E shtune, 20.04.2024, 09:34 AM (GMT+1)

Kulturë

Drita Lushi: Pranverë

E premte, 15.03.2013, 09:36 PM


DRITA LUSHI

 

Unë ia ndjej aromën pranverës! Ajo më ngacmoi dhe më dha përtëritje shpirtërore aq shumë, sa nuk mund të  rrija pa i dhuruar per Ditëlindje vargjet e mia!

 

PRANVERË

 

Pranvera nuk është stinë,

është lindje dhe rilindje,

është frymë dhe oksigjen,

është ngjallje dhe ringjallje,

ështe këngë dhe sinfoni,

ështe ndjenjë dhe prekje,

është shpirt dhe parajsë

është ngjyrë dhe pikturë

ështe dashuri dhe drithërimë

eshtë frymë dhe jetë!

 

Mirëuputhshim Pranverë

 

14 mars 2013

 

TROKITJE PRANVERORE

 

Dhe një,

dhe dy,

dhe tre cicërima zogjsh -

ha-ha-ha,

qenkan më shumë,

nuk arrij t’i numuroj dot

e, jemi akoma në Shkurt.

 

I dëgjon dhe ti,

këto këngë  cicërimash,

në dritaren time?

I dëgjon?

Aherë eja, eja, me mua,

t’i shtrojmë ca petale dëshirash cicërimave të tyre,

ndoshta pranvera na i kthen në nota muzike -

 

Dhe tre,

dhe katër,

dhe dhjetë cicërima zogjësh;

pranvera qenka rrugës:

Po dal ta pres,

eja dhe ti  me mua !

 

MARS

 

Me tehun e fjalës,

përpiqem të këpus litarët e shiut,

që varën nga trarët e reve

e Diellin mbyllur në kafaz të ditës,

ta çliroj.

 

Dil, Diell, dil!

Marsi të thërret!

Unë të dua!

Të pres!

 

PRANVERË

 

Dita ime pi Diellin

në një kupë të gjelbër Pranvere,

nësa unë, ulur në poltronën e kaltër të qiellit,

shoh si meteorët përtypin retë

për të më lënë veç

me qiellin,

ditën,

Diellin

dhe Pranverën.

 

Planetet na kanë zili mua dhe Tokën.

 

S’është faji im, që dita ime ndrin

nga dielli, që pi qysh në lindje ....

Pranvera ka ardhë…e unë përdore me të

shëtis e lumtur universin.

 

LOJË PRANVERORE

 

Sot u putha me pranverën.

Se si ndodhi, jo, s’e di;

erdh’ më puthi ajo para,

apo un’ e putha përsëri.

 

Ajri i blertë, gjith’ vesë,

më përk’dheli mu në faqe,

m’ erdh si  zanë me njëmij’ ngjyra,

ulur mbi një manushaqe.

 

Sot u putha me pranverën.

Edhe vjet me të u putha,

si rituale dashurie,

pa foleza nëpër fusha.

 

Sot u putha me pranverën.

Shëëëëëët , ju lutem, mos tregoni,

Kur t’ na shihni sërish bashkë,

lojën ton’ do ta kuptoni.

 

LULËZIM

 

Fushë

e paanë,

e pafund.

 

Nën çatinë e saj

varen medaljone stalaktidesh

të formëzuara çuditshëm.

E, në mes tyre,

mendimet e mia dhe unë

flemë    syhapur

për të parë shkrirjen

e akujve

dhe lulëzimin e fushës sime

 

ERË PRANVERE

 

Era

këndon mbi trupin tim

melodi nazike,

marrë në pentagrame Pranvere,

ku sythëzat e blerta

janë notat të vëna

në partiturën e syve të tu.

Unë kendoj… bashkë me trupin tim

kengen përtëritëse të stinës time.

 

LULEKUMBULLAT

 

Lulekumbullat u sperkatën me shi

ketë mengjes marsi, por  MALLI  i tyre s’u shua.

Ato te paçelurat ulën më shume kryet,

të çelurat,

me  heshtjen rrodhën si përrua.

“S’ështe faji im”-

-u fola  e zënë faj,

“Por jo, jo  kështu te trishtuara!”

DIELLI  i marsit, një ditë do të çelë

Per ju, por…dhe për mua!”

 

çast 14 mars 2013!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora