E enjte, 25.04.2024, 04:01 PM (GMT+1)

Kulturë

Alban Voka: Drita magjike e Kosovës në Paris?

E enjte, 21.03.2013, 10:34 PM


VEPRA “NDIZ DRITËN MAGJIKE” E SALI BASHOTËS BOTOHET NË PARIS

Shtëpia e botuese “L’Harmattan” në Paris këto ditë e botoi në gjuhën frënge  librin me poezi “Ndiz dritën magjike”(“Allume la lumière magique”) të poetit Sali Bashota. Libri është përkthyer në gjuhën frënge nga Frédérique Duversin, ndërsa promovimi i tij u bë para disa ditësh në Teatrin Lucernaire të Parisit.

Ky botim prej 142 faqesh, i ndarë në 9 cikle me gjithsej 102 poezi, u përfshi në kolonën e njohur të kësaj shtëpie botuese, në të cilën përfaqësohen “poetë nga pesë kontinente” dhe, gjithsesi, është një afirmim i poetit Bashota në gjuhën frënge, por edhe i vlerave të letërsisë shqipe.

Botimi i librit në frëngjisht është bazuar në botimin shqip të  Shtëpisë botuese  “Rozafa” të Prishtinës, e cila në vitin 2002 i botoi këto poezi të Sali Bashotës, sipas përzgjedhjes dhe parathënies së  Ali Podrimjes.

Në pasthënien e librit në frëngjisht, ndër të tjera, thuhet se: “Vepra ‘Ndiz dritën magjike’ prezanton poezi të shkruara midis viteve 1986-1999, në periudhën e turbullt në Kosovë. Në këto poezi  është e pranishme vuajtja e një populli para një konflikti vdekjeprurës (…).  Më tutje thuhet se “aluzionet që dalin nga mitologjia dhe heronjtë shqiptarë e bëjnë poetin dëshmitar të një faqe të historisë së vendit të tij, i cili nuk kalon pa u evokuar te lexuesi…”

Shtëpia botuese  “L’Harmattan”, e cila i ka libraritë e saja në shumë vende të botës e ofron këtë libër me parapagim për lexuesit edhe në versionin elektronik, ndërsa ky është prezantimi i dytë i veprës së këtij poeti në gjuhën frënge. Në vitin 2010 Shtëpia botuese  “Xanthippe” në Zvicër e botoi librin e Sali Bashotës  me titullin “Beauté maudite” (“Bukuri e nëmur”), po ashtu, me përkthim të Frédérique Duversin dhe me parathënie të Ivonne Denise Kochli.

Kohëve të fundit këtij poeti iu iu botua vepra në gjuhën bullgare “?????????? ???????” (“Bukuri e nëmur”), përkthyer nga Denica Veleva dhe me parathënie të Rusana Bejlerit, pastaj vepra në gjuhën suedeze “När himlen tystnar” (“Kur hesht qielli”), përkthyer nga Gunnar Barkenhammar dhe me parathënien e përkthyesit,  si dhe në Bukuresht u botua në dy gjuhë rumunisht-shqip vepra me studime letrare për këtë autor, me titullin” Sali Bashota pre?uit de scriitorii români”/Sali Bashota i vlerësuar nga shkrimtarët rumunë”, përkthyer nga Baki Ymeri dhe me parathënie të Luan Topçiut.

Sali Bashota është autor i afër tridhjetë librave me poezi, prozë poetike, studime për letërsinë dhe kritikë letrare. Gjithashtu, është njëri ndër poetët më të përkthyer të Kosovës në gjuhë të ndryshme të botës dhe i përfaqësuar në shumë antologji brenda dhe jashtë vendit. Poezia e tij është përkthyer në anglisht, frëngjisht, gjermanisht, rumanisht, polonisht, italisht, turqisht, suedisht, hungarisht, arabisht, bullgarisht, maqedonisht etj., ndërkaq  veprat e tij me poezi janë promovuar në Bukuresht, Basel, Paris, si dhe në festivale të ndryshme ndërkombëtare të poezisë.

Është nderuar me çmime të larta letrare në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, siç janë: “Pjetër Bogdani” (1999), “Pena e Artë”(1990 dhe 2000), “Menada”(2004)  Çmimi i Mitingut të Poezisë në Gjakovë (2006 dhe 2012), “Serembe” (2010), Çmimi i Ministrisë së Kulturës(2012) etj.

(A. Voka)



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora