E premte, 29.03.2024, 05:59 AM (GMT)

Mendime

FBKSH: Komunikatë Nr. 5

E hene, 05.05.2008, 10:44 AM


FRONTI PËR BASHKIM KOMBËTAR SHQIPTAR -FBKSH ;
SEKRETARIATI VENDIMMARRËS I KRYESISË QENDRORE TË FBKSH ;
PROT. NR. 005 - 05 - 05 - 08 / AKT PUBLIK ;
Tiranë, Prishtinë, Shkup, Tivar, Preshevë dhe Prevezë, më 05 Maj 2008.

K O M U N I K A T Ë  N R. 5  :

AKSH DO TË VEPROJ NËSE "REPUBLIKA E KOSOVËS" DO TË SULMOHET NGA SERBIA DHE BANDAT E SAJ...!

- Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme, të mbajtur dje (04 Maj 2008), pasi mori në shqyrtim gjithë aktivitetin e deritanishëm, dhe me theks të veçantë të vjeshtës së vitit të kaluar (2007) të Njësive Elite të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH-së, në Kosovën Vriore (Besjanë dhe Mitrovicë), nxori edhe disa konkluzione dhe vendime, pjesë të të cilave po ia servojmë opinionit tonë kombëtar dhe atijë ndërkombëtar, si më poshtë vijon :

1. Njësitet Elite të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH, të cilat kanë qenë të dislokuara përgjatë kufirit të "Republikës së Kosovës" me Serbinë, për sa kohë atje nuk ishin të dislokuara trupta e KFOR, dhe Kosova rrezikohej nga Serbia dhe bandat e saj, kanë vepruar konform një vendimi të Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-së, dhe për sa kohë kanë vepruar atje e kanë përmbushur një nga detyrat dhe misionet që iu ka ngarkuar Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, ku AKSH aty (në Sekretariatin Vendimmarrës të...) përfaqësohet përmes Shefit të Shtabit të Përgjigjthshëm të AKSH-së.

2. Përderisa tanimë atje (si në Zonën e Besianës, ashtu edhe në ate të Mitrovicës Veriore) janë dislokuar trupat e KFOR, Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, urdhëron që të gjitha Njësitet Elite të Divizionit "Adem Jashari" të AKSH-së, të tërhiqen nga ato zona, dhe të gjithë pjestarët e pjestaret e këtyre njësive t'i rikëthehen jetës noramle (civile) dhe aktivitetin e tyre ta vazhdojnë vetëm në kuadër të këshillave të FBKSH-së ku ata jetojnë e punojnë.

- Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së rideklaron:

1. Ashtu si në Republikën e Shqipërisë, ku vepron simotra e AKSH-së, me emrin Ushtria Shqiptare, edhe në "Republikën e Kosovës", ku vepron simotra tjetër e AKSH-së, me emrin TMK dhe aleati ynë, me emrin KFOR, nuk do të veprojë Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), dhe nëse do të ndodhë që dikush, brenda tërritorit të Republikës së Shqipërisë dhe brenda territorit të territorit të "Republikës së Kosovës" të keqpërdorë uniformën e bukur dhe emblemat e AKSH-së, apo edhe të shfaqet me maska, të gjitha këto grupe, Sekretariati Vendimmarrës do t'i klasifikojë si banda kriminale dhe do t'i godasë e ndëshkojë sipas infrastrukturës ligjore dhe përmes organeve ndëshkuese të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH).

2. Pra, AKSH nuk do të veprojë në territorin e "Republikës së Kosovës", për sa kohë kjo nuk do të rrezikohet nga Serbia dhe bandat e saj dhe për sa kohë sigurinë dhe kufijtë e "Republikës së Kosovës" do t'i mbrojnë e sigurojnë institucionet ndërkombëtare, të cilat i obligon Rezoluta 1244 e KS të OKB-së.
Por, që nga momenti që KFOR dhe TMK, UNMIK-EULEX dhe SHPK, nuk do ta kryejnë këtë obligim, siç kishte ndodhur deri më tani, dhe nëse do të ndodhë (siç edhe ndodhi vitin e kaluar) që populli i "Republikës së Kosovës" të rrezikohet dhe të kërcënohet nga Serbia dhe bandat e shumta kriminale të saj, ndër të cilat ishte edhe banda "Car_Lazarët", atëherë shumë shpejt, si në vjeshtën e vitit të kaluar (2007), Sekretari Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, përmes Shtabit të Përgjithshëm të AKSH-s, do të dijë që t'iu përgjigjet situatave të jashtëzakonshme.

- Sekretariati Vendimmarrës i Kryesisë Qendrore të FBKSH-së, rideklaron se:

1. Në kufirin (2500 hektarësh) midis "Republikës së Kosovës" dhe "Republikës së Maqedonisë" nuk kanë vepruar dhe nuk veprojnë strukturat e Aramatës Kombëtare Shqiptare (AKSH), dhe arsenali i armatimit, i zbuluar atje nga SHPK, as nuk ka qenë dhe as nuk është arsenal luftarak i AKSH-së.

2. Për FBKSH-në dhe strukturat e tij, ndër të cilat është edhe AKSH, pak rëndësi ka, për mos me thënë aspak, konflikti i 2500 hektarëve që Kosovës ia ka marrë "Maqedonia", kur kjo krijesë artificiale me emrin "Maqedoni", ka pushtuar e kolonizuar mbi 10 mijë kilometra katrorë troje shqiptare, jo vetëm të Vilajetit të Manastirit (me kryeqendër Manastirin), por edhe të Vilajetit të Kosovës (me kryeqendër Shkupin), prandej edhe kërkojmë që njëherë e përgjithëmonë të vetëdijësohen dhe të binden ata që pretendojnë të "luftojnë" për fshatrat e tyre se kjo "luftë" është e destinuar të dështojë dhe atë me përmasa tragjike, ku do të vriten fshatarë të pafajshëm, që manipulohen nga manipulantë të lloj-llojshëm, të cilët për mision kanë që të ringriten me gjakun e popullit të pafajshëm dhe edhe njëherë vetë  të rikethehen në skenën politike dhe të riulen në kolltuqet e buta të Sobranies sllavo-maqedonase të Shkupit.

URIME DHE GËZUAR FESTA E 5 MAJIT !
LAVDI DËSHMORËVE TË KOMBIT !
RROFTË SHQIPERIA E RI-BASHKUAR !

PËR SEKRETARIATIN VENDIMMARRËS TË FBKSH :

1. Kryetari i FBKSH-së,
Prof. Dr. Bashkim MITROVICA (d.v.);

2. Zv. Kryetari dhe Kryetari i Zonës Nr. 2 (Kosova Historike) të FBKSH-së,
Prof. Alban KOSOVA (d.v.)

3. Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Mr. Gafurr ADILI (d.v.)

Tiranë-Prishtinë, 05 Maj 2008.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora