E enjte, 25.04.2024, 04:16 PM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Rruga e qytetarëve të Kosovës

E diele, 17.03.2013, 10:55 PM


RRUGA,  APO   RRUGËZGJEDHJET  E  QYTETARËVE    KOSOVËS

Nga Dedë Preqi

Nëse hymë nga filli i  krijimit të shtetit tonë, është rrugë e gjatë, por njerëzit kanë nevojë të marrin njohuri dhe arsye, se çfarë po ndodhë sot në ndërtimin e shtetit të ri të Kosovës, në mënyrë që jeta e qytetarëve të saj të përmirësohet e mos të bjerrët kot, që të punohet për një jetë më të mirë dhe më e  begatshme.

Qytetarët  rëndomtë dhe të tjerët,  detyrohen të merren më tepër më qeshtjet e qeverisë dhe shtetit, se sa të merren me qështjet e tyre përsonale, dhe qytetarët janë ata, që duhet të vendosin  për fatin e tyre, për të mos mbetë    nënshtruar prej një pushteti të dobët, apo për të mos mbetë në çdo kohë vetëm në rrugë, duke kërkuar të drejtat e veta.

Pse nuk shkruan shtypi i sotëm  në Kosovë, por edhe shtypi i jashtëm, se po arrihet një ndryshim, apo një zhvillim në shtetin e ri të Kosovës, pse nuk shkruajnë mediat për një sukses që mund të lakmohet, apo, a janë të kënaqur qytetarët  me mirëqenjen e tyre, por gjithçka duhet të shkruhet në mënyrë objektive dhe reale, atë çka shohin dhe përjetojnë, se në këtë qeverisje  ka shumë mangësi  dhe keqmanagjim,  të cilit  i mungon më elementarja, i mungon  shtylla që e mbanë gjallë  mirëqenjen qytetare dhe shtetin në tërësi, që është zhvillimi ekonomik, mungojnë  zbatimet e ligjeve,  pothuaj se  mungon gjithë infrastruktura e jetës normale e qytetarëve të vendit,  dhe mungojnë të gjitha strategjitë  dhe konceptet e një shteti të mirëfilltë  demokratik.

Kohët po ndryshojnë për çdo ditë,  në parim  duhet të ndryshojnë edhe shqiptarët, për të ecur me kohën, duhet të ndryshon edhe koncepti qytetar dhe jeta e tyre në Kosovën e pasluftës, dhe tani  shekulli 21, nuk është koha e  ëndërrave, duhet t’i  kthehemi realitetit, që sot, ne shqiptarët e kemi shancën o, kurrë, dhe mos t’a  lëshojmë nga vetja, dhe të lakmojmë në egoizëm, e karrierizëm, se mund  t‘ia shembim  shumë lehtë thëmelet e shtetit të ri, të cilin e fituam me shumë mundi dhe sakrificë, në vend të asaj, që ta forcojmë dhe ta ngrisim  nivelin e zhvillimit  të vendit dhe mirëqenjën qytetare.

Prandaj, nga  politikat diskriminuese  të një pushteti të tillë, i cili ka mangësi të shumta dhe keqmenagjime të pa ndërprera, e nuk krijon mundësi dhe nuk lejon hapësirë për të krijuar një shtet të mirëfilltë, janë  edhe  arsyet e qytetarëve, që të diferencohen duke u mos pajtuar me udhëheqjen e tillë të shtetit, kështu që mbetët zgjedhja e  rruges së  tyre e mundshme, për të luftuar për të drejtat e veta, dhe mirëqenjen e tyre, për të pasë një jetë normale dhe pa brenga.

Pse Kosova, nuk bënë hapa përpara?!

Qytetarët e Kosovës, sikur gjithë qytetarë e botës demokratike, ua kanë dhënë besimin qytetar me votën e lirë, gjithë atyre që ti përfaqësojnë në Parlament,  por nuk kanë nevojë deputetët e tyre, të flasin si otatorë, apo të luajnë rrolin e „papagallit“,   në Kuvend  pa ndonjë koncept dhe program ,  i cili i zgjedh situatat, apo i plotëson kërkesat e qytetarëve, por si argument, deputetët e tillë në Parlament,  e përdorin fjalorin më të ultë njerëzor e më të ndyerë që ia thojnë njëri-tjetrit, në praninë mediatike dhe në prani të gjithë botës. Me këto kundërshti dhe ofendime në mes njëri-tjetrit, lihen anash qështjet e popullit të Kosovës, që do të thotë, se  këtu nuk ka politikë, apo strategji për zgjedhjen e problemëve të qytetarëve të vendit, por koha kalon duke bërë  debate e kundërthënje me ngatërresa ndër partiake e klanore, të cilat i japin Kuvendit një imazh të ultë, të pa përgjegjshëm dhe pa kulturë civilizuese.

Qytetarët e Kosovës, nuk kanë nevojë sot, që të dalin në rrugë dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, sepse mjaftë i kaluan ato rrugë nën okupim të një sistemi totalitar,  por tani i kanë Institucionet e veta dhe përmes tyre të zgjidhen problemet, por jo, ata detyrohen të dalin në rrugë dhe të protestojnë përmes këtyre formave,  sepse kanë shumë arsye, të cilat i obligojnë, jo vetëm të shtriejnë duartë dhe të kërkojnë lëmoshë, por t‘a  ngrisin zërin  kundër pushtetarëve dhe të kërkojnë drejtësi në shtetin e tyre të ri.

Përveq problemeve të ndryshme dhe kërkesave qytetare, është fatkeqësi për një vend sikur që është Kosova, që e ka lëndën e parë të prodhimit energjitik  dhe me shumicë, ndërsa në anën tjetër mbetët pa rrymë, pa dritë elektrike ditë dhe natë. Edhe më tragjike është kur këtij populli i shtohet dënimi, duke paguar shumëfishin e humbjeve të kësaj korporate në korriz të qytetarëve, të cilët pa e shpenzuar rrymën fare, i marrin faturat  me  çmime të nxehta, atëherë mospajtimet e qytetarëve janë shumë objektive dhe reale, të cilët kanë arsye  të kërkojnë të drejtat e tyre, sepse këto metoda janë  diskriminuese, antidemokratike, jo korekte, dhe antinjerëzore.

Kësaj politike Kosova duhet t’ia ndërroj skemën, jo për hirë të imazhit, sepse ashtu, kështu qytetari i saj e ka humb imazhin ndaj qeverisë së vet, të tjerët nuk e kanë në rend dite, por që ti kthehet imazhi qytetarit  dhe ishtetit, duhet të bëhën zgjedhjet e reja, që të realizohet një platformë e re shtetformuese, duke organizuar reforma të reja ekonomike, politike, kulturore, shëndetësore, arsimore  dhe urbane, që të kordinohen në bazë të kushteve të përshtatshme dhe rrethanave ekzistuese, për një jetë më të mirë  dhe më të sigurtë të qytetareve të vendit.

Kosova pas çlirimit të saj, u ngop me njerëz  të dishëm e të padishëm, të cilët vrapuan për pushtet, për t’i zënë vendet më kyqe, ku mundet më së shumti me i kontribue xhepit të vet, duke u bërë edhe milioner për një kohë të shkurtër, ndërsa qytetari i rëndomtë, e ka hallin e bukës dhe kupës së thatë, të cilit ia fryejnë edhe faturat e rrymës!...

Prandaj, në këto kushte dhe rrethana të vështira, me këto metoda të frystruara nga qeveria, mund  të ngushtohen rrugët e popullit  dhe ndrydhet toleranca e tyre qytetare, dhe konceptet rreth këtyre problemëve shëndërrohen në forma të padëshiruara, duke dalë përditë në rrugë, për të kërkuar drejtësi, dhe menagjim të mirëfilltë.

Dje, qytetari shqiptar i Kosovës ka ëndërruar, vetëm të çlirohet  nga zgjedha e okupatorit shekullor, dhe të lirohet  nga vuajtjet e shtypjes e malltertimet poshtëruese, do të rilind jeta e tyre dhe do të krijohet epoka e re për shqiptarët e këtij vendi të robëruar, por përderi sa sot, këto elemente të brishta po përsëritën ende në jetën qytetare të saj, jo nga okupatori shekullor, por nga një rrymë tjetër, e krijuar pas çlirimit, nga njerëzit që shtrypën prej  maleve dhe fronteve të luftës si „çlirimtarë“,  duke zënë vende kyqe në qeveri, të cilët i dhanë kahe negative shtetit të ri të Kosovës, duke mos afruar programe të mira zhvëllimore për shtetin dhe popullin e saj, dhe si rrjedhojë e pa pjekurisë politike e kombëtare, nga verbësia karrieriste nuk mund të shohin mirë, duke mos pasë vizion për të ardhmën e vendit dhe popullit të vet.

Kosova është vend i pasur me resurse natyrore dhe njerëzore, që e ka rininë e shëndoshë dhe intelektuale më të mirë në rajon dhe Evropë, e cila nuk është e kyqur e tëra në vendet e punës ku e meriton, ndoshta në pamundësi për të gjetë një vendpunim, por edhe nuk dëshiron të jenë vegël e  pandershmërisë, e korrupsionit  dhe grupeve kriminale.

Qytetarët e Kosovës, kanë të drejtë  të kërkojnë të drejtat e veta, për një jetë më të mirë, më të  sigurtë dhe pa brenga, që të frymojnë dhe jetojnë të lirë në shtetin e ri  dhe demokratik të Kosovës, në vendin ku duhet të çmohet dhe vlerësohet jeta e çdo qytetari të saj, sipas Kushtetutës së Kosovës, pa dallime etnike, krahine, religjioni dhe ngjyre.



(Vota: 11 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora