E premte, 29.03.2024, 12:23 PM (GMT)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Lotët e nënës time

E merkure, 20.03.2013, 07:20 PM


Cikël me poezi? nga Shahin Ibrahimi

 

Lotët e nënës time

 

Dy sy si diamantë ndrinin në faqet e saj

Ata ishin lotë, lotë nëne në kujtim

Që tregonin mankthin e zemrës vrarë

Loti me rënkim,dhuratë është shpërblim.

 

E qetë me shikimin zhbirues,por në pritje

I bënte jetës së saj autopsinë në breza

Dy eksode të ndarë,shpirti nuk ja priste

Me ç`melhem zemrën,ja ka ushqyer shpresa.

 

Nga dhuna e genocidit vendlindjen lanë

Oh sa tmerre e plagë ,ka ajo kujtesë

Për jet më të mir,hypën në anjet fantazmë

Gjashtë muaj pritje pa haber,oh ç`strsë

 

Dhe zgavrat e syve,këto strese tregojnë

Perdet e kohës nuk i fshehin këta lotë

Lumenjtë dalin shtratesh,kur zemrat vajtojnë

Kujtesën e saj të hidhur,ne ta mbajmë ngrohtë.

 

Nga sytë e ngujuar,prej nesh fjalë priste

Mushkritë e fëminisë jeta s`ja kthen dot

Sa shumë drejt vend lindjes do donte të ngiste

Por pritja shpërblimin,ja ktheu veç me lot.

 

Dy sy si diamante ndriçojnë faqet e saj

Si pikturë dhëmshurie nga mjeshtër pikturuar

Sa shumë do të doja,pranë saj të qaj

Të risillja kujtimet e shkuar.

 

Qanë kandili

 

Ndalën gjethet e vjeshtës për ty

Djegur nga dielli i mallit

Pena dridhet në ethe për çdo shtëpi

Loti në sy mban të fshehur hallin.

 

Pranvera pret sythe të reja

Në shtëpi ska më sofra blerimi

Shakave të vjetra iu shua hareja

Ulliri ska kokrra,e mposhti vajtimi.

 

Kandilat ndezur flakërojnë dhimbje

Qanë zemra si grua pa burrë

Fëmijët oborrit nuk ndjejë më zbavitje

Na la ajo, që derën se mbylli kurrë

 

Zogjtë lanë folenë u larguan

E përlotur qëndron sot shtëpia

Miqtë që vinin shpesh u rralluan

Bari është rrit,macja qan si fëmija.

 

Ajo që na mblidhte nuk është më

Oxhaku nuk ka më prush në vatër

Vajtimi se ktheu,ajo po na lë

Mallin e gjyshes s`ma mbush asgjë tjetër.

 

Sytë e mëkatit

 

Sdi,pse sytë tu venitën

Nuk e  kanë dritën e parë

Në një det lotësh u mbytën

Si dy zogj me krahë të vrarë.

 

Flatra e verbër e shikimit

Mankthin tim mori në krahë

Fluturon në krahë pendimi

Në një qiell kur diell s`ka.

 

Dhe sytë të duken, mëkatarë

Shmangen në shikime përballë

Ata s`janë më lajkatarë

Nuk qeshnin më,siç qeshnin më parë.

 

Kur u mbyt Titaniku, mos e pe vallë

Apo në Hiroshimë, ti ishe

Të tilla hatara, ti mund të kesh parë

Që tu venitën, të ëmblat shikime.

 

Sytë e tu tani, lotë imitojnë

Ata janë bërë, pa shkëlqim

Falju ngjyrave ylberit, të ndihmojnë

Të ndjejsh po atë vezullim.

 

Kujtimi mes dallgëve

 

Loti njom lulet që hedh në det

Me lot shkruaj këngën e vajtimit

Loti shpreh çdo ndjenjë që troket

Me lot dua të shpreh dhe pendimin.

 

Shikimin tonë e përpin kripa e detit

Më të ëmbël shijen ju a servir

Në kërkim tuaj djersë prej sikletit

Humbët,për një jetë më të mirë.

 

Sa herë që ka det, dal unë në breg

Mos dallga pendohet të kthen pranë meje

Nga pritja e gjatë kjo zemër është djeg

Lapidarëve ju ngrin gjaku në deje.

 

Dielli vë perde nga shikimi ynë

Pendimi vjen dhe nga thellësitë

Amanetin e fundit duam të dimë

Humbët për një jetë më të mirë.

 

Sa të më rrahë zemra,të shoh nga sytë

S`ta fal o det krimin që ke bërë

Shpresën me lot do sjell këtu për ditë

Ndoshta jetojnë,në një jet më të mirë.



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora