E premte, 19.04.2024, 07:41 AM (GMT+1)

Mendime

Dedë Preqi: Korrupsioni i udhëheqjes

E enjte, 28.02.2013, 08:42 PM


UDHËHEQJA  NË PUSHTET,  KORRUPSIONIT  PO I  SHËRBENË VET

Nga Dedë Preqi

Po t’a shikojmë Kosovën me syrin realist të një qytetari  të rëndomtë, e të flasim pa paragjykime e anime të frystruara politike, duket shumëçka  jo normale dhe e kuptimtë fati dhe ardhmëria e saj, me ç’rast të bie në sy një mori ç’rregullimesh fatkeqe, pothuaj në gjitha segmentet e  jetës qytetare.

Për ta kuptuar gjithë atë sakrificë madhore, që u bë për formimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, pos tjerash, duhet një çast të mendojmë dhe të mos habitemi shumë pas lakmive të ndryshme dhe biznesëve të pandërgjegjshme, të cilat shpiejnë deri te ato me qenje njerëzore, që e rëndojnë barrën e të kqijave, njëherazi duke e vjedhur pasurinë shoqërore dhe të shtetit, në mënyrën më të mundur,  që ndryshe në gjuhën diskriminuese quhet, „akcion    k o rr u p c i o n“ !!!...

Në një mënyrë, ua patëm lakmi atyre, të cilët luftuan dje, për ta çliruar vendin nga okupatori shekullor serb, duke e mos kursyer atë më të shtrenjtën jetë, për liri dhe pavarësi,  ndësa sot pas çlirimit të vendit, disa prej atyre njerëzve kanë zënë poezita marramendëse në qeveri pa meritë, por dhe po bëhën bartësit kryesor të korrupsionit…

Askush nuk mundet që ta mohoi luftën e UçK-së, sepse për t’ia vu  thëmelet e shtetit të Kosovës, ushtarët e UçK-së, u bënë kurban dhe i spërkatën me gjak thëmelet e saj. Kosova dhe qytetarët e saj, në një kuptim më të ngushtë, të gjithë e kanë një emër të përbashkët para ligjit, pa anime politike e fetare, me përjashtim të atyre, nga të cilët nuk ia deshtën të mirën Kosovës, as më herët e as sot, duke lozur rrolin kryesor të „matrapazëve politik dhe ekonomik“, duke i dhënë liri vetëvetës, me  abuzue  me frytet më të çmuara të kombit, dhe duke shkelë nëpër gjakun e tyre.

Për hir të situatës dhe të vërtetës duhet t‘a thëmi troq, Kosova gjindet në një anarki qeverisëse, e cila e ka bërë shprehi vetëm propagandën, duke e lavdëruar qeverisjen e vet, për të arriturat e saj, ndërsa, në realitet faktet janë të dhimshme, si nga kriza ekonomike, politike, shëndetësore, arsimore, sociale dhe në shumë lëmi tjera, që shtetformimin e saj, po e brejnë  një grup organizmash parazita, të cilët e kanë marrë me vota të vjedhura aparatin shtetërorë,  dhe për këtë arsye shteti i Kosovës nuk mundet  të bëjë hapa para dhe të fukcionojë si duhet.

Duke ndodhur vendi në këtë vorbull të krizave, vijnë pyetjet rend e pa  rend,  sepse  kjo rrugë  e veprimit egoist të atyre që nuk u ngopën , që prej pasluftës, me uzurpime të ndryshme të pronave  të paligjshme, në emër të UçK-së, duke etiketuar edhe Ushtrinë Çlirimtare, dhe nga  ky rrezulltat   i tyre po rrezullton se, edhe lufta e këtyre „çlirimtarëve“, ishte kontraverse,   me korruptorë të tillë.

Një egoizëm i tillë, një korrupcion i pa ndalë,  po ia trënd thëmelet shtetësisë  së Kosovës,  duke e rënduar edhe më shumë  barrën qytetare  të varfër, dhe në këtë mënyrë, duke hedhur baltë në historinë e lavdishme kombëtare, e vënë në dyshim një popull të tërë, një kulturë dhe një shtet të ri demokratik edhe në sytë  botës vrojtuese, i cili popull, në rrethana të vështira dhe me shumë sakrifica e fitoj lirinë dhe pavarësinë,  por  edhe kësaj dite po atakohet dhe ballafaqohet me kundërshtarë të jashtëm e të brendshëm, që po e pengojnë  rrugën e saj,  zhvillimin e gjithmbarshëm dhe frymëmarrjen e lirë.

Shoqëria kosovare nuk duhet pritur gjithherë Aksionet e misionit EULEX- në Kosovë, apo nga dikush tjetër, për të hetuar dhe kërkuar korruptorët, kjo  qështje edhe  pse është shumë misterioze dhe komplekse, i takon organeve shtetërore kosovare, që të kërkohet  vëmendje e madhe e organëve përkatëse kundër këtij krimi të rrezikshëm ekonomik dhe politik.

Një procedim i mëtejshëm i qështjes së korrupcionit në shumë ministri dhe vende tjera institucionale të Kosovës, kishte me nxjerrë shumë peshqi të mëdhenj, të cilët po notojnë nëpër valët e korrupcionit, duke kafshuar  pasuritë shtetërore dhe  të qytetarëve taksapagues.

Në këtë mënyrë populli i Kosovës është më i dëmtuari, i cili po e humb besimin të qeveritarët  e vendit, dhe në këtë mënyrë, mund të krijohet një kaos i masës popullore, e cila po shkon  në një gjendje të pa dëshirueshme dhe të pa arsyeshme. Kërkesat momentale të popullit kosovarë,  për krijimin  e disponimit të tyre dhe jetës normale, janë që  të bëhën zgjedhjet e parakohshme  lokale e qendrore, që të krijohet një qeveri e re, e cila mund të bëjë ndryshime rrënjësore, në interes të popullit dhe shtetit të saj. Përndryshe, deri këtu, nuk është diçka normale në shoqërinë demokratike kosovare, e cila në kohë paqe, po dëshmon hendekun gjithnjë e më të thellë të krizës politike dhe ekonomike të vendit.

E pakuptimtë edhe e dëmshme është edhe për ata të cilët e mbrojnë dhe i besojnë kësaj politike, apo japin leksione e vlerësime pozitive, në emër të partisë , apo qeverisë , përmes  individëve të caktuar, të cilët  në këtë mënyrë e ndihmojnë  dhe e thellojnë  krizën  në këtë shoqëri, apo një shtet të tillë, sikur që në këtë rast është shteti i i ri i  Kosovës.

Shteti i Kosovës, ka plot  kuadro të forta, të reja e të talentuara më profesione të ndryshme, dhe nuk është e nevojshme që të thellohet kriza e kuadrit ministrorë, që të mvaret shteti në njerëz që janë dëshmuar gjatë luftës, sepse koha e lirisë ka nevojë për njerëz tjerë, të cilët nuk kanë nevojë të përdorin forcën në Kuvendin e Kosovës, por kanë nevojë të përdorin mendjen e shëndoshë, ndershmërinë dhe përgjegjësinë ndaj qytetarit dhe shtetit të Kosovës.

Kundër korrupsionit në Kosovë, Qeverija  dhe Parlamenti i Kosovës, nuk kanë  treguar rrezulltate të duhura, kundër kësaj dukurie të shëmtuar, dhe populli i Kosovës  mbetët indifirent,  kujna duhet ti besojë, përdryshe kjo praktikë e dyfishtë e EULEX-t, dhe Qeverisë së Kosovës, mund të sjellë kriza më të madha dhe kriza të tjera më të ndieshme.

Prandaj,  shkaku i kësaj ndjenje qytetare, që të dilet nga kjo spirale e pafundme e korrupcionit, qytetarët mund ta humbin besimin e partive opozitare dhe atyre në pushtet, dhe ky mosbesim është i kushtueshëm dhe shumë i rrezikshëm, sepse popullin e bënë të pandjeshëm ndaj fatit të vet, kur fatin e tij e përcaktojnë individ të korruptuar dhe njerëz me interesa vetiake e partiake. Përndryshe, kjo udhëheqje në pushtet, korrupsionit po i shërbenë vet !!!...



(Vota: 20 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora