E enjte, 14.11.2019, 12:18 PM (GMT)

Kulturë » Drita

Drita Lushi: Njeriu që shkruan për të tjerët

E enjte, 21.03.2013, 09:54 PM


NJERIU QË SHKRUAN PËR TË TJERËT

- Timo  Mërkurit-

Në ekuinoksin e Pranverës, dhe në Ditën e Poetëve

Nga Drita Lushi

Një libër që më mbërriti në punë ditëdatën e 13 – marsit, jo vetëm që ishte një surprizë, por mu duk dhe si një urim dhe ogur i mirë për ditëverën  që po priste pas dere, e që une do i çelja portën e stinës    shpirtit tim  në datë 14 .

E unë, që i gëzohem si fëmijë çdo surprize, e çdo pranvere, nuk kisha si të mos bëhesha “superticioze” duke i thënë vetes: “kjo stinë do jetë e mbushur me libra”

Nuk ka gjë më të bukur se librat!

Ju mund të thoni që ka edhe më bukur se librat, mund të doni detin, lumin, malin, shëtitjet, udhëtimet.Dakord, edhe unë i dua, por jo më shumë se librin.Skepticizmit tuaj une i kaloj anës duke qeshur nën buzë dhe nuk ndeshem me të.

Pas “THOMAI    MBOLLI KRIPË” që më erdhi si surprizë, në vitin 2012, “EPOKA QË  VERBON  POETËT” ishte një tjetër dhuratë e Timo Mërkurit!

Kush ështëTimo?

Nuk e njoh personalisht, por njoh  fjalën e tij, përmes librave, por edhe përmes një kartoline  poetike publike në Krishtlindjen e vitit 2012, drejtuar mua.

Hap internetin dhe kërkoj emrin e Tij.

Po të lexosh ne Blogun e Timo Mëkurit, veç  Detit  Jon  e fotos së tij është kjo shprehje, që mu ngulit në mëndje:

“Ah, ky det, ky det që nis te zemra ime”

E nuk ka si ndodh ndryshe!

Ky njeri me zemrën e pashtershme si det, i  ka marre gjithë mirësinë, valët,

qetësinë, frymëzimin dhe në muzg, apo agim, nuk e ndal valën e fjalës per poetët dhe  shkrimtarët, me përsiatjet e tij të mrekullueshme që mbartin, thjeshtësi, profesionalizëm, mirësi, dhe art  studimor.

Nuk marr përsipër te bëj përsiatje, mbi përsiatje, sepse këto i ka bërë më shumë se bukur Timoja, por thjesht desha të falënderoj dhe përgëzoj këtë njeri që si ndihet zëri, por i ndihet fjala! Ai  nxjerr në pah vlerat e kolegëve, por dhe të shume traditave e zakoneve të shqiptarëve, ngjyrat dhe tabanin popullor të poezive, që në dukje shfaqin  aq modernizëm!

Kush më mirë se ai flet per vajet,apo për isopolifoninë si  një pjesë e kulturës dhe historisë  autentike shqiptare?

Por që ta kuptosh dhe  besosh duhet të lexosh  librin “EPOKA QË VERBON POETËT”

Ky liber lexohet me ëndje, jo vetëm  nga ata për të cilët ka shkruar Timo, por nga një masë e gjerë njerëzish, sepse mbi të gjitha ke ç’mëson dhe shijon!

Pasi  lexoj faqet e para, ku ai “përshëndet”  me fjalët e tij gdhendur bukur të gjithë poetët  e shkrimtarët dhe veprat e tyre, u ndala pak tek ai letërkëmbim  i mrekullueshëm  i Timos me të madhin dhe të paharruarin Mikun Tonë të shtrenjtë Daniel  Gazullin.

Perjetova të njëjtat  emocione si herën e parë kur lexova gjithë mençurinë tokësore dhe poetike të këtyre  dy burrave :Jugorit dhe Veriorit, e aty pashe gjuhen e shkrirë  aq bukur mes dy shqiptarëve të vërtetë.

U riktheva pak çaste  prapa në qershor 2011, nga ky letërkëmbim, por libri dhe faqet e tij s’të linin të qëndroje në vend.

Pa kuptuar arrij fundin!

Ku ka një  fund më të bukur se sa ky, që thotë shrimtari Timo Mërkuri:

“Aty ku s’jam, dërgoj zemrën time”- kur s’mundet ti përgjigjet një ftese poetike nga miqte e tij.

Dhe kam bindjen se miqtë e kuptojnë fare mirë, se bashkë me zemrën, ai çon dhe fjalen e ti magjike, që zbukuron çdo gjë që prek!

Ky burrë, nuk lindi poet, as shkrimtar.Madje profesioni i shifrave, nuk ka lidhje me atë  të fjalës. Po ç’rëndësi ka kjo?

Fjala nuk do shkolle më vete. Atë e ka brenda vetes çdo njeri.

E rëndëishme ështe të dish ta shprehësh, të mos e ndrydhësh, por  të dhurosh përmes saj dashuri dhe mirësi  siç  bën Timo.

Kisha kohe që lexoja përsiatjet e tij të bukura, që nga Poezia e Fatos Arapit dhe për shumë e shumë të tjerë.

Pot mbërritja e këtij libri të ri, me dha shtysën për të shkrojtur dy fjalë për këtë njeri.

Une nuk jam kritike arti, e as nuk di  të flas me fjalë  të mëdhaja. Ketë e ka bërë kaq bukur Profesor  Fatmir Terziu me titullin  : “Leximi  identitar i Mërkurit”

Fjalët e mëdhaja une ua lë njerëzve të mëdhenj.

Une jam thjesht një grua, që do poezinë dhe artin në tërësi e si e tiile mund të flas vetëm me fjale shpirti dhe zemre!

Se fundi një pyetje i nderuar Timo: Ku e gdhend fjalën dhe ku e ngjyen penën e artit tënd?

Gëzuar ditën e poetëve !

Faleminderit!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT