E shtune, 20.04.2024, 04:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Vangjel Zafirati

E merkure, 27.02.2013, 07:10 PM


Vangjel Zafirati

 

 

PADASHUR

 

Ndërsa shikoja fytyrën

e perëndisë së mermertë

të Bukurisë,

 

Ashtu,

Padashur, shtrëngova dorën tënde.

 

PULEBARDHA

 

Shtrirë në shezlongun e

diellit,

shtrëngonte rërën

e nxehtë.

 

Dy pulëbardha

hapnin krahët e bardhë

dhe e përqafonin…

 

Pas pak,

Deti

filloi të rënkonte…

 

TETEMBEDHJETE

 

Pranverat, tetëmbëdhjetë

në kopshtin e Prillit.

Si e çmendur kërceje

në pasqyrën

e thyer të ujit.

 

VJESHTE

 

Musht rrushi

fshati kundërmon.

Përflakët

ajri i dehur.

 

Nxiton një vajzë

në rrugicën e ngushtë.

Digjet një pemë

në krahët e Vjeshtës.

 

GRATE  NE  RERE

 

Ti ecje mbi zallishte,

e lehtë dhe e çelur.

Folna,

zonjëz e detit.

 

Deti,

dashuri e akumuluar.

Grua e shqetësuar që

në gjumë flet përçart.

 

Deti,

i palëvizshëm, i heshtur.

Brengë e pafund

në sytë gruas.

 

Rënkim i detit

edhe i joti.

Dhimbjen e natës

si ta qetësoj !

 

Shpirti dhe

trupi i gruas.

Sa herë vdekjen

e mposhtëm bashkë.

 

Shteg i Prillit

i lulëzuar.

Rrugë pa kthim

që të çon tek gruaja.

 

Të Erosit

porta të nxehta.

I falem trëndafilit

që çelin krateret.

 

Me ledhatimin

e lehtë të puhizës,

U drithërua deti

dhe trupi yt.

 

Det i pa anë,

natë epshndjellëse.

Humbas

në sytë e saj.

 

Preka detin

edhe ai rënkoi…

Kishte një dhimbje

të thellë, shpirti im.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora