| E enjte, 21.03.2013, 10:54 PM |
NJERIU QË
SHKRUAN PËR TË TJERËT
-
Timo Mërkurit-
Në ekuinoksin e Pranverës, dhe në Ditën e Poetëve
Nga Drita Lushi
Një libër
që më mbërriti në punë ditëdatën e 13 – marsit, jo vetëm që ishte një surprizë,
por mu duk dhe si një urim dhe ogur i mirë për ditëverën që po priste pas dere, e që une do i çelja
portën e stinës së shpirtit tim
në datë 14 .
E unë, që
i gëzohem si fëmijë çdo surprize, e çdo pranvere, nuk kisha si të mos bëhesha
“superticioze” duke i thënë vetes: “kjo stinë do jetë e mbushur me libra”
Nuk ka
gjë më të bukur se librat!
Ju mund
të thoni që ka edhe më bukur se librat, mund të doni detin, lumin, malin,
shëtitjet, udhëtimet.Dakord, edhe unë i dua, por jo më shumë se
librin.Skepticizmit tuaj une i kaloj anës duke qeshur nën buzë dhe nuk ndeshem
me të.
Pas
“THOMAI QË MBOLLI KRIPË” që më erdhi si surprizë, në
vitin 2012, “EPOKA QË VERBON POETËT” ishte një tjetër dhuratë e Timo
Mërkurit!
Kush
ështëTimo?
Nuk e
njoh personalisht, por njoh fjalën e
tij, përmes librave, por edhe përmes një kartoline poetike publike në Krishtlindjen e vitit
2012, drejtuar mua.
Hap
internetin dhe kërkoj emrin e Tij.
Po të
lexosh ne Blogun e Timo Mëkurit, veç
Detit Jon e fotos së tij është kjo shprehje, që mu ngulit
në mëndje:
“Ah, ky
det, ky det që nis te zemra ime”
E nuk ka
si ndodh ndryshe!
Ky njeri
me zemrën e pashtershme si det, i ka
marre gjithë mirësinë, valët,
qetësinë,
frymëzimin dhe në muzg, apo agim, nuk e ndal valën e fjalës per poetët dhe shkrimtarët, me përsiatjet e tij të
mrekullueshme që mbartin, thjeshtësi, profesionalizëm, mirësi, dhe art studimor.
Nuk marr
përsipër te bëj përsiatje, mbi përsiatje, sepse këto i ka bërë më shumë se
bukur Timoja, por thjesht desha të falënderoj dhe përgëzoj këtë njeri që si
ndihet zëri, por i ndihet fjala! Ai
nxjerr në pah vlerat e kolegëve, por dhe të shume traditave e zakoneve
të shqiptarëve, ngjyrat dhe tabanin popullor të poezive, që në dukje shfaqin aq modernizëm!
Kush më
mirë se ai flet per vajet,apo për isopolifoninë si një pjesë e kulturës dhe historisë autentike shqiptare?
Por që ta
kuptosh dhe besosh duhet të lexosh librin “EPOKA QË VERBON POETËT”
Ky liber
lexohet me ëndje, jo vetëm nga ata për
të cilët ka shkruar Timo, por nga një masë e gjerë njerëzish, sepse mbi të
gjitha ke ç’mëson dhe shijon!
Pasi lexoj faqet e para, ku ai “përshëndet” me fjalët e tij gdhendur bukur të gjithë
poetët e shkrimtarët dhe veprat e tyre,
u ndala pak tek ai letërkëmbim i
mrekullueshëm i Timos me të madhin dhe
të paharruarin Mikun Tonë të shtrenjtë Daniel
Gazullin.
Perjetova
të njëjtat emocione si herën e parë kur
lexova gjithë mençurinë tokësore dhe poetike të këtyre dy burrave :Jugorit dhe Veriorit, e aty pashe
gjuhen e shkrirë aq bukur mes dy
shqiptarëve të vërtetë.
U
riktheva pak çaste prapa në qershor 2011,
nga ky letërkëmbim, por libri dhe faqet e tij s’të linin të qëndroje në vend.
Pa
kuptuar arrij fundin!
Ku ka
një fund më të bukur se sa ky, që thotë
shrimtari Timo Mërkuri:
“Aty ku
s’jam, dërgoj zemrën time”- kur s’mundet ti përgjigjet një ftese poetike nga
miqte e tij.
Dhe kam
bindjen se miqtë e kuptojnë fare mirë, se bashkë me zemrën, ai çon dhe fjalen e
ti magjike, që zbukuron çdo gjë që prek!
Ky burrë,
nuk lindi poet, as shkrimtar.Madje profesioni i shifrave, nuk ka lidhje me
atë të fjalës. Po ç’rëndësi ka kjo?
Fjala nuk
do shkolle më vete. Atë e ka brenda vetes çdo njeri.
E
rëndëishme ështe të dish ta shprehësh, të mos e ndrydhësh, por të dhurosh përmes saj dashuri dhe mirësi siç
bën Timo.
Kisha
kohe që lexoja përsiatjet e tij të bukura, që nga Poezia e Fatos Arapit dhe për
shumë e shumë të tjerë.
Pot
mbërritja e këtij libri të ri, me dha shtysën për të shkrojtur dy fjalë për
këtë njeri.
Une nuk
jam kritike arti, e as nuk di të flas me
fjalë të mëdhaja. Ketë e ka bërë kaq
bukur Profesor Fatmir Terziu me
titullin : “Leximi identitar i Mërkurit”
Fjalët e
mëdhaja une ua lë njerëzve të mëdhenj.
Une jam
thjesht një grua, që do poezinë dhe artin në tërësi e si e tiile mund të flas
vetëm me fjale shpirti dhe zemre!
Se fundi
një pyetje i nderuar Timo: Ku e gdhend fjalën dhe ku e ngjyen penën e artit
tënd?
Gëzuar
ditën e poetëve !
Faleminderit!