Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Faton Mehmeti: Kronikë e kohës së dhunshme

| E enjte, 28.02.2013, 07:11 PM |


RECENSION

KRONIKË E NJË KOHËS SË DHUNSHME

(Biser Mehmeti: “Jetë e mohuar”, roman , SHB “Rrjedha” 2012)

Nga Faton Mehmeti

Pas botimit të romanit të parë “Nata pa mëngjes” (2004) dhe botimit të përmbledhjeve me tregime “Katër kalorësit e apokalispit” (2011), kohë më parë krijuesi Biser Mehmeti u paraqit para lexuesve me romanin e tij të dytë me titull mjaft figurativ: “ Jetë e mohuar” (SHB “Rrjedha”). Nga veta titulli autori sikur asociacion në një jetë jo të zakonshme, në një jetë që nuk zhillohet në rrjedhat e saja normale, po për një jetë të pazakonshme, e cila zhvillohet me mjaft vështirësi dhe që është e mbushur me gjëra mjaft absurde, prandaj kemi të bëjmë me një roman të absurdit. Mbiemri “ e mohuar” mund të zëvendësohet edhe me mbiemira të tjerë të ngjashme, siç është ai “i ndaluar”.  Kemi të bëjmë me një jetë interesante, e cila në vend që të ecën përpara kthehet mbrapa. Që në titull mund të shihet se autori paraqet një jetë të mbushur me vuajtje, hidhërime, pikëllime e dilema të çuditshme, me një jetë ku njeriu s’ka as më të voglën shpresë për të ardhmen e tij, ku çdo gjë i nënshtrohet një trishtimi të egër, i cili vjen pa dëshirën e tij po që është i detyruar dhunshëm ta ushqen “shpirtin e copëtuar”. Tema që paraqet autoi brenda 208 faqeve të romanit e që janë të ndara në 22 kapituj, është një temë që haset edhe te shkrimtarë të tjerë sidomos në letërsinë botërore: lufta e vazhdueshme e njeriut kundër padrejtësive që ushtrohen ndaj tij, të cilat shpesh shoqërohen edhe me dhunë fizike e psikike. Në një mënyrë ky roman është një kronikë e një kohës së mbushur me dhunë, ku njeriu e ka të vështirë të mbijetojë. Autori paraqet një botë komplekse jo vetëm të personazhit kryesor që në këtë roman është dhënë në formën e narratorit, po edhe të personazheve të tjerë dytësore, të cilët veprojnë krahas personazhit kryesor  dhe të cilët ballafaqohen me me të njejtat padrejtësi e me të njejtën dhunë. Shumica prej këtyre perosnazheve bien viktima të kohës së mbushur me padrejtësi, e cila shpesh shoqërohet edhe me dhunë të shfrenuar. Shumica e këtyre personazhe, që janë portretizuar mjat mirë, janë njerëz të zakonshëm, të cilët gjatë rrugës së tyre jetësore ballafaqohen me shumë peripeti e fatkeqësi, për të cilat janë mjaft të pafuqishëm për të ngadhnjyer dhe s’kanë mundësi ta luftojnë të keqen që ua shkatërron ëndrrat dhe dëshirat për një jetë të lumtur. Personazhet u nënshtrohen trilleve të marra të njerëzve të fuqishëm, të cilën edhe e kanë në dorë fatin e tyre. Njerëzit e fuqishëm s’dinë çka është mëshira e dashuria, po dinë çka është dhuna dhe urrejtja. Autori paraqet dy tipare të njerëzve: të dobtit dhe të fuqishmit, të cilët sikur veprojnë kundër njëri-tjetrit.

Romani “ Jetë e mohuar” i Biser Mehmetit është roman për vuajtjet e njeriut të pafajshëm, roman i dhembjes së madhe, roman i paaftësisë së njeriut për të arritur deri te lumturia, për të cilën gjithnjë gjakon. Autori ngjarjet i paraqet në një mabient të mbushur me zymtësi të llahtarshme që të kujton ambientin e paraqitur nga Kafka në romanet e tija të famshëm. Personazhi-narrator si edhe shumë peronazhe që veprojnë bashkë me të në fund bien viktima të njerëzve, të cilët nuk pajton për shumë arsye e me të cilët dikur kanë pasur miqësi të madhe. Mirëpo në jetë “ gjërat nuk zhvllohen shpesh ashtu siç kemi ne dëshirë, sepse ato varen edhe nga faktorë të tjerë!” Kjo është fatkeqësia më e madhe që u ndodh gati të gjithë personazheve që janë portretizuar me përkushtim të madh.

Autori më së shumi e përdor antitezën për të përshkarur situatat në të cilën gjenden personazhet. Ata duke kërkuar lumturinë e gjejnë fatkeqësinë, duke kërkuar dashurinë e gjejnë urrejtjen. Të gjitha këto të këqija vijnë nga miqtë që janë shndërruar në armiq. Njëriu për të cilin perisnazhi kryesor ka menduar se do ta bën të lumtur i sjell fatkeqësinë më të madhe. Kur mundohet t’i shkëput lidhjet me njerëzit e dashur pikërisht atëherë fillon shtjellimi i dramës njerëzor, gjatë së cilës dalin në shesh paradokset e jetës. Personazhi duke menduar të ikën nga njerëzit që dikur i ka dashur është i detyruar të kalon edhe nëpër “rrethin e shtatë të ferrit” kurse gjatë gjithë kohës shpirti i tij sfilitet në mes të jetës e vdekjes. Gjatë këtij udhëtimi të mundimshëm atij i duhet të ballafaqohet edhe me një femër që dikur e ka dashur më së shumti po që dikur kupton se ka “ fytyrë engjëlli po shpirt djalli” dhe e cila ia shkakton të gjitha mynxyrat. Personazhi-narrator nuk është superhero, po një njeri i rëndomtë,  i cili s’ka fuqi të luftojë kundër një grupi njerëzish të cilët janë të veshur me pushtet dhe e kanë ligjin në dorë. Njerëzit e pushtetit kanë të drejtë çdo herë, madje edhe kur gënjejnë duhet besuar. Në këtë mënyrë autori paraqer njeriun e pambrojtur nga sistemi i deformuar, në të cilin ligji ekziston vetëm si nocion dhe ai përdorët sipas nevojës. Shteti në këtë roman është ai që ua përcakton njerëzve edhe mënyrën e jetës. Po në këtë rast jeta sipas urdhrave të njerëzve që e udhëheqin shtetin i tejkalon kufijtë e arsyes. Njerëzit shtetin e përdorin për t’i qëruar hesapet me të gjithë ata që mendonin ndryshe. Personazhi-narrator vihet para dilemës jetësor: të jetojë në liri i turpëruar duke e ndarë fatin me një femër të përdalë që ia kanë imponuar njerëzit e pushtetit apo të jetojë brenda katër mureve të errëta të mbushura me lagështirë duke u ushqyer me një vetmi të llahtarshme. Ai në fillim nuk pranon të jeton sipas urdhrave të njerëzve që e udhëheqin shtetin, mirëpo do të ballafaqohet me dhunën e vrazhdë të tyre. Këtu fillon edhe shtjellimi i fabulës, e cila është e mbushur me dhunë të shfrenuar, me trishtim dhe është një dëshmi se deri ku mund të shkojë urrejtja e njeriut ndaj njeriut që nuk pajtohet me të. Personazhi kryesor do të shpallet “ i çmendur” prandaj si i tillë ai paraqet rrezik për shoqërinë dhe duhet izoluar në një kështjellë mesjetare ku “ jeta është më e rëndë se vdekja!”. Aty mbahet pa të drejtë, madje pa kurrfarë gjyqi, pa të drejtë ankese…

Pjesa më e madhe e ngjarjës në këtë roman zhvillohet në një kështjellë mesjetar,e e cila është e mbushur plot me njerëz që janë të denuar padrejtësisht me akuza banale, kinse janë të çmendur dhe se aty janë sjellë me qëllim  që të shërohen nga çmenduria. Të gjithë e dinë se realisht nuk janë të çmendur  po aty janë pse kanë vepruar kundër sistemit shtetëror. Stili i autorit është mjaft i mbushur me figura letrare dhe lë mundësi shumëkuptimësie. Është vështirë të thuhet, nëse kështjella mjesjetare ku mbahen të izoluar njerëzit, që janë për një sistem tjetër shoqëror simbolizon burgun ku janë mbajtur të burgosurit politikë apo njerëzit që mbaheshin të izoluar pa kurrfarë të drejta. Po e vërteta është se ata nuk mbaheshin aty për t’u shëruar nga çmenduria. Autori sikur në veprat e tjera nuk është i drejtëpërdrejtë në paraqitjen e idesë së vet. Mirëpo, një gjë është e sigurt: autori ia ka arritur qëllimit të paraqet jetën e rëndë të njerëzve në një sistem totalitar, në një sistem kur ligji nuk funksionon fare, ku shteti është në gjendje të kontrollojë jetën e secilit, duke përfshitë edhe jetën e artistëve, të cilët edhe i udhëzon se si të shkruajnë apo çka të pikturojnë. Autori paraqet fatin e mjerë të njeriut që detyrohet të jeton në një shoqëri totalitare ku sistemi i vlera është i rrënuar, ku njeriu duhet të jetë i nënshtruar ndaj shtetit patjetër. Në të kundërten shteti ta bën “jetën ferr!” Ideja e autorit është të krijojë një roman të tipit të absurdit. Njerëzit duhej të pajtoheshin me sistemin shtetëror, madje deri në atë masë sa ta mohin realitetin  e vrazhdë në të cilin jetonin. Autori shkon deri në atë masë sa njeriu duhej t’i mohonte edhe gjërat që i shihte me sytë e vet dhe të dëshmojë se nuk ka parë asgjë, ndryshe ndaj tij fillonte dhuna e shfrenuar. Është një situatë e absurdit ku gënjeshta ka vlerën më të madhe se e vërteta, e cila nuk ekziston.

Në romanin “ Jetë e mohuar” autori Biser Mehmeti paraqet jetën e rëndë deri në absurd të njerëzve që ishin të izoluar si rezultat i bindjeve të tyre personale. Mirëpo, tragjikja e krejt fabulës qëndron në faktin se edhe jeta jashtë kështjellës është akoma më e rëndë, akoma më torturuese. Kur njëri nga personazhet pas shumë vjetësh arrin të del nga kështjella sërish kthehet brenda, sepse jeta jashtë është edhe më e neveritshme. Ai ishte mësuar të jetonte i mbyllur, prandaj kur del jashtë ka frikë nga liria, e cila i duket e tmerrshme. Pastaj të gjithë  njerëzit e feyenin, e quanin “ të çmendur!”, e përbuznin. Për të qenë absurdi më i madh as anëtarët e familjes nuk e duan, madje edhe fëmijët e urrejnë. Këtë krejt e arrin duke përdor një gjumë mjaft të pasur me figura letrare, të cilat ia shtojnë edhe më shumë vlerën.

Në fund mund të themi se romani “ Jetë e mohuar” i Biser Mehmetit, i cili bën pjesë në romanet e realizmit magjik është një vepër që imponohet për nga qasja e saj.