Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Ja pse nuk nderohet Gurakuqi

| E shtune, 02.03.2013, 10:01 AM |


JA  PSE,  NUK  ASHT  ATDHETARI  LUIGJ GURAKUQI

  MONUMENTIN  E  PAVARSISË !..

Nga Fritz RADOVANI

?“Shqiptar i vlefshëm dhe ndêra e djelmnisë shkodrane”, -At Gjergj Fishta, "Pika voeset".

?“Është pionier i qytetërimit përëndimor në Shqipëri, një nga shqiptarët e flakët që thithi me themele kulturën e Perëndimit dhe si njeriun që punoi më gjatë e më shumë se kushdo tjetër për të mbjellur farën e saj në Shqipëri.” Fan S.Noli.

?“Burrit vërtetë burrë, L. Gurakuqit, i cili me kulturën e neltë shpirtnore, mishnoi, madhnoi, përjetoi urtinë, besë e burrni shqiptare, tue mbetë përherë shembull shqiptari me kulturë, simbol i bashkimit kombëtar, idealist i shkëlqyeshëm në vorfni”, - dedikimi i veprës "Andrra e Prêtashit" kushtue Luigj Gurakuqit nga At Anton Harapi.

?Luigj Gurakuqi, atdhetari, politikani demokrat, intelektuali me kulture te gjere, reformatori, poeti, gjuhetari, pedagogu dhe ekonomisti i shkelqyer, Burrë shteti me vision Europjano Perëndimor…

Fan S.Noli: "S'ka patur një tjetër udhëheqes, i cili...bashkonte rreth vehtës së tij, katolikët e muhamedanët gegë"..." Ai ka qenë aq pak regjionalist sa që kur lindi çeshtja kombëtare s'ka patur një gegë patriot, aq të dashur midis toskëve sa Gurakuqi".

?Prof. Radomir Nachtingall, në universitetin e Gratz-it e vlerson Luigj Gurakuqin  kështu:  Ka merita të shquara në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe, në përpunimin e gjuhës letrare dhe në njësimin e shqipes së shkruar, në stabilizimin e drejtshkrimit, në pasurimin e fjalorit, në çështjet e leksikologjisë, terminologjisë e të gramatologjisë. Gurakuqi është tekstologu më i shquar shqiptar i fillimit të shekullit tonë. Arësimi vazhdoi të mbetet, siç e thotë vetë ai, dega më e dashur e zemrës së tij. Ai parashtroi në parlamentin shqiptar ide dhe mendime shumë interesante për politikën arsimore dhe rrugën që duhet të ndiqte shkolla shqiptare. Gurakuqi kishte një vizion të qartë për rolin e shkollës në një shoqëri moderne, për lirinë dhe të drejtat themelore t'individit në fushën e arsimit dhe kërkoi zhvillimin mbi baza ligjore, shkencore e pedagogjike të shkollës shqiptare.

 

?Fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Atdhetari Gjon Kamsi, sot në Muzeun e Shtetit në Shkoder. (Foto 2009):

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni për pshtim pranë Qeveriës Italjane.

Pyetnij Çatin Saraçin ku asht...? "besa" ndihma!...

Baltjon Stamolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkelqësis Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësis Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

***

?“Kur u vra Luigji kishte 360 liretat e fundit në xhep e këmishen e shkyeme…” Gjon Kamsi

?Luigj Gurakuqi thonte: "Na kanë marrë qytetet e na kanë lanë malësinë, na kanë marrë viset ma të çmueshme t'atdheut duke na lanë si një trup pa kokë".

? “Faji i vetëm i kosovarëve qëndronte vetëm në atë se ata ishin shqiptar e donin të mbeteshin shqiptar.”

?At Anton Harapi e pyeti Luigj Gurakuqin: Si me dalë me hikë ju tash prej Shqipnie?

Kishte vdekë në kambë burri i dheut, me e pasë pré, gjak s'kishte qitë.

U kuq, i u muer goja, shtërngoi buzët e i dha vehtes:

- “Padër Anton na skredituen (diskredituan) tepër keqas, na kanë deklarue komunista n'opinionin publik t'Europës. Për Zotin, nuk due t'iku, por po ndeja un këtu, e dij se derdhet gjak e derdhet kot. Të kishe pse, nuk po shikojshe fort për gjak qi derdhet, se ma për vedi jo se jo, por po m'vjen si trathtí ta marr në qafë popullin e shkretë".

?Porosi e Ramiz Alisë per monumentin e Vlonës, në vitin 1972: “Luigj Gurakuqi nuk është mirë për të qenë në një veper kaq madhështore, mbasi ai ka qenë njeriu më i dashur dhe i besuar i Klerit Katolik!”...

?Porosia vazhdon edhe sot...

Melbourne, 2 Mars 2013.