E enjte, 18.04.2024, 06:30 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

PSHDK kundërshton ashpër ndryshimet e historisë

E enjte, 28.02.2013, 08:20 PM


Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës, me shqetësim të thellë ka analizuar deklaratat për media të disa zyrtarëve qeveritarë për ndryshimin e historisë. E gjithë historia e kësaj loje të rrezikshme, është manipuluar nga një jotransparencë, andaj ne shprehin vendosmërinë tonë për ta refuzuar çdo ndryshim të teksteve shkollore në këtë formë tinëzare dhe kundër interesit kombëtar.

Ndryshimet e historisë, me ekspert turq dhe duke mohuar faktet e panumërta historike, për ne janë krejtësisht të papranueshëme. Prandaj, ne i bëjmë apel qeverisë, që ta rishikojë këtë vendim arbitrar dhe të mos luaj me të kaluarën tonë, sepse kjo prek bërthamën e kombit shqiptar dhe rrezikon kohezionin e brendshëm kombëtar. Çdo tendencë për ta prekur historinë tonë, është e rrezikshme dhe përbën precedent të paparashikueshëm për të ardhmen e vendit, ngase historia e shkruar me ekspert turq, nuk mund të jetë histori e Kosovës, por e interesave të ngushta politike të Partisë Demokratike të Kosovës dhe të aleatëve të saj, që përbëjnë një qeveri minoritarësh dhe nuk përfaqësojnë interesat e popullit shqiptar të Kosovës.

Kjo qeveri, e cila ka humbur legjitimitetin moral e politik, e njohur brenda dhe jashtë vendit vetëm për skandale të njëpasnjëshme e për mungesë të thellë transparence, duke plotësuar kërkesat turke, ndërhyn në formën më brutale në historinë tonë kombëtare. Kjo qeveri, e cila po tregon vazhdimisht papërgjegjshmëri, tani me veprime aspak shkencore, ka filluar të luajë edhe me të kaluarën tonë.

Këto veprime, janë sinjale të këqija, që na parathonë se pas këtyre ndërhyrjeve flagrante në tekstet e historisë do ta pasojnë censurimet e shumta të historisë sonë dhe kulturës sonë.

PSHDK-ja, është e prerë në qëndrimet e saja se historia nuk mund të shkruhet me ekspert turq dhe me qëllim të përmirësimit të imazhit të Perandorisë Osmane. Ne e ritheksojmë faktin se kjo perandori, dihet botërisht që shqiptarëve ju ka sjell vetëm krime, dhunë, plaçkitje dhe prapambeturi, andaj s’kemi assesi t’i ndryshojmë faktet dhe t’i mohojmë ato për qëllime tejet të ulta politike.

Ne e përsërisim se çdo ndryshim i historisë, prek bërthamën kombëtare, prandaj ne duhet ta ruajmë tolerancën dhe kohezionin e brendshëm kombëtare dhe jo ta fragmentojmë atë. Ndryshe, vendimet arbitrare, janë sinjale ogurzeza për kombin dhe ato do t’i mbajë në përgjegjësi kjo qeveri që i bën sepse ato s’përfaqësojnë interesin e Kosovës.

Ne ja përkujtojmë kësaj qeverise se në vendet demokratike, qeveritë nuk shkruajnë historinë dhe as nuk ndryshojnë historinë. Vetëm në vendet e njohura për veprime totalitare, qeveria ndërhyn kaq ashpër e kaq në mënyrë tinëzare ne histori. Një qeveri, që i lejon vetës të thërret ekspert turq për ta shkruar historinë vet, tregon papjekurinë e saj dhe shfaq tërë papërgjgjshmërinë ndaj fëmijëve që ju servon ato tekste shkollore, e sidomos ndaj historisë. S’mundet qeveria të përcakton se për çfarë duhet të shkruhet në tekstet shkollore dhe si duhet të shkruhen ato. Çdo ndërhyrje ne e vlerësojmë si të papranueshme dhe për ne nënkupton tendencën e qëllimshme për ta shtrembëruar të vërtetën dhe për të falsifikuar historinë në favor të shtetit turk, që po bën një agresion kulturor të paprecedent.

Ne vlerësojmë se aspirata për integrime perëndimore, me këto veprime merr kahe tepër të paparashikueshme.

Zyra për informim e PSHDK-së



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora