E shtune, 20.04.2024, 12:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Kristaq Turtulli: Korça dhe mosha e saj

E merkure, 06.03.2013, 08:33 PM


KORÇA DHE MOSHA E SAJ...

Mendime dhe ftesë për diskutim

NGA KRISTAQ TURTULLI

Kohët e fundit janë bërë mjaft kumtesa dhe është folur për qytetin e  Korçës, emrin dhe vjetërsinë e saj në shekuj. Edhe më parë është folur por me sa mbaj mend nuk është dalë në një konkluzion i pjekur por gjithnjë ka qenë e nxitur dhe fryre nga politika.

Ndaj mendoj qe është e nevojshme për diskutim kjo çështje, për te nxjerre një punë me bereqet, të zhveshur nga pasionet dhe politizimet fetare dhe politike.

Mendoj se ka ardhur koha te merremi seriozisht dhe me përkushtim lidhur historikun e Korçës sonë. Te shkuarën, traditën dhe kulturën e hershme te saj. Historianët dhe arkeologët duhet ta thonë fjalën e tyre me vërtetësi dhe kompetencë, në qoftë se ata ndejnë përgjegjësi dhe dëshirë të mirëfilltë, për të bërë një punë me vlerë e për tu a lënë brezave të ardhshëm.

Para se gjithash bashkohem me mendimin e mençur të Edmond Shallvarit.

Unë i respektoj vlerat dhe inkurajimin e zhvillimit që i bëri familja bejlerë e Mytevelinjve qytetit të Korçës dhe në veçanti Iljas Mirahori. Dhe përkushtimin e madh intelektual të mikes sime poetes Rajmonda Moisiu.

Dihet historikisht që vendi ynë i lashtë e ndër me të vjetrin në Ballkan dhe Evropë, ka luftuar për mbijetesë, e ka qenë gjithnjë nën presion, trusni, në mundim. Në kohë të errëta, të mundimshme me pushtues të shumtë, të egër, në qindra e qindra vite. Pushtuesit gjithnjë kanë bërë politikën e djegies, shkatërrimit dhe shfarosjes. Gjithashtu të përçarjes dhe sundimit duke mbajtur në duar kulaçin dhe kërbaçin.

Pashallarët, bejlerët qenë mekanizma të portës së lartë dhe strumbullarët e drejtimit në të gjitha fushat, e jetës së një vendi të pushtuar, të vjeljes së taksave. Të ushtrisë e grumbullimit të bijve të vendit për ti dërguar nizamëve në Anadoll, deri në frymëmarrjen e gjësë së gjallë.

Pashallarët, bejlerët dhe agallarët kishin përkrahjen dhe mbështetjen totale të portës së lartë, deri tek jetën e vdekjen.

Korça ka qenë edhe më parë, nuk ka rëndësi çfarë emri kish. Dhe themelet e Korçës nuk mund ti kenë hedhur Ilja Mirahori. Sigurisht Iljazi Mirahori dhe pasardhësit e tij kanë rëndësinë e vet të pa kundërshtueshme në zhvillimin e qytetit, por logjikisht një bej i ardhur me rekomandim prej Stambollit i lidhur ngushte me familjen e sulltanit nuk mund të ngulej në një tokë shterpë, bosh pa traditë, frymë, shtëpi dhe kisha.

Turqit e kishin për zakon dhe traditë qe nguleshin mbi një vend të bërë më parë, të ngrinin kulte në vende të shenjta, për ta shenjtëruar pushtimin dhe fenë e tyre.

Ngrinin xhami mbi kisha ose kulte të tjera. Siç janë ngritur pothuajse të gjitha. Qysh me Domin në Jerusalem në mesin e viteve 600- 700. Me ngritjen e xhamive në Kostandinopojë e gjetkë.

Korça ka qene edhe me pare. Korça ka pasur disa kisha, pra ka ekzistuar një farë zhvillimi dhe populli. Dhe Korça ka pasur jo një kishë por disa, të cilat qenë ngritur në një largësi të konsiderueshme prej njëra tjetrës e mesiguri duhej të kish ndërtime dhe popull.

Myteveliu ishte vërtet bir prifti i rrëmbyer dhe bërë jeniçer. E ishte turk më tepër se turqit. Logjikisht i shërbente kumbarit që e riti dhe e gradoi. Ai sa u ngul në Korçë të parën gjë që bëri, ngriti mbi kishën e vjetër në qendër të banimit, xhaminë që është sot. Më thoni ju lutem çfarë ndërtimi me rëndësi bëri Korçës Myteveiu, siç ka ndodhur rëndom në botë? Turku për pesëqind vjet nuk bëri asnjë ndërtim, zhvillim me vlerë në Shqipëri, por vetëm rrëmbim njerëzor dhe material,ndryshe bënë francezët, anglezët në vendet që mbajten në pushtim, apo siç bëri Italia për tre katër vjet sa ndenji në Shqipëri. Korçën e bënë dhe e zhvilluar njerëzit dhe punëdashësit korçarë.

Kisha kanë ekzistuar dhe kanë pritur besimtarë, si fjala vjen kisha e vjetër e Shën Mërisë, ndërtuar në vitin 898, nën tokë, afër ish trikotazhit. Im atë më ka treguar se kur ish fëmijë në atë kishë kishin mësuar shqip ai vetë, gjyshi, stërgjyshi etj.

Një miku im më ka folur se poshtë hotel Krimesë, përballë pallatit të kulturës kur po ndërtohej hoteli u gjenden mure të trasha të një ngujimi të vjetër që mund të qe dhe kështjellë. Gjithashtu kur u ndërtuar kisha e Shen Gjergjit u gjenden ngujime të vjetra. Një gjë e di të sigurt që Korça ka qenë gjithashtu dhe qendër manastiri. E të tjera...mund të hapni faqe të re ju miq të mirë...

Nuk me kujtohet saktësisht në ish viti 1992-1993, ishin vitet e parë të zhvillimeve demokratike. Me sa e mbaj mend ish një përvjetor, a ngjarje në kuadrin e një aktiviteti korçar dhe fetar. Kishin ardhur studiues nga trevat e Shqipërisë dhe të huaj ish i ftuar nga Bullgaria dhe shkrimtari e studiuesi me origjinë korçare dhe i lidhur aq fort me problemet e vendit i respektuari Thoma Kacori. Për gjuhën e përdorur dhe për përkushtimin ndaj vendit të tij, Thoma Kacorin e kanë quajtur rilindësi i fundit shqiptar. Unë isha aso kohe n/ Kryetar i shoqatës së rëndësishme: Korça- Tradita- Progresi. Ishim mbledhur në sheshin e vogël të xhamisë së porsa hapur dhe të restauruar. Mes një grupi të vogël rastësisht u ngrit çështja e të shkuarës së Korçës.  Studiuesi Nedai  Thëllimi nisi të fliste me pasion për vlerat e mëdha të derës bejlerë të Mytevelinjve dhe emrin që mund të kish dikur Korça: mund të quhej Korica,ndoshta e gorica,meqenëse ka pasur shumë gorica rrotull, etj. Dhe kishën e vjetër që gjendej dikur në këtë vend. Më pas Iljas Myteveliu ngriti mbi këto themele këtë xhami që mbahej aso kohe si një nga xhamitë më të rëndësishme të trevës.

Shkrimtari dhe studiuesi Thoma Kacori e pyeti direkt: A ka patur të shkuar ky qytet?

Sigurisht po, u përgjigj  Nedai Thëllimi, sigurisht që ka patur por jo shumë.

Me sa di unë, vazhdoi të fliste Thoma Kacori, Pasardhësit më të afërt Iljas Myteveliut plak, ndoshta të bijtë dhe të tjerë më pas u nxirrnin ujë të zi qytetarëve, tregtarëve dhe zanatçinjve me taksa dhe bastisje të vazhdueshme. Aq sa të gjorët dërgonin ankesa pas ankesash tek porta e lartë...

Atë çast ndërhyri një i ftuar për një çështje tjetër dhe biseda u ndërpre...

Ju lutem me dëshirë të mira le të lëmë një të vërtetë për qytetin tonë të dashur.



(Vota: 3 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora