E premte, 19.04.2024, 05:39 AM (GMT+1)

Kulturë

Muharrem Sfarqa: Një paraqitje e re letrare shqiptare në arealin gjerman

E marte, 06.05.2008, 06:44 PM


NJE PARAQITJE E RE LETRARE SHQIPTARE NE AREALIN GJERMAN

Nga Muharrem Sfarqa

Këtyre ditëve, më saktë, të enjten, më 8 maj 2008, organizohet promovimi publik i tri veprave të shkrimtarit Adem Gashi: Lulet e vetmuara (Ditar gjerman), poezi, Rilindja, Prishtinë 2002; Udhëtimi i fundit, tregime dhe novela, Dukagjini, Pejë, 2002 dhe Portali i fshehtë i jetës (Shënime nga shtëpia e Heinrich Böll-it), eseistikë, LSHK, Prishtinë 2007.
Këto veprave janë shkruar nga autori pikërisht në shtëpinë e nobelistit gjerman, gjatë qendrimit të tij si bursist i po këtij fondacioni, në periudhën maj-gusht 2001.
Është interesant të përmendet fakti se dy prej këtyre veprave janë nderuar me çmimet më të larta të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, si librat më të mirë të vitit në lëmin e poezisë dhe të tregimit, për vitin 2002. Autori ka shënuar edhe një sukses të rrallë në fushën e poezisë, në vitin 2006.
Paraqitje e librit të tij Lady Mak(th)beth në variantin e një koineje të veçantë të shqipes së moçme, ka shkundur opinionin kritik letrar të Prishtinës, duke provokuar paraqitje të thella analitike në mediat e shkruara dhe elektronike.
Promovimi i veprave të lartpërmendura është organizuar nga Rrethi kulturor shqiptaro - gjerman, prirë nga kryetari Dr Jonel Trebicka, në bashkëveprim me fondacionin "Heinrich-Böll-Stiftung".
Promovimi mbahet në prani të autorit, në UniversitätsClub të Bonit, pikërisht në orën 19.00, Ernst Robert Curtius - Raum, Konviktstraße 9., ku do të lexohen fragmente nga librat në shqip e gjermanisht dhe do të shvillohet një bashkëbisedim me autorin lidhur me çështje të letërsisë në përgjithësi.
Kjo paraqitje e re e letërsisë shqipe në arealin gjermanofon shënon edhe një sukses për autorin, në veçanti, dhe për letërsinë tonë në përgjithësi. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora