E enjte, 18.04.2024, 06:35 PM (GMT+1)

Kulturë

Qazim Shehu: Qafë Morinë

E enjte, 28.02.2013, 08:10 PM


QAFË MORINË

 

Rapsodi

 

Nga Qazim SHEHU

 

1.

Kur jam në Morinë,

Pas më vjen Kosova,

Po hyj në Shqipëri,

Nga Shqipëria dola.

 

Kur jam në Morinë,

Hedh një trëndafil në ajër,

Gjithë hapësira ndrin ,

Me fytyrë Adem Jashari.

 

Këndej shqiptar, andej shqiptar,

Mendimet shkojnë e vijnë,

Dhe s`di ku të ndal,

Kam mbetur në Morinë.

 

Mendimet ju me mend,

I merrni doemos,

Liria si refren,

Më ndjek e më trullos.

 

Se jam në Morinë,

Këndej kuksiani andej Prizreni,

Makinat shkojnë e vijnë,

Si zogj marramendthi.

 

Një shekull pa dhjetë vjet,

Kjo derë mbeti e mbyllur,

Mund të shkoje në një planet,

Po jo tek tezja ,gjyshi.

 

Mund të shkoje ne Paris,

Në Azi e Kinë,

E ndaluar ishte të shkoje,

Vetëm në Morinë.

 

Këndej shqiptar, andej shqiptar,

Një vijë ,si vijë zjarri,

Mos harrojmë se vite më parë,

Këtu qarkullonte vetëm ajri…

2.

Tani në Morinë jam,

Midis vëllezërish në gëzim,

Për pak shkoj në Tiranë,

Për pak në Prishtinë.

 

Dhe Drini valë valë,

Turfullon e qesh,

Me pasqyra stërkalash,

Thotë është në tokë të vet.

 

Një burim e ka të çliruar,

Tjetrin peng ia mbajnë,

Për këtë i zemëruar,

Bëhet sa s`ka.

 

Me trup shpatulla malesh ,

Shty e kafshon,

Po burimin e Strugës,

Dot s`e çliron.

 

Një ditë do e çlirojë,

Për këtë s`ka derman,

Në fushë të Shkodrës ku do shkojë,

Do ndezë një flakadan.

 

Në gjirin e Rozafës,

Do ulet e do pijë,

Dhe lotët e nuses,

Me shami valësh do fshijë…



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora