E merkure, 29.09.2021, 12:18 AM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Kur fillon Atdheu

E shtune, 02.03.2013, 11:45 AM


KU FILLON ATDHEU

 

QAZIM SHEHU

 

PARA SE

 

Para se poezi për zogjtë të shkruash,

Të njohësh hapësirat ku ata shkojnë,

Në valë zanore të vesh cicërimat,

Në brezare kujtese të vonë.

Ah, zogjtë, sa të pranishëm,

Në poezinë e poetëve,

Kur ngrejnë çastin e magjishëm,

Dhe grisin muzgjet shkrepave.

Gjithnjë mbete borxh fjala për ta,

Në një tërheqje pambarim,

Sa here  lart e më lart

Ngrihen fluturim…

Dhe na lënë në hapesirë të ngushtë,

Me ëndrrën që pas s`u shqitet,

E pastaj na lidhin në gushë,

Hapësirat qëi bënë rripa rripa…

 

KTHINË

 

Në hapësirën e ngushtë të një fjale,

Si kthinë,

Nuk vjen botë e madhe,

Lëvizje aeroplanësh, trena

Makina me zhaurimë.

Idetë e mëdha jo që jo,

Në referenca filozofësh,

Nuk vijnë.

Ne mikroborgjezë të lumtur ,

në të rrimë,

Intimitetin rutinor,

Në zjarre të vegjël shkrijmë.

Dhe s`na dogënis, as trallis,

Asnjë bubullimë…

 

ESHKUARA

 

Sikur të vinin motet e shkuara,

Sikur ato të vinin,

Ne  me mendjet e sprovuara,

Në ndreqje gabimesh përherë do rrinim.

Ndaj e shkuara nuk vjen kurrë,

Hiles i ka rënë,

Ajo me vrap ik gjithnjë,

Bishtin në çarkun e së tashmes

Duke lënë…

 

KU FILLON ATDHEU

 

Ku fillon Atdheu ,mijëra dëshmi,

Mijëra përcaktime për të ka,

Si Atlasi mbajti tokën mbi shpatulla,

Njeriu në zemër atë mba.

 

Kjo është e qartë, dhe sado,

Ta vërtitësh filozofinë,

Asnjë fjalë gjer në fund nuk i shpjegon,

Ku e ka atdheu magjinë.

 

Edhe kozmopolitët më të çmendur,

Edhe rrahagjokësit më të mëdhej,

Sado nëpër botë janë endur,

Sërish përfunduan në Atdhe.

 

Edhe patriotët me tamtame,

Që na shkrinë në ndjenja e afsh,

E kuptuan se s`duhej ashtu atdheu,

Vetëm kur u shtruan rrafsh.

 

Atëhere ku fillon Atdheu,

Këtë gjithnjë e kam kuptuar,

Në çast rreziku kur duan ta zhbëjnë,

Del populli dhe e mban në duar…

 

ZOTI ASNJANËS

 

Në punë njeriu nuk ndërhyn,

Zoti asnjanës,

Kur njeriu njeriut i nxjerr sytë,

Duke u bërë dorëzanës.

Dashuri e vjetër vishet,

Me rroba të reja,

Siç vesh veten me pak diell,

Reja.

Zoti asnjanës nuk ndërhyn,

Në punët e njeriut,

Krijesën e tij e pështyn,

Për tmerret e papritura.

Padashur krijuar,

Pa kuptim,pa vlerë,

Të mundej, zoti asnjanës,

Do krijonte njerëz të tjerë…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora