E premte, 29.03.2024, 12:21 AM (GMT)

Kulturë

Vladimir Muça: Cikël poetik për dashurinë

E enjte, 28.02.2013, 06:07 PM


CIKËL  POETIK  PËR   DASHURINË

 

2012

 

Nga Vladimir Muça

 

Vallëzimi me maska i maturës

 

Lavjerrës si manekin  vallëzojnë shikimet

Gati të fiken  po lëshove prenë;

Si buratin jo mirë i punuar

Kur mjeshtri i lodhur s,ja ka ngenë.

 

Dhe si dordolec,mjegull shikimi,

Zgjuarsia në fijet  si lëviz;

Dhe pak ,sallën e mbuloi verbimi,

Mendimi e ndjenja me shpirtin ngjiz.

 

?do njeri në kërkim të një roli

Duke destiluar shije,shpresa kërkon;

Dijet e marra në fytyrën e një zholi

E ngopin mendjen që gjith?ka  trillon.

 

Në inerci ,kudo mund të varësh

Kostumin e vjetër e maska të reja,

Duke nxituar të blesh buzëqeshjet

Si tek gratë e martuara apo të veja.

 

Gjithnjë tre

 

Në përvjetor të ndenja  afër

Ti  skuqeshe si prushi në vatër.

 

Të fola si  atëherë për dashuri

E kuqe  si lule u bëre ti.

 

Një trëndafil   dhe puthje të dhashë

Të dyja lule jeni : të   thashë

 

Ti pa u menduar  me sy më the

-Jo i dashur,jemi  tre.

 

Mbi peshë

 

Nga mbipesha

U shembën dhe trarët

Ku rrinin varur kujtimet e dashurisë,

Puthjet  e ?astit,

Tingujt e zemrave,

S,kishin më vend,

Njësh u bënë.

 

Unë si një bulldog i uritur

Lëpij kockën e mbetur,

Vallë ,kaq shumë të kam dashur un,ty?!

 

Vargu  im

 

Kur ti më prisje në agjenci

Dhe haje thonjtë në padurim

Mbi supe të ra një pikë shi.

Ah!,jo s,është shi,

Është vargu im.

 

Mos u zemëro

 

Unë nuk e mbaj mend ?,stinë ish atëherë;

Ti  më thoje është vjeshtë

Se mollët  vinin erë.

Unë të thoja se është  pranverë

Se pjeshkët lulonin si ngaherë.

 

Ti ngulje këmbë,

Se mollët në vend të puthjes m,i dhe,

E unë grindem me ty

Se vjeshta   s,erdhi  tek ne

 

Ti mos u zemëro me mua e dashur

Dhe pse grindemi ngaherë;

Ne na ngatërron stinë e zemrës,

Stinë e dashurisë është pranverë.

 

Hipoteka ime

 

Në hipotekë asgjë s,trashëgova,

Ve? ca hartosa si damarë shpirti ndritur;

Ku fle në to era e pëshpëritjeve tona

Nga puthjet kondensuar.

 

Në to frymon gjithnjë pranverë

Me erën e trumzës përmalluar,

Korentet hazdisen shpirtrave tanë

Si në mëngjese vagëlluar.

 

?do gjë si qielli i hapët

Pakufij në të padukshëm,

Fëmija i palindur kotet

Në lumturinë tonë të amëshuar.

 

Konservuar

 

Kam ruajtur dardhat

Që portieri Dem s,ti dha ty;

Do ti jap në dimrin pleqëror,

Kur bora të na bjerë mbi flokë.

 

Kam ruajtur buzëqeshjen si diell,

Një skutë të errët të  të ndri?ojë

Ku mund të kotesh në ëndërrim.

 

Për vete mbajta një cep të buzëqeshjes tënde

Ndonëse me gënjeshtër:

-për ty s,dua t,ja di.

Fjalët më janë fshehur qosheve të zemrës,

Shumë më rëndojnë në pleqëri.

 

Në do t,i zgjosh,

Merre zemrën time!

Si hobe hidhe diku larg,

Ajo bumerang do të bëhet

E do zerë vend  në tëndin prak.

 

TANKA

 

***

Në takimin e maturës

Në këto vite pleqërie

Në pëllëmbë më ulet një flutur,

Nen hijen e saj

Një ëndërr diku e humbur.

 

***

Më thosh :nuk dëshiroj ti shoh

Si ?,menden lotët nën qepalla,

Kur malli faqeve zë të bjerë.

Druaj se zjarrin ma vjedhin vashat,

E mbetem   tek ty një  shteg i mjerë.

***

Flokët e thinjura protestojnë,

Kur mërzia e afshit han veten,

Mbi mendimin e shpërfillur në moshën e tretë,

Në librin e jetës rikrijoj imazhin,

gjethet e vyshkura në stinën e blertë.

***

Dita e parë e dhëndërisë:

Strukur shikimi

Nën velë ndjenjash;

Stacioneve të panjohur

Gjëmojnë fishkëllimat.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora