E enjte, 25.04.2024, 03:49 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Hajt moj nanë se mi lujte mentë

E merkure, 27.02.2013, 08:39 PM


Parodi:

 

HAJT MOJ NANË SE MI LUJTE MENTË

 

Demir KRASNIQI:

 

Hajt moj nanë , se mi lujte ment-e ,

Qysh po m’ thue ,o, mej  mjelë dhent-e ?

S’ po guxoj , o,  me shkue te plemja –

Fort po tutna , o, po m’ han delmja !

 

Hajt moj nanë, se mi  rrëqethe  flokt-e ,

Qysh po m’ thue , o, mej mjelë lopt-e ?

S’ po guxoj , o, me dalë te gropa –

Fort po tutna , o, po m’ han lopa !

 

Hajt moj nanë , se ma nxine t’ rit-e ,

Qysh po m’ thue , o, mej mjelë dhit-e ?

S’ po guxoj , o, me dalë te vija –

Fort po tutna , o, po m’ han dhia !

 

Hajt  moj  nane , o , kamtë si sorr-e ,

Qysh po m’ thue me dalë me korr –e ?

Se qit trup, oj nanë, e kam ba –e –

Kurrë me sy , o, drapën s’ kam pa –e !

 

Hajt moj nane , koke shashtris-e ,

Qysh po m’ thue , o, me prashit-e ?

Se qit trup, oj nanë, e kam rrit-e –

Kurrë n’ jetë teme , o, s’ kam prashit-e !

 

Hajt moj nanë , o,  ke gabue ,

Qysh po m’ thue , o, me gatue ?

Kam rritë shtatin , o, si selvi-e –

Kurrë n’ jetë teme , n’ magje s’ jam hi- e !

 

Hajt  moj  nane , o , krejt e kënaqe  ,

Qysh po m’ thue , o, me dalë n’ bahçe ?

Mu kanë ba , o, vetullat si grep- e –

Kurrë n’ jetë teme , o, s’ kam mbjellë kep- e !



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora