E enjte, 25.04.2024, 05:47 AM (GMT+1)

Mendime

Skender Korça: Mëdyshja politike

E hene, 05.05.2008, 12:00 PM


Skender Korça
Mëdyshja politike

Shkruan: Skender KORÇA - Gjilan

- Bashkimi i një populli di të kthejë argjilen në florinjë
- Të ndërtojë një shtet njeriut i duhen njëqind vite,ta shkatërrojë mjaftojnë disa ditë
- Është më e vështirë të ndërrosh mendjen e një njeriu se sa të ndërrosh rrjedhën e një lumi apo të zhvendosesh tutje një mal
- Edhe më i mençuri prej njerzëve humbë mendjemprehtësinë kur vjen puna ta kritikojë veten.

Janë aforizma që na përkasin në kohë, në ndryshim, në tranzicion, në logjikën e të vepruarit dhe të mëdyshjës politike në Kosovë.

Kërkesa e një zhvillimi sa më të shpejtë është e hapur dhe e qartë. Sovraniteti i Kosovës dhe përfolja për te duhet të hiqet në mënyrë të deklaruar shpejtë nga çdo agjendë politike e shteteve , sepse ai duhet të ketë formësimin e vet, Kosova është shtet Sovran,ku “fuqinë e saj politike” nuk meriton që ta vejmë në tryeza politike si mëdyshje politike  e kohës, apo e shteteve  që me “ëndje” si RUSIA të përfshihen në këto “fjalamani”…...
Sido që të trajtohemi me gjuhën politiko diplomatike, shqiptarët e  Kosovë për fat të keq ndjejnë se fantazma shtetërore serbe është ende këtu, e pranishëme dhe vepruese, kërcënuese dhe e frikshëme, në trojet e Kosovës sovrane dhe në lokacionet serbe që duan politikën dhe ndihmën serbo-ruse.
Nuk çudit askënd fakti i këtij konstatimi, po të kemi parasysh që
“Pakoja  dhuruese” i dhuron pushtetit dhe sovranitetit serb 42 për qind të territorit të Kosovës. Kush thotë se nuk është bërë realitet synimi i kahershëm serb për ndarjen e Kosovës?

Kjo është vetëm mëdyshje politike tek ne, por është sens shumë aktual tek serbët instrumentalizues nga Beogradi se do ja arrijnë këtij qëllimi. Tash në “ bisedimet e reja” thuaja për Kosovë, më dëshirë të angazhimit të Rusisë për të “dhënë kontribut”, kjo mëdyshje e jona se gjërat kanë përfunduar për Kosovën, për serbët në Kosovë është vetëm një fillim i ri dhe një shpresë se do ndryshohet realiteti…Kjo është vazhdimi i instrumentalizimit të tyre dhe dhënje një infuzion se do duhet të janë të nxitur edhe më, jo vetëm nga Serbia por edhe nga Rusia e ca shtete që po i quajmë “faktori ndërkombëtar….”
Kjo është një situatë që demaskon qëndrimin politik tejet servil të politikanëve kosovarë, të cilët mirëkuptimin, bashkëpunimin, dhe tolerancën i kanë kthyer në një qëndrim pa kurrfarë dinjiteti shtetorë. Tash më është përzier vullneti për intergime të palës serbe në Kosovë me vullnetin e të tjerëve për të biseduar edhe më për Kosovën.
Politikanët në Kosovë ata me mënyrën e tyre të përfaqësimit, kanë kohë që nuk e dëgjojnë më zërin e qytetarëve të Kosovës, sepse mendojnë se zëri jonë do ofrojë një shancë për t’u ngritur në këmbë, sikur dikur që mendonin  dhe mendojnë për Lëvizjen Vetëvendosje. Edhe kjo ishte mëdyshje e politikanëve të Kosovës.
Këta politikanë mëdyshës janë në ajër, plotësisht të shkëputur nga populli, ata kanë kohë që shajnë djemtë dhe vajzat e kësaj Kosove sepse u kanë prishur qetësinë e “perandorisë” së tyre të kapitullimit dhe të krimit politik, ata ka kohë që u shërbejnë vetem interesave të tyre, klaneve dhe bizneseve të pista e të panderëshme…. Kështu shkruanjën çdo ditë gazetat për Ju pa mëdyshje….e nuk na mbetet të analizojmë a është apo nuk është kështu ?!....
Tërë kjo mëdyshje ka me pasë dikund një shpërfillje normash zyrtare dhe shtetore, ka me pasë një klimë që mëdyshja mund të behët realiet nëse nuk jemi të bashkuar në qëndrime shumë delikate për Kosovën…Kështu është në mëdyshje kur të fillon edhe një mision dhe mbaron i filluari mission UNMIK-ut, ishte mëdyshje dhe mbetet mëdyshje qershori dhe shtatori që vje për misionin e ri. Tërë Kosova me mëdyshje e nuk kanë pse të mos e pranojë “elita” politike e pozitës këtë mëdyshje apo dyshim më mirë të themi për të e kuptuar njeherë zërin e qytetarit…



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora