E premte, 19.04.2024, 11:37 AM (GMT+1)

Shtesë » Shoqëria

Viagra

E premte, 09.06.2006, 02:28 PM


E kuqe, blu, e gjelbër. Si krem, si ankerplast, si përbërës i një akulloreje apo çamçakëzi. Është Viagra, totemi i potencës mashkullore dhe dëshirës femërore. Po sot, shtatë vjet pas mbërritjes së saj, në ç'pikë jemi?

14 tetor 1998: Një medikament i ri zbarkon në tregun evropian. Quhet Viagra dhe shfaqja e saj do të shënojë një revolucion, duke ndryshuar jetën seksuale të shumë njerëzve. Gjatë 12 muajve të parë të tregtimit, Viagra tregon se është ilaçi më i suksesshëm i hedhur ndonjëherë në tregun evropian. Ja shifrat e vitit të parë që flasin për "dukurinë" viagra: 420 lajme nga agjencitë, 3570 artikuj në organet e përditshme të mediave, 950 artikuj të periodikëve, 465 programe radiofonike, 1470 programe televizive. Fjala Viagra pushton mjetet e informimit publik dhe bisedat e zakonshme. Për një kohë shumë të shkurtër pilula blu bëhet ilaçi më i njohur në historinë e mjekësisë.

Krijimi i saj, për ironi të fatit qe gati rastësor, ose më saktë objektivi i saj nuk ishte fillimisht kaq "pikant". Historia nis në 1998-ën kur firma farmaceutike Pfizer, e famshme në të gjithë botën, vendos të eksperimentojë një ilaç, Sildenafil, kundër angina pectoris, dhembjeve në zemër, që shkaktohen nga fluksi i ulët i gjakut. Në 1993-shin eksperimenti me Sildenafil, që nuk kishte kënaqur specialistët, ishte gati për t'u braktisur, kur vihet re se ilaçi nuk ndikonte mbi zemrën, por sillte efekte anësore në pjesë të tjera të trupit. U vu re se ai provokonte te kaviet disa ereksione zinxhir. Atëherë Pfizer, duke u mbështetur në sloganin "Asgjë nuk humbet, çdo gjë riciklohet", vendos të hedhë në treg një ilaç kundër mosfunksionimi erektiv. Në fund të majit të 1998-ës aprovohet shitja e Sildenafil Viagra në 15 vende të botës. Deri më sot ka pasur 45 milionë receta mjekësore, për një total prej 625 milionë tabletash të konsumuara. 15 milionë kanë qenë meshkujt të cilëve u është rekomanduar dhe 500.000 mjekët, te të cilët burrat janë drejtuar për ndihmë. Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia janë shtetet me konsum më të lartë në Evropë. Si në Britani ashtu edhe në Gjermani janë konsumuar mbi 18 milionë tableta nga dalja në treg deri sot, kurse në Itali rreth 13 milionë. Mesatarja në qytetet "më konsumatore" të Viagrës është rreth 1647 tableta të konsumuara për çdo 1000 banorë meshkuj nga 40 deri në 70 vjeç. Në terma absolutë vendet e para në klasifikim i mbajnë qytetet e mëdha.

Nga ai tetor i largët deri sot Viagra ka ndryshuar format, ngjyrë, arsye përdorimi dhe grupim të njerëzve përdorues. Mbi të kanë lindur legjenda metropolitane, anekdota dhe trillime të çuditshme.

Viagra e kuqe

Në Amerikë tashmë ajo është në shitje prej rreth një viti e gjysmë dhe mban emrin "Dream Cream" (kremi i ëndrrave) dhe ka qenë një bum i vërtetë. Ajo quhet "Viacreme" dhe është Viagra për femrat, të cilën e ka prodhuar firma amerikane "Lexxus". Ndryshe nga Viagra, "Viacreme" nuk është një ilaç, por një krem; nuk shitet në farmaci, por online, nëpërmjet internetit. Ajo ka hyrë dhe në Evropë duke nisur nga Belgjika: 300 mijë kampionë janë shitur ditën e Shën Valentinit, të bashkangjitura me një revistë periodike për femra.

Produkti aplikohet mbi klitor dhe u premton femrave orgazma të sigurta: Në Amerikë ka vënë në lëvizje një treg prej 1.2 miliardë dollarësh, favorizuar dhe nga shitjet në internet. Një shifër e tillë ka ngacmuar dhe interesin e investitorëve japonezë, rusë, izraelitë dhe arabë. Në Evropë potenciali blerës mund të jetë 133 mijë. Çmimi i parashikuar, të paktën për sa i përket Belgjikës, është 34.71 euro për katër flakonë me 2 mililitër secila.

Viagra e blerte

Është realizuar me një përzierje bimësh kineze dhe vepron jo vetëm në aspektin organik, por dhe psikologjik. Ajo është zbuluar nga një urologe italiane, profesoreshë në Universitetin e Pavias. Sekreti i Viagrës së blertë është veprimi si në nivelin organik ashtu edhe në atë mendor, duke qenë se vepron drejtpërdrejt në sistemin nervor qendror dhe atë periferik dhe stimulon qendrat e trurit që i përgjigjen kënaqësisë seksuale. Karakteristika më interesante e HCO-së (kjo është sigla me të cilën është pagëzuar përbërja e re që e ka emërtimin e plotë Herbal-oral-combiation) është se me të nuk synohet të arrihet një ereksion rastësor dhe një rezultat i menjëhershëm, por një rezultat që të zgjasë në kohë. Kjo është arritur duke bashkuar kërkimet e bëra në Itali me produktet që rrjedhin nga mësimet e mjekësisë tradicionale kineze, të cilëve u është shtuar dhe një esencë bimore e ardhur, as më shumë e as më pak, por nga Azerbajxhani.

Cialis

Cialis, elementi aktiv i të cilit është Tadalafil, ka të njëjtin mekanizëm veprimi si Viagra, por avantazhi i tij kryesor vjen nga efekti i gjatë (rreth 36 orë) i përbërësit aktiv, kundrejt pak orëve të Sildenafil. Kjo i bën të aftë personat që të përgjigjen për një kohë më të gjatë ndaj stimujve seksualë sesa duke përdorur Viagrën.

Kuriozitete

Një nga firmat më popullore amerikane të çamçakëzëve www.wriegly.com ka marrë licencën nga qeveria e SHBA-së për të krijuar një çamçakëz duke përdorur molekulën e Sildenafil, që është në bazë të Viagrës.

Akademia e Akulloreve në Evropë ka krijuar një seri shijesh të reja, ndër të cilat është dhe ajo e Viagrës. Në të vërtetë bëhet fjalë për një shije shumë të veçantë, përftuar nga disa bimë afrikane, të cilat janë përdorur historikisht për të rri-tur potencën seksuale.

Akademitë gjuhësore evropiane kanë futur në fjalorët e rinj dhe fjalën Viagra, me shpjegimin "emër komercial i një ilaçi që përdoret nga meshkujt për trajtimin e disfunksionit erektiv".

Në filmin komik të Austin Powers, me kolonë zanore të Madonës, flitet për një Viagra të lëngshme, të quajtur "Mojo".

Në videoklipin e këngës Lately, singëll i CD-së "Post Orgasmic Chill" i grupit rrok Skunk Anansie, shfaqet një diamant i kuq shumë i madh me një "V" në sfond në një anë të tij. Në një nga sitet jozyrtare kushtuar bandës së rrokut Skunk.kelv.net, një buton në formën e një pilule blu të lejon të lidhesh me sitet klubeve të fansave. Në Evropë ka lindur Komiteti Evropian pro Viagra, ku pas regjistrimit merret dhuratë një bluzë me shprehjen "Shko ku të çon Viagra".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora