E enjte, 25.04.2024, 07:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Albana Mëlyshi Lifschin: Gjyshja

E merkure, 20.03.2013, 08:02 PM


Gjyshja

- Fragment nga romani n? proçes…-

Nga: Albana Mëlyshi Lifschin

Atë kohë, ne banonim në dy apartamente me nga dy dhoma e një kuzhinë përballë njëri-tjetrit, në një pallat të bukur në forme L-je që krijonte një oborr të madh dhe të bollshëm për fëmijët. Mund të ketë qënë nga pallatet më të bukura për atë kohë në kryeqytet. Praktikisht unë u rrita nga gjyshja. Ajo shfaqej n? korniz?n e der?s si nj? piktur?. Shamia e zez? zbulonte nj? ball? t? lart?, prej fisnikeje. Sytë boj? qielli t? thell? të mbërthenin në vëmendjen e tyre. Qafa  e saj bor? e bardh?  kontrastonte me shaminë dhe fustanin e zi.

Flok?t, q? i dilnin vjedhurazi n?n shami, ishin nj? p?rzjerje thinjash të argjenda me ngjyrën e kallirit të pjekur. Më pëlqente ta vëreja gjyshen kur hiqte shaminë e zez? nga koka dhe çkoliste g?rshetat e gjat?, por të holluar nga koha. Krihte flokët dhe ato fije thinjash q? i mbeteshin n? kreh?r, i mb?shtillte rreth gishtit tregues dhe i digjte me nj? fije shkrep?se. Pastaj flokët i b?nte p?rs?ri g?rshet dhe i fshihte n?n shaminë e zez? duke lënë pakëz  nga gjysmë kurora të shfaqej.

N? dhom?n e saj ishte nj? raft i vog?l dy kanat?sh, t? cilin gjyshja e mbante gjithnj? me çel?s,

  kishte premtuar se do të më tregonte se ç’kishte n? t? kur unë t? mbushja 14 vjeç. Ai raft u bë  kureshtja ime.

Shkollën e kisha pranë dhe luaja në oborrr gjithë ditën deri sa vinte ora për t’u  bërë gati. Gjyshja më thëriste  ndonj?her? nga dritarja  për të më dërguar t? blija ndonj? send, e unë  p?r t? mos humbur nga loja shkoja e kthehesha me nj? frym?. Gjyshen kjo e k?naqte. Më puthte n? ball? dhe më thosh:”E mira e nan?s! Ti më par? vjen, se shkon”.  Në fakt nuk më p?lqente të më nd?rprisnin nga loja. E keqja ishte q? gjyshja kishte edhe dy shoqe të  tjera shamizeza që nxirrnin kok?n nga dritarja  dhe më pyesnin për të. Ndonj?her?  doja të bëja sikur s’dëgjoja, por ishin shoqet e gjyshes. Më dukej se të gjitha plakat me shami të zeza në kokë ishin shoqe të gjyshes.

Nj? dit?, para se të hyja në klasën e gjashtë, tek  po haja e shkujdesur nj? cop? petull, gjyshja q? po shpupuriste prushin n? sob?, u kthye nga unë dhe tha:

-Mbuloi ato gjunj? t? shtremb?r, se m?rzitem kur t’i shoh!

U tremba  shumë nga toni i papritur i gjyshes dhe veçan?risht nga p?rplasja e mash?s mbi dysheme. Syt? e kalt?r t? saj nuk ishin të butë si zakonisht. Në të kundërt. Ika nga kuzhina e gjyshes dhe u mbylla n? dhom?n ku flija dhe qava. Gjyshja s’më kishte folur kurr? ashtu. Edhe kur e m?rzisja ndonj?her?, p?rs?ri pajtoheshim shpejt. Kisha mësuar dob?sin? e saj për akullore. Zbrisja me vrap n? trotuar  ku qëndronte karroca e akullores. Blija nj? kaush me akullore p?r vete, dhe nj? p?r gjyshen. I bija der?s lehtë-leht? tre her?, dhe zgjasja dor?n me kaushin e akullores. Gjyshja qeshte me atë “ho-ho-ho-në” e saj të  veçantë dhe gjithçka ishte n? rregull. Po k?saj radhe qe ndryshe. Mora inat me gjyshen. U ngrita nga shtrati dhe iu afrova pasqyrës së madhe të dollapit. Ngrita pak fustanin dhe bashkova k?mb?t. K?mb?t më  puthiteshin plot?sisht. Pse më tha gjyshja që i kam t? shtremb?r? Gjithësesi, vendosa të mos dalë nga dhoma deri sa mamaja të kthehej nga puna. Kur ajo hyri në shtëpi unë i dola përpara:

-Mami! Gjyshja m?  shau. Më tha q? i kam gjunj?t e shtremb?ra! Ja m? thuaj ti, i kam t? shtr?mb?ra? Dhe puthita edhe një herë gjunjët. N?na më afroi pran? vetes. E kishte kuptuar hilen? e gjyshes. Më tha se kisha hedhur shtat e s’duhet t’i mbaja m? aq t? shkurt?ra fustanet. Atë pasdite ajo ia uli pal?n fustanit tim kat?r gisht, dhe më porositi q? kur t? ulesha t? isha m? e kujdes?shme, e jo të rrija me këmbë të hapura.

Kur  mbusha trembëdhjetë vjeç gjyshja filloi të më m?sojë se si t? punoja me shtiza dhe me grep. Por kjo më mërziste. Më pëlqenin më shumë rrefenjat e saj. Ato i thithja. Pas çdo legjende t? gjyshes, bija n? mendime. Më kishte thënë se  dikur,në moshën time, vajzat  bëheshin gati të shkonin tek burri, dmth të martoheshin. Më tregoi për vajzat malësore që i fejonin që në djep.

-Edhe ty q? n? djep të kan? fejuar? e pyeta unë duke shpresuar që të dëgjoja ndryshe  për të.

-Edhe mua! -tha ajo dhe qeshi: ho-ho-hoo!

-Ma vun? token e floririt n? djep. Isha nj? foshnj? e sh?ndetshme. Plot djepi. K?shtu m? kan? treguar. Ishte ver? dhe djepin nëna ime e kishte l?n? p?rjashta n? oborr. Aty erdhi plaku i sht?pis? s? gjyshit t?nd, dhe tha:” Kjo vajz? ?sht? p?r sht?pin? ton?”.

-Uaaa! Po gjyshi? Ku ishte gjyshi at?here?

-Gjyshi yt, duhet t? ket? qen? duke ec? k?mba dora n?p?r sht?pi, se un? me t? kishim dy vjet diferenc? n? mosh?.

-Hahahaha! qesha unë, që e kisha vështirë të përfytyroja gjyshen ne djep dhe gjyshin këmba doras.

-Por sa vjeç ishit kur u martuat?

-Un? isha tetëmbëdhjetë vjeç at?here, dhe ai nj?zet.

-A ishte djal? i bukur gjyshi, nana?

-Po, ai ka q?n? i gjat? e i pash?m.Un? isha e shkurt?r.

-Ti je e bardh?, dhe e rrumbullak?t  nana, je si..si..akullore,- thashë dhe gjyshja qeshi edhe nj?her? me “ho-ho-n?” e saj.

Dhe  kridhesha n? ?ndrra. Vajzat malsore me siguri mendonin t?r? jet?n e tyre se si do t? ishte ai me t? cilin do t? martoheshin. I gjat?? I shkurt?r? I pash?m? I shëmtuar?

A nuk u rrihte zemra n? çdo hap q? hidhnin duke menduar se p?rpara do t’u dilte papritur i fejuari i saj që s’e kishin parë kurrë? Fantazoja një burim uji. Ai shfaqej gjithnj? si n? mjegull Gjithnj? tek burimi, tek i k?rkonte vajzës nj? pik? uj? nga bucela e saj. Po ai mund t? pinte vet? uj? nga burimi apo ajo? Po ashtu nuk do t? ishte bukur. Në përfytyrimin tim shihja dy duar t? bardha, t? bashkuara me njera tjetren dhe n? at? grop? uji duarsh, trimi vinte buz?t dhe pastaj e falenderonte vajzën. At?her? sytë e tyre kryqëzoheshin dhe e p?rcillnin njeri tjetrin n? mendime.

Shkundja jastekun dhe  kthehesha n? krahun tjet?r, por edhe prej andej më  ndiqte p?rfytyrimin i djalit t? pash?m q? afronte buz?t e tij tek duart e vajzës.

Nj? dit? gjyshja  më tha se do të më tregonte thesarin q? mbante fshehur n? raftin e saj . Siç më kishte premtuar kur isha në fillore. Ajo e hapi raftin me një çel?s t? vog?l q? e nxorri nga gjiri. Nga rafti i hapur erdhi nj? er? e mir?. Gjyshja paskesh vendosur aty brenda nj? dor?  borzilok t? thar?. Dhe pastaj t? mb?shtjell? me çarçaf, nj? kostum gruaje të krahinës së saj q? e hapi  me kujdes mbi shtrat. Nj? fustan i bardh? me shum? rrudha, me nj? jak? t? mbyllur tek gryka e pala t? vogla mbi gjoks, të tegelisura, mbuloi t?r? shtratin. Pastaj gjyshja nxorri nj? pallto shajaku të bardhe, t? nj? modeli t? veçant? dhe t? q?ndisur nga t? gjitha an?t si me rriga t? kuqe q? lakonin bukur gjatë bordurave.

-Sa i bukur! Me dor? ?sht? punuar? -pyeta unë

- Ka patur mjeshtra n? at? koh?, - tha ajo dhe pran? tij vendosi nj? rrip t? punuar ngjeshur me vija t?  kuqe, q? ajo e quajti qemer, e më pas nj? jelek t? q?ndisur kadife, ngjyr? vishnje, nj? shami t? zez? m?ndafshi, nj? p?rparse t? kuqe, nj? var?se sermi t? cil?s ishin ngjitur disa “pare” dhe disa vath? të mëdhenj të rrumbullakët q? mu duk?n t? mahnitsh?m.

-Oh nana, sa t? bukura! thirra unë. -A ta provoj fustanin?  Tani jam zgjatur.

-Me k?to rroba  vajz-o, jam martuar un?, e me k?to do t? m? vishni dit?n e fundit. Ky ?sht? amaneti im.

Ndjeva papritur se sa t? r?nd?sishme ishin ato rroba p?r gjyshen. Kjo kishte q?n? arsyeja q? ajo i mbante gjithmon? t? mbyllura me çel?s.Gjyshja më ndihmoi t? vishja rrobat e saj. Nuk mi bëri gërshet flokët siç i bënte për vete dhe shaminë e zezë ma lidhi nën gushë.

-Kështu e lidhin vajzat shaminë! -tha ajo dhe unë mësova një gjë më shumë. Kjo ditë u fiksua në një foto, ku kam dalë pranë gjyshes. Unë e veshur me rrobat  e krahinës dhe ajo e veshur me rroba qytetare, por të zeza.

(Fragment nga romani n? proces i autores)



(Vota: 9 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora