Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


LB: Protestë, të martën në ora 12:00

| E hene, 18.03.2013, 08:56 PM |


Më 20 mars 2013, pritet të mbahet takimi i radhës Thaçi-Daçiq në Bruksel. Në këtë takim pritet të arrihen marrëveshje shumë të dëmshme për Kosovën. Lënia e Kosovës Lindore jashtë agjendës së bisedimeve, pranimi i ndarjes së Mitrovicës dhe krijimi i institucioneve paralele janë pasojat më të drejtpërdrejta dhe më të dëmshme të këtyre bisedimeve.

Duke qenë kundër këtyre marrëveshjeve, Lëvizja për Bashkim fton të gjitha subjektet politike, shoqërinë civile, studentët dhe të gjithë qytetarët e Kosovës që të martën, më 19 mars 2013, në ora 12:00 të dalim dhe të protestojmë së bashku para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe kështu të shprehim fuqishëm pakënaqësinë tonë me këto procese. Heshtja është mënyra më e padinjitetëshme e reagimit ndaj kësaj fatkeqësie që po na pret!

LËVIZJA PËR BASHKIM

Prishtinë,

18.3.2013

--

Lëvizja për Bashkim,

Prishtinë, Rr. "Rrustem Statovci", Nr. 14

E-mail: lb@levizjaperbashkim.com

Nr. tel. +381 (0)38 223 255