E premte, 19.04.2024, 04:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezia polake - Marek Wawrzkiewicz

E enjte, 21.03.2013, 08:40 PM


POEZIA BASHKËKOHËSE POLAKE

 

MAREK  WAWRZKIEWICZ  ( POLONI )

 

KOHË E TRISHTË

 

( Zgjodhi dhje përktheu nga polonishtja :

Mazllum  Saneja )

 

NATËN NË SPITAL

 

Natën spitali shndërrohet në zbrazëtirë

Fashiten frymëmarrjet dhe shpirtrat

Ëndrra e trishtë bie nga retë e zymta

Bëhën pyetje për të nesërmen

A thua nesë do të ndodh

 

Natën vdiset

Në vetminë më të madhe

 

Nëna ime merr frymë

Askurrë ketë nuk e vështrova

Duart i ka të ngrohta

Nuk mendova për këtë

 

Ti qëndron prapa shpinës sime

Megjithatë unë e di praninë tënde

Nuk ka nevojë ta provoj me prekje.

 

Më fal që me aq zemërgjërësi

E ndaj dhembjen përgjysmë me ty

 

Nëntor, 2002

 

 

x          x        x

 

 

Nënës

 

Pesë muaj më dridhet dora

Pranë telefonit

 

Dhjetë herë isha

Nnë varrin tënd

Dhe asnjëherë nuk besova

 

Telëfoni hesht e unë diç them

Në zbrazëtirën e telefonit

 

Dhe kurrë nuk ishte ashtu

Kurrë Nuk e kuptoj këtë fjalë

 

Maj, 2003

 

 

x         x          x

 

Fotografia gënjen. Nëna ime

Askurrë nuk ishte ashtu e moshuar

Që kur kapërceva të dyzetat

Më kaloj

Mezi për ca muaj –

Sikur të mos i numëroja

Mirësitë dhe mençuritë

 

Sot kur jam afër të shtatëdhjetave –

E vështroj nënën time të re

Më e moshuar se unë

Vetëm për një vdekje

 

Maj, 2006

 

 

NUK DI

 

Në kafenenë e kështjellës në bodrumin e errët

Në tavolinë ndeza qiriun

 

Flaka shkatërron

Po nganjëherë fekondon

 

Një erë e lehtë godet gjuhën e flakës

Me vezullim ngre nga gjysmë-errësira

Murin e gurtë karriga të hekurta

Dërrasa të vjetëruara dysheme

 

Këtu më shumë errësirë se sa dritë

Ndoshta për këtë befas vësahtrova

Pllakën e varrit të cilin e vizitoj

Tashmë tetëmbëdhjetë vite

 

Sa bukur qëndron mbishkrimi mbi pllakë

Qirinjt dhe lulet të cilat fishken më shpëejt

Me siguri

Nuk dëshirojnë të jetojnë mbi të vdekurit

 

Një orë më parë të qafova

Pa ndjenja se të tradhëtoj tashmë tetëmbëdhjetë vite

 

Derisa tani ndeza qiriun

Dhe nuk di as vetë

 

Gusht, 2003

 

 

x         x        x

 

Pëllëmbë të duarve të shtrira

Dhe nuk ka pëllëmbë të tjera

Të duarve

 

Errësirë. Dhe buzëqeshja në errësirë

Dhe nuk kthjellohet

 

Era. Nga muri në mur

Zemra. Nga brinja në brinjë

 

Zbrazëtira.Nga tavolina

Deri në pafundësi

 

Edhe njëherë

Më kot të zgjohesh

 

Dhe të mos bësh

Asnjë pyetje

Pyetje të marrë

 

Korrik, 2003

 

 

NGJYRAT

 

Më pikturo pyllin e mështeknave në pranverë

Dhe barin e shkëlqyer dhe zogjtë e artë

 

Prapa këtij pylli le të jetë muri i lisave

Të blertë në të zez

Sikur të ktheheshin pardje

Nga përjetësia

 

Dhe shikoje imazhin

E asaj jete

Qëndro i mbështetur

Për trungun e drurit

Dhe qëndro e tillë çfarë je në të vërtetë

E kaltër e shkëlqyer

 

Maj, 2003

 

 

x       x         x

 

Nga çdo anë

Poezi të shkapërderdhura për ty

Fillimet apo thelbet

Fillimet e vijëzuara

Dhe fundi i supozuar

Koha nuk mbaron

Ndonëse neve nuk na përket

Natën e mirë, kohë

Dhe ti, dashuria ime e parealizuar

 

Prill, 2003

 

 

ZBRAZËTIRA

 

Hapësira tash aq vlen sa zbrazëtira

Zbrazëtira tashmë përmbush vendet

Pas paisjeve të shkatërruara ndjenjave të dikurshme

Dhe shpresave te kota

 

Megjithatë zbrazëtira është një pafuqi

Asgjë nuk mund të bësh me të

Nuk varet nga vullneti ynë dhe

Aktet qesharake

Nuk dëgjon lutjet tona të pasigurta

Dhe kërcënimet e të dobtëve

Vetëm mund ta vështrosh

Ajo ka forcën e pazëshme të heshtur

Të bindjes

 

Gjithnjë më tepër kam diç të përbashkët me të

Dhe gjithnjë më pak atë nuk e dëshiroj

E pranoj këtë, ndonëse pa dëshirë

Me siguri këtë e meritova

 

Mos mendo për këtë. Nuk mendoj për këtë

Edhe ashtu zbrazëtira ikën vjedhurazi

 

Natën e mirë, botë

Nesë të tjerë të presin të përshëndesin

Para tyre gjithnjë mëpak

Para tyre akoma më shumnë

Zbrazëtirë

 

Nëntor, 2008

 

 

DIEJ TË HERSHËM

 

Kujtimit të Jaros?aw Iwaszkiewicz-it

 

Pashë prapë diej të hershëm

Të ngrohtë të butë dhe të dashur

 

Ata që rrjedhën përmes gështenjave

Dhe panjët në një Wola polake

 

Diej përmbi Logjin dhe Varshavën

Përmbi Petersburgun dhe Nankin

 

Diç të reflektuar në tallaze të vogla

Liqej të mazurëve dhe të Suwalkit

 

Diej të viteve të shkuara pa kthim

Ata që nuk u shëruan nga plagët

 

Ata diej të frishkur, ndonëse gjithnjë

Që ndriçojnë errësirën  e kujtesës

 

Jo ata diej që plaguan sytë

Në shtigjet kah Stawiska

 

Mars, 2008

 

( Zgjodhi dhe përktheu nga polonishtja:

MAZLLUM   SANEJA)

 

SHËNIME PËR AUTORIN:  Marek Vavzhkjeviç (Marek Wawrzkiewicz)  u lind në Varshavë më 1937 . Kreu historinë në Universitetin e Logjit në Poloni. Poet, prozator, kritik letrar dhe përkthyes i njohur i gjuhes dhe letërsisë ruse. Është autor i 40 librave  - vëllime poetike, romane,  libra me ese, antologji dhe një sërë libra të përkthyera, para së gjithash nga gjuha ruse. Në mes tjerash botoi këto libra : „Kujtesa” – Poetëve të St. Petersburgut”(2003), Pastaj vëllime popetike : „Pasdite e vonë”(2001), „Çdo lumë quhet Styks”(2002,2003), „Eliada dhe poezi të tjera”(2003), „Peri gjithnjë më i hollë”(2005), „Dymbëdhjetë letra”2005), „Fund”(2006), „Drita”(2007). Që nga viti 2003 është kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Polonisë.

Marek Vavzhkjevic është poet i kursyer në fjalë, i papërsëritur në sintaksën poetike: ai në poezinë moderne polake solli një ndjeshmëri dhe intonacion të ri poetik.

(M.S.)



(Vota: 4 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora