E premte, 29.03.2024, 12:46 AM (GMT)

Shtesë » Historia

Gjak dhe Bore ne Gusht

E hene, 05.05.2008, 11:02 AM


GJAK DHE BORE NE GUSHT

Nga A. Ndoja

Mirdite - Plot 55 vjet me pare, me 17 gusht 1949, banoret e traumatizuar nga nje ngjarje e rende u perballen me nje dukuri te rralle te natyres. Megjithese ishte mesi i gushtit qielli u nxi dhe vendi u zbardh nga debora e bardhe. Qindra deshmitare qe ende jetojne e konfirmojne nje ndodhi te tille te rralle. Por nese tashme kjo kujtohet si nje eveniment, atehere nje ndodhi nuk beri asnje pershtypje. Kjo sepse vetem 2-3 ore perpara ores 15.00 te 17 gushtit te 1949 ishte realizuar masakra me e shemtuar anti-Mirdite e regjimit te sapoinstaluar te komunisteve. Motivi: Hakmarrja per vrasjen ne pabesi te deputetit te Mirdites, B.Biba, qe nje bande vrasesish e ekzekutuan me 7 gusht po te atij viti. Vrasesit reale u larguan pa asnje gjemb ne kembe drejt perendimit per te "vuajtur" autostradave te Amerikes dhe Italise e madje per t'u shfaqur pas '92-shit me fytyra te shndritshme dhe pa asnje brejtje ne ndergjegje per vuajtjen dhe kalvarin qe u shkaktuan qindra mirditoreve pranuan se e vrame B.Biben me nje vote apo me nje te ngritur te dores, por kurre nuk thane se pse u larguan duke lene Mirditen pa asnje mbrojtje nga sulmi shkaterrimtar i komunisteve. Sipari i hakmarrjes pa justifikim startoi ne afersi te ish-qendres administrative te Shpalit ne vendin e quajtur Qafa e Valmerit. Pikerisht aty shuhet jeta e 14 burrave, shumica e tyre me ze ne Mirdite dhe megjithese ishte mesi i gushtit gjaku i tyre skuqi boren perreth vendit te krimit. Pas nje gjyqi 3-4 ditor me prokuror Misto Blaca e kryetar te trupit gjykues, Bilbil Klosin, 4 burra varen ne litar, 10 te tjere pushkatohen ne vend, madje varrosen per se gjalli, 300 te tjere arrestohen dhe po aq familje internohen ne Tepelene, etj. Ne fakt nje menxyre e tille Mirdites iu pergatit menjehere pas 7 gushtit.

2 dite me vone

Me daten 8 dhe 9 gusht 1949 forca te shumta vihen ne levizje. Nje prej brigadave me te medha te ndjekjes, e cila ishte e dislokuar ne Qafe-Shtame merr detyra te posacme. Se pari lirohen nga radhet e saj te gjithe anetaret e grupit te ndjekjes, qe ishin me origjine nga Mirdita dhe nen komanden e Medi Bilbilit dhe Zija Kambos nisin operacioniet sipas listave paraprake. Operacioni fashitet disi kur ne listat e tyre shenohen plot 300 te arrestuar, rreth 350 familje te grumbulluara ne nje fushe ne Rubik te gatshem per t'u internuar ne Tepelene, Shushice, e te arrestuar dergohen ne burgjet e Shkodres ndersa 26 prej tyre akomodohen ne burgjet e Shkodres ndersa 26 akomodohen ne birucat e improvizuara te Rreshenit per t'iu nenshtruar gjyqit ushtarak. Gjykata e drejtuar per t'iu nenshtruar vendosi qe 14 prej tyre te ekzekutohen nderkohe qe prokurori Misto Bllaca kishte kerkuar qe ky numer te ishte 20 persona. Vendi i ekzekutimit u caktua ne Qafe-Valmer. Me perpara ishin kujdesur qe ne kete ekzekutim te ishin prezente qindra banore te te gjitha moshave, deri femije dhe gra. Sipas nje deshmitari ocular, ekzekutimet kryheshin nje nga nje me qellim qe te gjithe te shikonin kzekutimin e tjetrit ne radhen perpara. Pervec 4 te denuarve qe u varen ne litar te gjithe te tjeret u ekzekutuan me dy plumba nen sqetull. Pati ndonje qe ne grope ra i gjalle e thirrjes se tij nga gropa iu kunderpergjigjen bresherite e automatikut. Ndodhi qe njerit prej ekzekutoreve iu bllokua pistoleta e ne nerv e siper ai e hodhi ne grope. Deshmitaret nuk kishin gabuar. 50 vjet me vone skeleti i pistoletes u gjet ne bashku me skeletin e viktimave te saj, por qe kjo pistolete kurre nuk ju rikthye pronarit te saj te gushtit te 49-tes. Ne ate grope u mbuluan emrat me te degjuar te zones, madje edhe miq e te aferm te B.Bibes. Masakra do te vijonte me te njejtin ritem nese ne kufirin me Greqine nuk do te fillonin sulmet e te ashtuquajtures masakra fashiste greke. Sidoqofte persekutimi masiv i qindra mirditoreve vazhdoi pareshtur derisa u arrit qe Mirdita, i vetmi ishull i paeksploruar nga turqit, u copetua ne pese pjese ku edhe sot e kesaj dite zona te tilla si Kalaori, Vigu, Lura, Bazi, vazhdojne te jene ne varesi te rretheve Lezhe, Shkoder, Diber, Mat, etj.

Te varur: Preng D.Kola "Orosh) Pjeter D.Vila "Kacinar), Dod M.Biba "Malaj), Pjeter Paloka "Kacinar)

Te pushkatuar: Nikoll B.Bajraktari, Llesh Gj.Melyshi, Nik Ll.Bajraktari. Ndrec M.Ndoj, Preng Sh.Nikolli, Bardhok D.Gjini, Gjok, Gj. Kaci, Gjergj Beleshi, Ndoc Gj, Cupi, dhe Frrok Mati

17 gusht 2004

55 vjet me vone

Salla eshte tejmbushur nga te mbeturit e ketyre familjeve te masakruara ne perkujtim te masakres se Qafe-Valmerit. Kryetari vendor i te perndjekurve politike anti-komuniste, Gjon Deda, ne pershendetjen e tij te hapjes se takimit falenderoi per pjesemarrjen e gjere te anti-komunisteve te zones. Afrim Haci, kryetari kombetar i kesaj shoqate, ne materiale te zgjeruar ka evokuar me detaje te gjithe masakren e 17 gushtit 49. Haci beri thirrje qe ish-te burgosurit te mos rrine kot, por te hidhen ne lufte per te drejtat e tyre. "Ne,- tha ai-, per hir te kombit kemi toleruar kriminele si S.Manoku, Zija Kambo, S.Carcani, etj". Politikane te djathte si Ekrem Spahia, Hysen Selfo, Bamir Topi, u kane kujtuar mirditoreve kalvarin e 50 viteve por me se shumti epiqendra e fjalimeve te tyre ne ate takim perkujtimor ishte thirrja per rrezimin e Fatos Nanos dhe rikthimin e opozites ne pushtet. Ne fund Leke Shtia ne emer te familjareve te pushkatuar beri thirrje qe te falim qe te mos riperterihet dhimbja. "Per te qene te qarte,- vijoi ai,- me 7 gusht u vra B.Biba, nje figure e nderuar e Mirdites, sot kjo nuk justifikoi faktin qe femijet e shume familjeve te lindur dhe rriteshin ne internim, apo ne ekzekutim te merrnin pjese edhe ato qe nuk e kishin per detyre".



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora