E enjte, 25.04.2024, 02:03 AM (GMT+1)

Mendime » Çeliku

Kalosh Çeliku: Pak ''sehir'' për shqiptarët

E merkure, 27.02.2013, 09:55 PM


KOHA ËSHTË PAK “SEHIR”

TË SHOHIN SHQIPTARËT

NGA KALOSH ÇELIKU

O Imzot, sa i lumtur do të isha t’i shoh Këlyshin me zgjebe dhe Hojdodolen me nga një asht në gojë, kuqezi në tru e jo në palare! Pse jo, edhe Hoxhën e Allahut. Vetëmse jo, nuk e do Zoti. Dhe, nuk e do këtë mrekulli magjike të shekullit. Fatkeqësisht, miqtë e mi dudumë mbi pleh, siç duket e kanë ngatërruar bythën me trurin. Përditë i shoh kuqezi në rrugë, në politikë, instuticione, vende pune, redaksi, manifestime kulturore. Edhe, lehin me shoqe e shokë nën shkrimet e mia publicistike të më “përshëndesin” me komente teknefese anonime: Patrioti i Vonuar, Dum Dumi, Rrumaduci, Hoxha i Allahut, Hojdodlja, Kritik Tullaci me një asht në gojë duke u turrur me të katra për një çmim letrar pas DoktorZiut…

Kuqezi kurdisen gjithë ditën me këmbën përmbi këmbë nëpër vendet e punës. “Postet politike”, që për “flijime artistike” presin t’ua dhurojë Nëna Parti si trusakatë. Kuqezi dalin në rrugë. Kuqezi janë nëpër shkolla. Kuqezi nëpër universitete. Kuqezi bëjnë kulturë dhe shkencë. Kuqezi i hapin gazetat dhe ekranet televizive. Gjithë jetën duke u marrë me shpifje, etiketime dhe ofendime.

Kuqezi miqtë e mi të luftës me penë, i përcollën edhe dy ngjarje të rëndësishme historike: Njëqindvjetroin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Pesëvjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Nga të gjitha viset shqiptare u nisën këmbë, me kuaj e karroca si dikur Ismail Qemali për në Vlorë. Dikushi si Skenderbe, tjetri si Ismail Qemali e i treti si Adem Jashari. Sa mëshel e qelë sytë e bënë Shqipëri Etnike. Lodrat e çiftelitë i bënë copë – copë në valle para kamerave televizive dhe syve të popullit. I madh e i vogël Mic Sokola, që e rrokin topin për fyti si qymkë koftorri. Vallen krah për krahu: Të vranë o Ali Pasha, të vranë. Kokën në Stamboll e trupin në Janinë.

Tortës së Pavarësisë në Tiranë edhe këto “patriotë kuqezi” të parët iu sulën me legenë e karroca duke e shkelur me këmbë para kamerave televizive. Edhe një herë i treguan botës se jemi popull i lashtë me “kulturë” ballkanike. Punemadhe, që Brukseli nuk na i hapë dyert krah më krah për të hyrë në Evropë. Ne jemi një popull me traditë, që Evropa duhet të hyjë te ne me luftë si “çlirimtare”, siç ka hyrë historikisht, e jo ne ta braktisim Atdheun me gjithë familje në mënyrë “vullnetare” si dikur në kohën e Turqisë. Përndryshe, ne dimë të rebelohemi, t’i mbyllim të gjitha portat e Atdheut si në kohën e xhaxhit Enver. Edhe me “ vëllezërit”, sipas Këlyshit me zgjebe dhe Hojdodoles sot për sot i kemi punët mirë den baba den me të cilët jetojmë si një familje në një Shtëpi të përbashkët. Rrenë është ajo, që thonë se ne me “vëllezërit” jemi në luftë. Cili është ai që do të na përçajë me “vëllezërit”?! Miqtë tanë historik, që edhe të mirën edhe të keqen e kemi ndarë si “vëllezër”. Motrën time partizane, që para kohe ma rrëmbeu Zoti. Tjetër punë është ajo se, vëllai i madh ndonjherë ka të drejtë vëllait të vogël t’ia fusë shuplakë. Traditë shekullore kjo ballkanase. Fëmijët e vegjël duhet t’i edukojmë në shkollë me ”vëllazërim - bashkim”, përgadisim me “dije” për në Evropë. Nuk i shihi “vëllezërit” e Njerkës se mbyten si qentë në Kuvend për të mirën tonë, popullit shqiptar?!  Mikrofonët i shkulin me forcë nga foltorja. Deputetët “vëllezër” të LSDM –së, që Gruevski me polici t’i hedhë si bërdhoqe neokomunsite në rrugë. Edhe gazetarët e “vëllazërim – bashkimit” me kryetarin shqiptar, që “ngulin” këmbë të mos dalin nga Kuvendi.

Moti e kam pritur një veprim të këtillë historik. Shkaku se, njëzetë vjet me radhë partitë politike “maqedonase” bënin luftë për pushtet dhe hynin në Kuvend të përçara dhe dilnin nga Kuvendi të bashkuara si një kokë, kur ishte në pyetje populli shqiptar i “rrezikshëm” për shtetin. E dini, pse?! Jo, nuk e dini. Shkaku se, Partitë “demokratike” Shqiptare hynin të përçara dhe dilnin të përçara në politikë. Falë Zotit, për herë të parë erdhi koha, që dy partitë politike më të mëdha “maqedonase” të hyjnë në politikë të përçara dhe të dalin nga Shtëpia ligjvënëse të përçara me Kuvend të improvizuar në rrugë për rrëzimin e pushtetit të Gruevskit. Gropën që ua bënë dikur partive politike shqiptare duke i fshirë gjurmët me bisht, ranë vetë bythekrye si dhelpërat dinake. Gjatë shëtitjeve me makina luksoze nëpër Qytet, në një makinë e valvitën si grep me një krimb të hedhur për shqiptarët edhe flamurin kombëtar kuqezi. Edhe, shqiptarët t’i nxjerrin si “vëllezër” në rrugë për të drejta kombëtare. Veten duke e fshehur prapa xhamave të errët, qafë për qafe me “vëllezërit” si në Shtëpi publike . Edhe atë, kush?! Këlyshi me zgjebe dhe Hojdodolja krah për krahu me Patriotin e Vonuar. Flamurin, që dje në Gosivar e zbritën me forcë policore nga komuna dhe e shkelën me këmbë. Pehlivani maqedonas neokomunist para kamerave dhe syve të popullit bëri teposhtë edhe me gishtin e madh të dorës për “fitore”. O Imzot, a kaq shpejtë i harruat ato storie televizive?! Kryetarët e komunave të Gostivarit dhe Tetovës kur i rrasën edhe në burg si “nacionalistë shqiptar”.  Vite me radhë sa ishin ata në pushtet e luftuan Universitetin e Tetovës. Përfundimisht, sot vendosën t’i bojkotojnë zgjedhjet lokale. Shkaku se, Gruevski “shumë” u ka dhënë shqiptarëve: Universiet Shtetëror në Tetovë, Flamur kombëtar kuqezi që ta zvarrisin kur t’u teket “patriotëve kuqezi” edhe rrugëve të Shkupit. E, në kohën e LSDM – së kur ishte në pushtet mezi e nxirrnin dy sahat në Tetatrin e Kombësive, në Bit - Pazar. Gjuhë zyrtare shqipe, Ministër të drejtsisë. Fatkeqësia më e madhe edhe ministër të Ushtrisë maqedonase, ish komandantin e UÇK –ës, Talat Xhaferin. Qeshararke ë, me Organizatën politike maqedonase “Dinjiteti”?! Grafitet e tyre nëpër mure: “ARM + VMRO=UÇK”. Talat Xhaferi ka qenë epror ushtarak i Ushtrisë Jugosllave, e nuk mundeshka të jetë ministër i Ushtirsë maqedonase?! Përmëtepër, Ali Ahmeti po e “harxhon” Gruevskin (VMRO – DPMNE -në). Duartrokitje, nga ana ime si shkrimtar. Edhe, sipas analistëve shovenistë maqedonas, shqiptarët shohin “sehir”, nuk dalin me ne krah për krahu të protestojmë në rrugë, rrëzojmë nga pushteti Gruevskin (Millosheviqin). Hi-hii-hiii… Qeshë, unë autori i këtij shkrimi mes rreshtave: Epo, mjaftë më maqedonasit njëzetë vjet me radhë panë “sehir” me shqiptarët duke u rrokur fytas të mbyten në foltore si qentë për një asht. Ose, për të qenë gjithë jetën argatë në Qveri. Koha është, pak “sehir” le të shohin edhe shqiptarët me “maqedonasit” para Ditës Madhe Shqiptare.

Dorën në zemër, për herë të parë partitë politike shqiptare bëjnë politikë madhore para syve të popullit dhe botës. Shyqyr Zotit, më në fund edhe këto burra të grave me brekët mbi pantollona filluan të punojnë me tru e jo me bythë. Nuk e hanë grepin me një krimb, që gjatë gjithë kësaj kohe ua hudhnin në lumë “vëllezërit”. E dinë më në fund se, kur duhet të dilet nga Kuvendi për të bërë politikë në rrugë. Tirqit me gajtana t’i zëvëndsojnë me kismetet e pehlivanëve të Shkupit. Edhe, dalin në “protesta demokratike” përpara Qeverisë. Shkurt, falë Zotit madh bëjnë politikë madhore nëpër institucionet e shtetit. Hiç, hiç të mos kenë bërë punë gjatë këtyre “viteve demokratike”, një gjë e kanë bërë me kokë. Arritën partitë politike “maqedonase”, që gjatë gjithë kohës kanë qenë antishqiptare, tashti t’i bëjnë të merren me vetveten në politikë. U lumtë, burrave të mejdanit me Pehlivanin e Kërçovës në krye me tirqi e xhamadan në vend të kismeteve që zbritën nga mali! Nuk i kam dashur si politikanë, por tashti kam filluar t’i dua marrëzisht. Papritimas, ma kujtojnë edhe Esat Ymerin, profesorin tim të gjuhës shqipe në gjimnazin e parë të Kërçovës (1964/65). Përmëtepër, në atë kohë edhe me poste të larta politike. I cili shpeshëherë na thoshte nëpër biseda të “aktiviteteve të lira”: e vëretetë është se, ata me një të rrokme më shtinë përfundi (fjalën e kishte për politikanët maqedonas komunistë), ama unë me “marifete” të këmbës, “sarmës” u çohem dhe i rrëzoj në kokërr të shpinës. E dini “marifetin”?! Jo, nuk e dini as “sarmën” e profesorit. Atëherë, po jua rrëfej: unë isha i veshur me kismete dhe lyer ma vaj si pahlivan i vëretëtë Shkupi. Hë, të mos harroj t’ua them edhe këtë: po të mos jeni ju këtu në Kërçovë, unë nuk mund të rri as edhe një ditë si politikan në Shkup. Meritat politike për ta mbajtur unë veten gjallë si politikan, i keni ju në Kërçovë. Kohë ajo, e “vëllazërim – bashkimit”, kur për herë të parë në Kërçovë mezi u hapën pas shumë përpjekveve të veteranëve të atëhershëm të arsimit shqiptar edhe dy paralele në gjuhën shqipe. Edhe atë, të gjitha lëndët mësimore i kishim në gjuhën maqedonase, me përjashtim të gjuhës shqipe të cilën na e ligjëronte prof. Esat Ymeri me post politik në Komitetin e Partisë Komuniste Jugosllve. Njësoj si sot me politkanët tanë shqiptar me tri-katë vende pune: në Qeveri, Universitet e biznes privat. Dhe, përsëri garojnë në këto zgjedhje lokale (2013) për një vend të katërt pune: kryetar komune. Publikisht, para kamerave televizive nga një post politik japin dorëheqje, e në anën tjetër që të nesërmen turren me të katra ta riaktivizojnë vendin e punës në Universitet, që u ruhet gjatë gjithë karrierës së tyre politike. Vërtetë, “vëllazërim-bashkim” unikat i nivelit botëror?! Momente të paharruara ato, kur ne viktimat e asaj kohe në fund të vitit shkollor, të gjitha lëndët mësimore i kishim njësha me përjashtim të Gjuhës shqipe.

Problemi ishte me profesorin tim të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në atë kohë se, kundërshtarët e tij politik maqedonas posedonin një fotografi të tij si nxënës, kur ai e kishte recituar një vjershë në shkollën fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në fshatin Kastriot të Kërçovës, në kohën e “Shqipërisë Madhe”. Edhe, ato, sa herë që ky e ngrente zërin në Komitetin e Maqedonisë komuniste për të drejta kombëtare të shqiptarëve, e tërhiqnin anësh dhe ia tregonin “tinëz” atë fotografinë artistike.

E kaluar qoftë, edhe e harruar ajo kohë për shqiptarët! Vetëmse, çuditem me popullin tim heroik se, si gjithë jetën mbeti krah për krahu me “vëllezërit” edhe sot e kësaj dite duke i ndarë lugët dhe enët, e jo arat dhe Shtëpinë. Luftë bëri me shekuj për gjuhë shqipe. Shkolla shqipe. Flamur kuqezi kombëtar. E kurrë nuk mori guxim të bëjë luftë për ndarjen e pasurisë së patundshme që e trashëgoi brez pas brezi nga të parët nëpër shekuj, Shtëpinë. Vatanin, që sipas Muhamedit a. s. pa të cilin nuk ka “Din e Iman”. Ose, pse i lindi dhe  i cofi si trusakatë Këlyshin me zgjebe e Hojdodolen, “kuqezi”  krah për krahu me Patriotin e  Vonuar në palare e jo në tru.

Koha është, sot shqiptarët një gjë duhet ta kenë të qartë në mes të Ditës Madhe: veshin kismetet e lëkurës dhe të lyhen mirë e mirë me vaj luledielli para se të dalin në fushën e mejdinit si pehlivanë Shkupi. Trurit t’i bien me grushta: me fundërrina të harxhuara neokomunsite përgjatë  rreth njëzetë vjetëve të luftës “demokratike” në fushën politike për pushtet e Shtet, nuk mund të themelohet lëvizje e re joqeveritare, e as parti politike e fuqishme shqiptare për ndryshime demokratike të shekullit.

Populli i urtë shqiptar moti e ka thënë: Kalaja merret nga brenda… E, shqiptarët ende janë brenda Kalasë Dardane me shekuj, nuk kanë nevojë të dalin në livadhe…



(Vota: 72 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora