E merkure, 24.04.2024, 08:44 AM (GMT+1)

Kulturë

Vullnet Mato: Dashuri në klasë

E merkure, 06.03.2013, 07:11 PM


Vullnet Mato

 

DASHURI NË KLASË

 

Kur jepja mësim,

para vitesh të shkuar,

kisha në matura

një çift të dashuruar.

Ngulur rrënjë e degë

tek e fundit bankë,

me buzët dhe duart

në qypin me mjaltë...

 

Kishin zgjidhur trurin

nga atmosfera përqark,

dyzetë minuta frymonin

në qiellin e shtatë.

Madje dhe kur emri

u cekej ndonjë orë,

jehonin plot zërin:

“Vër katrën, profesor!”

 

Klasa ishte për ta,

një livadh i gjerë,

ku kulloste kopeja

me tridhjetë krerë.

Unë isha delja rudë,

që gjithë vitin blegërija,

dhe nxënësit, shqerrat

që pinin sisët e mia.

 

Ndryshe ata qingja

të butë bredharak,

dashurinë e tyre

kullotnin pa merak...

Derisa me katrat,

për nëntë muaj viti,

shtruan si kalldrëm

plot një faqe regjistri.

 

Në fund djali pyeti,

pa u druajtur aspak:

-Të paktën, ta dimë,

profesor, na le për inat?

-E dini... inat me asnjë,

s’kam mbajtur gjer tani,

përkundrazi, ju ishit

dy manarët e mi;

 

Por nuk dini kryesoren,

që dinë kaluesit e tjerë,

se këto banka çdo vit,

të mirëpresin një herë,

kur në orët brenda klasës,

nga mësimi dhe dashuria,

ke kohë vetëm për njërën,

s’ka si bëhen mirë të dyja!...



(Vota: 2 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora