosin edhe filmin “Kukumi”, filmin që mori çmime ndërkombëtare më shumë se të gjithë filmat ndër ne.

Akuzat denigrues në stilin e shpifjeve të UDB-së, përmendin vjedhjen e kamerës, prapë si akuzë ndaj meje! Mënyra se si është intonuar thyerja e zyrës sime, sa s’thuhet, drejtori është i dyshimtë! Kanë kufij pisllëqet e zyrtarëve të MKRS-së? Mendja e sëmurë e burokratëve dhe urrejtja patologjike kundër meje arrijnë deri në atë shkallë? Apo mbase është logjika staliniste e të menduarit: unë të akuzojë me një det shpifjesh, ndërsa ti do t’u përgjigjesh një për një të gjitha shpifjeve. Në fakt ata gënjejnë që nga fillimi, duke shpresuar se nga ky det gënjeshtrash diçka do të mbetet, sipas shkollës serbe të rrenave.

Dhe krejt në fund.



(Vota: 10 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora