E enjte, 28.03.2024, 10:42 PM (GMT)

Kulturë

Cikël poetik nga Ukshin Morina

E shtune, 02.03.2013, 10:33 AM


UKSHIN MORINA

 

VDEKJA E ALBATROSIT

 

Në sypërinën e qetë të detit, mbytur në blun pa anë

Digjem përvëlohem pak nga pak, mbytem nga malli saj

Dhe trishtimi yt i ëmbël, zuri vënd në shpirtin tim

Si mirazh qiellor, i vetmi im trishtim!

 

Nën dritën e zbehtë të natës, ashtu kredhur në mugëtirë

Ngrir kam nga i arti natës, bashkë me yjet, tokën qiellin

Në mëngjesin e përhimtë, prapa meje në largim

Bukuria engjëllore, vetmi im trishtim!

 

Dhe tash ndjej një molisje, shkrehse në shpirtin tim

Bashkë me detin e trazuar, ndrit nga dielli që po lind

Dhe Albatrosi fill pas teje, vdiq ashtu në fluturim

Ra mbi detin e harlisur, vetmi im trishtim!

 

MË PRIT

 

Do të vij me puhin prandverore

Në prushimin e buzëve të çelura do ndaloj

Nën dritën e derdhur, të yjeve të mekur

Buzëqeshjen dhe lotin në faqe ta kundroj.

 

Më prit, s’jam ëndërr e një nate vere

As iluzion i një fantazie të pagjumë

Por vet i arti perandor i zemrës

Gëzim, pa anë, pa fund.

 

Më prit ti dritëza e agut mëngjesor

Në syth, këputur mbi një degëz çelur kam

Nuk e di, nëse do mundëm

Vdekur a në jëtë të jam.

 

Ndaj dhe sonte, me prit ti dhembja ime

S’jam trishtimi i një harrese të pagjumë

Por vet malli në shpirtin e fshehur

Emër i gdhendur në plumb.

 

Më prit ti metropolitanja ime

Më aromën e bjeshkës, për të ardhur kam

S’jam loti i një dëshpërimi brengosës

Por i shenjti, perandor i zemrës jam.

 

BUZËQESHJA

 

Më thuaj ti buzëqeshja ime, ti dhembje e shpirt i vrarë

Në ç’sy shkreptin dritëza jote, në ç’buzë ndrynur je vallë?

Mos ndoshta në zemrën e gurit, fosile mbetur ke!?

Dhe vetmitar i rrugës, ndër udhët e mia pa mbarimë

Më diellin e përflakur e me hënën e ngrirë, i mjerë ashtu pa shpëtim

Oh, buzëqeshje e tejshkuar!

Më thuaj, qeshet buza jote, në pasqyrën e qiellit të ngarkuar me stuhi

Më thuaj pra ti e përmotshmja e lara kaltërsi

Ku mbet jehona e zërit, që vrau gëzimin tim

Në ç’planet a ishull humbi, më i ëmbli im frymim?

 

NJË MIKE

 

Gjithsa mundem ndërmend me vete

Për ty moj mike e zemrës

Bash si varka në liman

Aty përher e etshme

 

Dhe ja me ty moj ëndrra ime

Në diell e stuhi

Meteor të ndritshëm

Mbetëm unë e ti

 

Dhe tajfune nga çdo anë

Botën drithëron

E pa epur mbetesh mike

Shtatore në bronx

 

Mbi ty moj mike e dashur

Rigon borë e shi

Stolisur nga vesa

E vetmja bukuri

 

Natën ndrit si hënë

Ditën si stoli

Dhe bora e kristaltë

Shkrinë nën çerpik

 

Dhe sytë e tu moj mike

Buzëqeshje e dashuri

Gjitha ti më je

E imja përjetsi

 

Këtu sa njerzit rrojnë

Diamante ato hire

Ndaj dhe keq më vjen

Nga urrejtja e tyre

 

Ndaj dhe shpesh pyes vetën

Kush jam e kush jemi

Ca vargje mbi të bardhë

Por jo,  s’do jemi nesër

 

IMAZHE KUJTIMESH

 

Dhembjet e mia të rënda, ende lëngojnë nga plaga

që mbjelle në shpirtin tim, ditën që ti s’mund të bëje ndryshe

E përmbushur edhe pse me vet harrimin,

i ëmbli kujtim i shpirtit me ngjesh pas shkëmbit si një gjethe mali

Në një natë si kjo e sontmja, e butë dhe e heshtur ti vjen

ashtu në ëndrrat e mia delirente

Që nga lart nata bie si cop plumbi, prej nga mund

të dëgjoj në terrin e zymtë ngashërimin që era me vete merr

Kjo vetmi mbytëse,  ky zjarr ankthi, kjo natë pa frymëmarrjen tënde,

pa vështrimin e syve që si turjelë më shpon thellësin e zemrës

Dhe ky është i imi fat, të jetoj pa ty, të vdes si një dre i plagosur

nga ndjeksit në anë të shtegut

Unë e di,  emrin tim i ke vënë yllit,

por kjo vetmi e pamatë qielli më mbanë zgjuar

në ëndrrat e natës si një vullkan i dehur

Sa e ftohtë jashtë nata, era mbështjellë strehëzën time

me fishkëllimën e saj të njohur

Unë duke të përqafuar imazhin tënd,

preki buzët e tua të ngrira nga ftohma dhe ndjej të më ndalet zemra.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora