E premte, 29.03.2024, 11:35 AM (GMT)

Kulturë

Zeqir Lushaj: Identiteti im kulturor

E enjte, 21.03.2013, 09:55 PM


(FOTO E AUTORIT, PEDAGOGJIKAS, 1964, ME KOSTUM KOMBETAR)

IDENTITETI  IM  KULTUROR

 

-Një Cikël me 7 vjersha, me  temën kulturore-

 

Nga Zeqir Lushaj

 

1. Më ruani “ojnen e kumonëve”

 

-E vjetër, nuk do të thotë –vjetërsirë-

 

Po po: -Le të jam primitiv.

Madje primitiv dua të jam,

Me gajasin modernizmat,

Të kam rixha... -Aman!

…!

Unë edhe sot në buzë,

I bie një flete-gjethi,

Ku ka bilbil ma t’bukur,

Le të çuditen mileti.

 

Me lëvore arre,

Prap e baj gërnetën,

I thonë pipiranxhë,

Ta lezeton festën.

 

Unë, baj ahëng-muzikë,

Me flokun e bishtit të kalit,

Me një tezgjah qershie,

Mbi një copë dru-manit.

 

Kur defi me lëkurë dhije,

Kercet në myhyrë dore,

Harlisen krejt çiknia,

Me orkestren defatore!

 

Unë, me një çekiç hekuri,

Me mirë se çdo internet,

Shkruaj në rrasë të gjallë,

Ashtu çka e siç dua vet.

 

Ju, mor top-modele, ju që,

Shkërryhi në Bik-Bradhër,

Ini larg sevdasë së bareshës,

Në ortek bore a midis ashtës.

 

Sa shumë gjëra nuk i dua,

Aaah, sa shumë e shumë,

Kohët përplasen si demat,

Stepem, në primitiven–Unë.

 

Mos më qortoni, ju lutëm,

E di “moshën e internetit”,

Më ruani “ojnen e kumonëve”,

Të tjerat…:”Jau falësha Dreqit”.

./.

 

2. RREHE TELIN, DJAL!

– Thirrje–

 

Haajde!,

Bjeri telit…,

Meeerrja njëherë…,

Rreeehe telin, djal!

 

Mbi një copë dërrasë,

Dërrasë drumani,

Me tezgjahun,

Një copë lvore prej qershisë.

 

I thonë tezgjah,

Në gjuhën popullore,

Tezgjah që ëndë,

“Dizenjon” e melodisë.

 

Hajde,…hajde,

Rrehe telin, djal,

Bjeri sharkisë:

 

Fjala mbi tel…,

Është Fjala…,

(Fjala, plus notat…,

Janë kod),

Kod, në vesh të Perendisë!

./.

 

3. KANGËT…

 

– Si rrëfenjëz –

 

Kur po rritesha,

kangët me tërhoqen për flokësh.

 

Edhe kur mund të luhatesha,

kangët ma ruajtën drejtpeshimin.

 

Kur mund ta humbja rrugen,

Kangët ma treguan shtegun.

 

Edhe kur u drojta se: – asgja nuk di,

kangët me thanë: – Ne flasim për Ty.

 

Një ditë, nëse do të vuaj në lëngim,

kangët, do t’i kem si lubrifikim.

 

Në rrugën time, tërë jetën,

(mendoj se, masshumti),

te kangët e gjeta veten .

./.

 

4. HAS, 1983

 

Këngët janë ditar për historinë,

Janë, si lisat e gurët plot emra,

Këndoni-këndoni, o djemt e Hasit,

Kendoni, he ju këndoftë zemra!

 

…!

Duket se gruri, përkundet në valle,

Bjeshka e Pashtrikut, hesht, dëgjon,

12 rezervuaret ja bëjnë me sy diellit,

Flladi i pranverës ballin na freskon.

 

Sheh Kuksin e Ri, në kaltërsi liqeni,

Në prehër të Gjallicës, lule në kurorë,

Këngët rrjedhin si krojet në rudina,

Zemra i shton rrahjet në krahëror.

 

Kur ambël çiftelisë i bie Hysen Dida,

E Rrustem Çela e përcjell me sharki,

Sikur rrijmë me vëllezërit Merimana,      *

Koburja e Ramadanit na e ban me sy.      *

 

…!

Këngët  janë, ditar për historinë,

Janë, si lisat e gurët, plot emra,

Këndoni–këndoni, o djemt e Hasit,

Këndoni, he ju këndoftë zemra!

./.

 

*Dy vëllezërit, me një  emër – Merimantë e Jakup Brahës, nga Luma e Kuksit.

*Ramadan Zaskoci-luftëtar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

-------------------------

5.  IDENTITETI  IM  KULTUROR

 

-Meditim, në udhëtimet e mia të përvitshme, Amerikë - Europë -

 

 

…!

Kur e pres biletën për në Shqipëri,

Çiftelia e Isuf Shiqerit,                                  1)

Më shoqron me melodi.

 

Kur avjoni ngrihet, them: -“Bota e pat”!

Fyelli i Ramiz Bardhecit,                                2)

Emocionet , m’i zbut pak…!

 

Merret lartësia…, avjoni ecën “i qetë”,

Pshtjellaki i gjanë, i Xhevahire Gashit,        3)

Si radar, rrotullohet mbi retë!

 

E, kur “bum-bum”, bijem në pikiadë,

Lodraxhia zeshkan, musteqecangël,             4)

Ma luen synin, e mi rreh krahtë!

 

Në Rinas, me fishkëllimë gomat shllapiten,

Shoh, Hazirin e famshëm të Kepenekit,        5)

Vallja e Tij e ka betonue pistën!

…!

Udhëtimet e mia Amerikë–Europë,

M’i lehtëson identiteti im kulturor,

Këta tropojanë që nuk kan ma shokë!

 

I kam duartrokitur në livadhe e në skena,

Tani, i kujtoj me mall edhe nëpër qiej,

(Nuk duartrokas), por…, prap, bashkë jena.

./.

 

1) Isuf Shiqeri: Instrumentisti veteran i Malësisë së Gjakovës. Ka regjistrimin

e parë me çifteli në Radio “Tirana”

2) Ramiz Bardheci (Gjyriqi): Fyelltar tradicional, ma i madhi që ka nxjerr Tropoja.

3) Xhevahire Gashi: Valltarja fantastike, që edhe në kohen e izolimit të gjatë monist,

mahniti jo vetëm spektatorët shqiptarë, por edhe ata në skenat europiane e aziatike të kulturës..

4) Është fjala për Malush Shabanin e Brahim Gigën: Lodraxhi të famshëm të Tropojës.

5) Hazir Rrustemi: Valltar folklorik, më virtuozi që ka nxjerrë Tropoja, në të gjitha kohërat.

./.

 

Nga e majta: Hysen Dida, Zeqir Lushaj ,Rexhep Kovaçi,, Hamdi Llukaxhiu (afarist i muzikës

nga Kosova), e Rrustem Çela.

-Tiranë, 1993-

 

6. YLBER KANGËSH, PËRMBI DRI…

 

“ Ylber kangësh përmbi Dri…,

Një kushtim, për miqtë e mij …”

- Autori –

 

– Treshes së mirënjohur të rapsodve: -Dida, Çela, Kovaçi –

 

Sikur brigjet, që i lidhë ura,

krahpërkrah, lidh Hasi e Luma.

 

Kunorë – kangësh, mrekulli,

si ylber bjen përmbi Dri.

 

Zemrat thonë me jetë i paçim,

Didën, Çelën dhe Kovaçin.

 

Orët e bjeshkës n’mal të Sharit.

ja bekojnë bilbilat Hasit,

 

N’Gjallicë zana, ndalë skej djepit,

– Ndieja bir, – zanin Rexhepit!

 

N’tel t’sharkisë, kur treshja ulet,

n’fushë t’Kosovës po çelin lulet,

 

N’Kukës të Ri, kanga nxan vend,

po e shkrin akullin mbi liqen.

 

Janë tre djem që i qëndruen motit,

tuj ja rritë emnin rapsodit,

 

Lidhë si vëllazën ndërmjet veti,

kurr s’lakmuen nga kurbeti,

 

Qelibar n’kangë e shoqni,

e ruejnë folklorin me tapi.

./.

New Jersey, prill 2005

---------------------

 

7. NJË FJALË E MIRË

– Faleminderit –

 

Duke dëgjuar këngët e mia,

(Këngët e shkruara nga Unë) ,

Këtu e,

30- 40 vjet më parë,

 

Në anën tjetër të Botës,

Në USA, …Dikushi…,

Ma shtërngoj dorën:

-Baca Zeqë!…

 

…Baca Zeqë!,

-Edhe “at’herë”… 1)

…Edhe at‘herë,

Tek je kanë gjallë!

…!

Fjala e mirë, e sinqert,

Është një “Çmim”,

(Çmim, që të nxit shumë),

 

E ka këtë falënderim,

Edhe nga Unë.

./.

1) -  “at’herë” – nënkupto, kohën e Monizmit!

-----------------

(Për ZemraShqiptare, nga NJ, USA, 21 Mars 2013)



(Vota: 43 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora