E enjte, 25.04.2024, 01:59 AM (GMT+1)

Kulturë

Monodrama ''Obelisku pa adresë'' e Sejdi Berishës

E hene, 04.03.2013, 08:21 PM


Nga konferenca për shtyp në Teatrin “Istref Begolli” të Pejës

PËRGATITET MONODRAMA “OBELISKU PA ADRESË” E SHKRIMTARIT DHE PUBLICISTIT, SEJDI BERISHA

(Premiera e kësaj pjese teatrore pritet të shfaqet me 27 mars 2013-në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Teatrit, e regji të Halil Gashit. Rolet i interpretojnë, Nimon Muçaj dhe Rudina Zhara. )

Në konferencën e sotme për shtyp në teatrin “Istref Begolli” të Pejës, drejtori i këtij asociacioni kulturor, Nimon Mulliqi i njoftoi përfaqësuesit e medieve se sezonin e sivjet teatror do ta hapë me monodramën “Obelisku pa adresë” të shkrimtarit dhe publicistit, Sejdi Berisha.

Ai, shkurtimisht njoftoi me përmbajtjen e kësaj drame, e cila ngërthen në vete një temë mjaft komplekse, interesante, aktuale dhe gjithnjë aktuale në të gjitha kohërat dhe periudha historike.

Për konceptin regjisorial, regjisori Halil Gashi, gazetarëve ua ofroi më për së afërmi planin dhe vlerat e lojës që do t’ua sugjerojë aktorëve në skenë dhe për efeket e skenës, dritave dhe të muzikës, që i kontribuojnë realizimit të shfaqjes të kësaj natyre. Ndërsa, aktorja, Rudina Zhara, e cila ka përvojë në skenë por edhe në regji për shfaqje për fëmijë, tha se një monodramë e tillë inspiron dhe kurajën aktorin për realizim sa më profesional, dhe në këtë rast, ndijimor të roli, dhe kështu për t’i dhënë shpirt edhe rolit edhe shfaqjes.

Ndërsa, autori i monodramës, shkrimtari dhe publicisti Sejdi Berisha, vuri në dukje se kjo pjesë teatrore, regjinë e së cilës do ta realizojë Halil Gashi, regjisor dhe gazetar, kurse rolet do t’i interpretojnë, aktori i mirënjohur dhe njëherësh edhe drejtor teatri, Nimon Muçaj dhe aktorja e profesoresha, Rudina Zhara, reflekton raportin e njeriut në mes njerëzores dhe filozofikes, duke luftuar për gjetjen dhe identifikimin e eshtrave të njeriut në të gjitha periudhat kohore, duke përfshirë këtu, edhe luftën e fundit në Kosovë, por edhe në disa pjesë të tjera të Ballkanit.

Përmes shpërthimit por edhe të zotimit shpirtëror për t’i zbardhur humbjet e eshtrave të njeriut, grishet, zgjohet dhe provokohet ndërgjegjja dhe vetëdijesimi i njeriut, për ta luftuar të keqën, siç është në këtë rast lufta, krimi dhe tragjedia e njeriut dhe ndaj njeriut.

Këtu edhe qëndron pesha dhe mesazhi, që e bartë dhe e përcjellë tek opinioni monodrama, “Obelisku pa adresë”. I cili obelisk apo përmendore, mund të ngritët kudo në botë, dhe të zë vend domethënës e të përjetshëm, gjithnjë duke pasur për bazë, se toka, kudo, cep në cep, është plotë eshtra, që janë histori e provokim në vete, që janë të njohur e të panjohur, dhe si të tillë, gjithnjë qëndrojnë të pikatur, të kacavjerrë dhe të përjetësuar edhe si dhembje, edhe si qortim, edhe si vepër e keqe që dëmton e rëndon shpirtin e secilit dhe të tërë njerëzimit.

Eshtrat në lapidar, vetë flasin, vetë gjykojnë, vetë rëndojnë e vetë ndriçojnë. Në këtë formë, mbase, kërkohet ndërgjegjësimi dhe vetëdijesimi i njeriut, por, pse jo, edhe i tërë njerëzimit. Sepse, në të kundërtën, kështu, edhe mëtutje e lëndojnë vetveten, e dëmtojnë, e iletojnë dhe e harxhojnë pamëshirshëm botën, por edhe tokën si planet i jetës shtazore dhe bimore, pra, edhe i n jeriut...

Andaj, duke pasur parasysh tërë këtë përplasje shpirtërore dhe jo vetëm shpirtërore, pritet se monodrama “Obelisku pa dresë”, kudo që do të shfaqet, me mesazhin që ka, me peshën e mendimit të thellë filozofik dhe psikologjik të shtruarjes dhe shtrirjes së ngjarjes përmes lojës së aktorëve të rryer dhe me përvojë, Nimon Muçaj dhe Rudina Zhara, do të mirëpritet dhe gjatë do të mbahet mend dhe do të komentohet.

Tha në mes tjerash, shkrimtari dhe publicisti, Sejdi Berisha, duke ua prezantuar përmbajtjen e monodramës, përfaqësuesve të mjeteve të informimit në këtë konferencë shtypi.



(Vota: 9 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora