E premte, 19.04.2024, 10:17 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Shqiptarët, kusht i lirisë së Maqedonisë

E diele, 10.03.2013, 09:59 PM


LIRIA  E  SHQIPTARËVE ËSHTË  KUSHT I LIRISË SË MAQEDONISË

Nga Dedë Preqi

Në zgjerimin e konfliktit  ndikon domosdoshëm njejtësimi i dhunshëm i njerëzve, të cilët e kanë trashëgimi dhunën dhe mjetët e saj, ndaj atyre që kurrë nuk ushtruan dhunë ndaj të tjerëve. Problemet të cilat paraqesin konflikte ndërnacionale ekzistojnë akoma, sidomos te ato vende të cilat kanë mungesë në  zbatimin e ligjeve  dhe  kulturës   nacionale  e ndërnjerëzore, të cilët i besojnë dhunës, për të dominuar në një shoqëri,  apo në një rreth multi-nacional.

Në gjithë botën po luftohet për paqë, për liri dhe demokraci të popujve, ashtu edhe Maqedonia është deklaruar  teorikisht për liri dhe të drejta të barabarta të shqiptarëve sikur dhe maqedonëve e të tjerëve, edhe sipas Marrëveshjes së Ohërit, por në realitet Maqedonia , e cila po bënë përpjekje në të kundërtën, duke e mohuar identitetin shqiptarë në këtë republikë.

Dhuna kundër shqiptarëve gjatë këtyre ditëve të fundit  po e tregon fytyrën e vërtetë të shofenizmit  maqedon, e cila po e nxitë revoltën e popullit shqiptarë, që nuk mundet të rrie duarkryq, pas gjithë këtyre torturave, presioneve ç’njerëzore dhe pas gjithë kësaj dhune të ushtruar me vite të tëra. Për të nxitur urrejtjen kundër shqiptarëve, maqedonët dhe shteti i tyre gjysmak, e kishin lansuar tezën se shqiptarët e kanë rrezikuar dhe e rrezikojnë teritorin dhe shtetin maqedonas, nga se rreziku vjen nga nataliteti i madh i tyre.

Po ta zbërthejmë këtë thënje, do të kuptojmë se, të gjitha masat kundër shtimit natyror të shqiptarëve paraqesin diskriminim nacional, që nuk ekziston askund në vendet e qytetëruara,  të botës  dhe aktet e tilla shprehin politikën ç’farosëse dhe gjenocidin shtetëror kundër shqiptarëve.  Por, nuk duhet harruar, se shqiptarë në Maqedoni ka pasur edhe para luftërave ballkanike dhe para se të vijnë turqit në Ballkan, të cilët kanë jetuar në këtë vend edhe shumë më herët se të vijnë maqedonasit.

Mjetët e dhunës nuk janë diçka e re në Maqedoni,  duke e ditur se ato janë intesifikuar pas ngjarjeve të vitit 1981 në Kosovë.  Ato janë edhe më të hershme, që prej Konventës jugosllavo-turke, për shpërnguljen e shqiptarëve në Turqi, në vitin 1935, të cilat i planifikoi Akademia e Shkencave të Beogradit, për fat të keq, i detyroi shqiptarët në mënyrë të dhunshme, që të shpërngulen për Turqi, sikur që u zbrazë Shkupi, Manastiri, Prilepi, Gostivari, Tetova, Kumanova e tjera.

Burokracia maqedone gjatë asaj periudhe kohore, krahas mjetëve të ndryeshme të dhunës politike e policore, i mbylli shkollat e mesme shqipe, dhe i detyroi shqiptarët të mësojnë në gjuhën maqedone, duke i obliguar arsimtarët të komunikojnë vetëm në gjuhën maqedonase, mandej ndaluan përdorimin e flamurit, ndërroj emrat e shkollave, bëri diferencimin e shqiptarëve, duke i lënë pa punë dhe nxjerrë në rrugë me qindra intelektual shqiptarë, dhe shumë të tjerë i burgosi, duke ua kurdisur e montuar gjykime të pa numërta.

Histerinë antishqiptare nga qarqet burokratike maqedonase dhe nxitjes së kësaj urrejtje në masa të gjëra, po e dëshmojnë ngjarjet e sotme dhe të përditshme, sidomos në qendrat ku frekuentojnë shqiptarët, gjegjësisht dhe nxënësit shqiptarë, me ç’rast huliganët maqedonas u vërsulën atyre, duke i sulmuar me gjëra të mprehta, duke i rrahur dhe malltretuar edhe kalimtarët e pafajshëm.

Ajo që ndodhi këto ditë rrugëve të Shkupit, kundër shqiptarëve, si edhe keqtrajtimet policore maqedonase ndaj protestuesve shqiptarë, është pasqyra  reale e urrejtjes së madhe ndaj shqiptarëve në këtë republikë.  Maqedonia është duke u mashtruar  kot,   dhe liria e shqiptareve  është kusht i lirisë së Maqedonisë, se mund të jetojë pa shqiptarë, prandaj kjo dhunë që sot po ushtrohet në këtë vend kundër shqiptarëve mund ti kushtojë shumë, sepse duke dëmtuar bashkëjetesën ndëretnike, përveq pasojave që do të këtë ky shtet i cunguar, do të prodhojë edhe shumë kriza të tjera, në destabilitetin e vendit dhe rajonit, ashtu edhe në sytë e Bashkësisë Evropiane e Ndërkombëtare, ky vend ndodhët në shënjestër të shumë qeshtjeve deformuese.

Deri sa shqiptarët dhe maqedonet jetojnë në të njëjtin shtet, problemi i shtypjes së shqiptarëve duhet të zgjidhet, përndryshe është e pa mundshme të ndërtohet një shtet , apo  një shoqëri multietnike pa bashkëjetesën dhe harmoninë në mes etnive, në këtë rast në mes shqiptarëve dhe maqedonëve.

Prandaj, në këtë rast duhet ti kushtohet vëmendje e posaqme miopisë dhe mendjelehtësisë së shtetit maqedon dhe udhëheqjes së saj,  sepse këto ngjarje janë shumë të ndieshme, të cilat mund të marrin kahje të pa dëshirueshme dhe qështja  e zgjedhjes nacionale duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë. Në qoftëse shqiptarët dhe maqedonët, që jetojnë në një shtet të përbashkët, dhe tani  frikshëm , apo dhunshëm jetojnë në mes vete, e vërteta është se gjendja në mes këtyre dy etnitetëve kurrë nuk mund të përmirësohet, apo stabilizohet, dhe ky letërnjoftim është shprehje e dobët e demokracisë së një vendi, apo e një shteti.

Nëse shteti maqedonas i shkel pa ndërpre të drejtat e popullit shqiptarë që jetojnë në Maqedoni, njëherazi  shkelën  edhe  të drejtat e shtetit juridik dhe të shoqërisë civile, që do të thotë se kjo egërsi  e tillë  është kërcënuese edhe për gjithë rajonin. Prandaj, është koha e fundit  për serbët edhe për sllavo-maqedonët, që qështjet të praktikohen dhe ta tregojnë vetën, duke pranuar  publikisht  para botës, të  gjitha  mëkatët  dhe padrejtësitë që kanë bërë ndaj shqiptarëve, dhe ti korigjojnë të gjitha gabimet , devijimet e deformimet e tyre, që kanë toleruar të bëhën ndaj shqiptarëve.



(Vota: 12 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora