E enjte, 25.04.2024, 04:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Intervistë me shkrimtarin Gjon Keka

E marte, 26.02.2013, 08:54 PM


Interviste Gjon KEKA mbi librin, "Skenderbeu, ideator i bashkimit Europian"

Cila qe arsyeja që ju nxiti të shkruani një vepër të tillë shkencore mbi figurën e heroit të kombit shqiptar Gjergj Kastrioti Skënderbeut?

Të kesh një shqiptar të madh,  një personalitet mbikohor,  një lider vizionar dhe një strateg të kohës dhe të mos drejtosh syt drejt tij, energjinë krijuese,  studimin akoma me të thellë për të, pastaj qeverisjen efikase dhe vizionare të tij do të thotë të rrish duarkryq përball dritës,  përball kohës, përball një vlerë të përjetshme të kombit shqiptar europian dhe tërë familjes europiane.

Poashtu të të vloj gjaku i tij arbëror brenda dhe të mos arrish të shkruash një vepër për të dhe madhështinë e tij është mëkati më i rëndë i një historiani,  shkencëtari dhe krijuesei shqiptar ndaj kombit dhe historise së tij.

Prandaj arsyeja nga të gjitha këto që më ka nxitur të shkruaj një vepër të tillë është vetë personaliteti mbikohor i tij,  madhështia e tij që sado që e njohim sërish mbetet diçka akoma për ta njohur,  lidershipi i tij, strategjia e tij e nxjerrjes së popullit të Arbërit nga skllavëria nen barbarin e perandorisë së egër otomane.

Ai kishte një urtësi vertikale që aplikoj atë ngadal edhe horizontalisht, por sigurtë në rrugën e lirisë,  ndërtimit të shtetit të Arbërit, kuvendit të Lezhës si një nga kuvendët më demokratik të demokracisë së kohës së mesjetës dhe idea e tij rreth unionit të kombeve europiane.

A mund të thoni diçka për pretendimin e disa individeve apo historianeve ne lidhje me prejardhjen e Skënderbeut ?

Është e çuditshme madje absurde se si vendi ynë është bërë një streh e adoptimit të shpejt të specialiteteve ideologjike të huaja të cilat janë helmuese, vendi ynë nuk duhet të bëhet një kopsht absurd e komik ku njeriu mund të gjej bimë të ndryshme jokontinentale të familjes sonë,  si p.sh,  kanë hyrë bimë (interpretime naive,  negative) helmuese nga lindja, nga jugu nga veriu nga të gjitha anët dhe kanë depërtuar aqë thellë sa kanë vënë në lojë mendjet e popullit duke i futur në çoroditje dhe dyshim për vetëveten dhe personalitet historike kombëtare të tyre.

Këto pretendime kanë dy rrugë të paarsyeshme, e para në njërën anë kemi individ që duan të na largojnë nga skena shtyllën kryesore që mbanë kombin shqiptar europian, pra Gjergj Kastriotin dhe më më pas të shpallin vetën e tyre të parët e gadishullit Ilirik duke i mohuar shqiptarët si pasardhës të Ilirëve të lashtë,  dhe e dyta në anën tjetër kemi indivd që duan ta përvetësojn atë duke prekur tek prejardhja e tij përkatësia dhe themelet gjenealogjike të Kastriotëve te medhenj,  të gjitha këto pretendime janë absurde,  naive dhe vrapim pas vlerave të përjetshme të kombeve të huaj, kjo për faktin se duke qenë të varfër ata për nga vlerat të tilla vrapojn në përvetësimin e vlerave të të tjerëve këtë në shumicën e rasteve e bëjnë popujt ardhacak të cilëve iu mungojn themelet identifikuese dhe kapen pas përvetësimeve të figurave të kombeve tjera autoktone.Ndërsa duhet thënë pa asnjë mëdyshje se Gjergj Kastrioti është rrënjësisht shqiptar, i pastër dhe shtyllë kryesore e kombit shqiptar europian,  ai është shqiptar i bekuar që në rrënjet e tij gjenealogjike, pretendimet për ta lëvizuar prejardhjen e tillë janë të kota dhe do të jenë gjithmonë pretendime humbëse për individët, historianët dhe të tjerët.

Ndërsa duhet potencuar edhe këtu se ka indivd, grupe të caktuara apo mbetje sulltaniste dhe pushtetar të papërgjegjshëm të cilët kanë filluar ta mohojn,  të bëjnë vlerësime negative, pastaj marrëzit e këtyre renegatëve nostalgjik të mbetjeve sulltaniste të veshur me petkun shqiptar që i bëjnë figurës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, madje këta renegat shkojn aq lartë në shkallët e marrëzisë dhe negativitetit sa e cilësojn atë edhe tradhëtar etj etj,  cilësime këto që vetëm turqit mund t'i bëjnë ndaj këtij personaliteti mbikohor të kombit shqiptar europian, sepse ishte ai që i tmerronte turqit si në të kaluarën ashtu edhe sot ai i tmerron edhe këta renegatë apo mbetje sulltaniste në trojet e Arbërit.

Por ajo që dua të them këtu është se të gjitha këto përpjekje të këtyre renegatëve të errësirës për ta njollosur figurën e Gjergj Kastriotit dhe kombin shqiptar do të jenë të kota përball dritës së madhe të tij që do t'i zbuloj shumë shpejt lakuriqësit e demonizmit sulltanist të këtyre renegatëve nostalgjik.

Ju jeni shprehur publikisht në intervistat e juaja të meparshme që të bëhet një rikthim në vizionin e Skënderbeut,  çfarë do të thotë ky rikthim ?

Po sigurisht, si në intervista ashtu edhe në shkrime të mia, por edhe në vetë brendin e librit mbi Gjergj Kastrioti Skënderbeun kam nënvizuar kete gje, se është tepër e domosdoshme një rikthim në vizionin e tij, një ringjallje e plotë e kombit.

Shembull i rikthimit të secilit prej nesh dhe të gjithëve si komb është ai i rikthimit të tij pas ardhjes në Krujë, ku zhveshi të gjitha elementet e pushtuesit barbar otoman dhe ringjalli vlerat e arbërit dhe u bë frymëzimi edhe për të tjerët .

Ai është model i përkryer i ndjekjes pas, ai është rruga më e mirë në të cilën duhet të ecin si liderët e sotëm të kombit shqiptar kudo që janë ashtu edhe tërë populli shqiptar.

Rikthimi do të thotë ringjallja e vlerave të vërteta europiane të kombit shqiptar,  rikthim do të thotë t'i thuash lamtumirë veseve dhe sindromeve sulltaniste dhe bizantine,  ky është rikthimi i cili na shpie pastaj shumë shpejt në rikthim edhe në familjen e lashtë europiane prej së cilës ne jemi larguar shpirtërisht në kohën e pushtimit barbar otoman, por asnjëherë gjeografikisht, sepse gjeografia është kokëfort dhe ja ku jemi më pranë se kurrë, në zemër të europës .prandaj rikthimi është i natyrshëm është rikthim tek vetvetja tek djepi shpirtëror i kombit shqiptar europian.

Përveç monedhës venedikase,  çfarë monedhe qarkullonte tjetër në hapësirat e shtetit të arbërit në kohën e Skënderbeut?

Mund të them se në atë kohë janë përdorur monedha të arit dhe të bronzit me mbishkrime të etërve të arbërisë. Që nga viti 1444 e gjerë në vitin 1491 kanë qarkulluar dy lloj monedhash në vend ajo Venedikase dhe Epirote. Monedha epirote janë bërë simbas dekretit të pas themelimit të kuvendit të Lezhës ndërsa ideja ishte fillestare që në ardhjen e Gjergj Kastriotit në Krujë në vitin 1443, duhet theksuar se për nxjerrjen e mondedhës në atë kohë rol të rëndësishem ka luajtur edhe këshilltari i Gjergj Kastriotit ipeshkëvi Pal Engjelli.

Ka teza të llojllojshme kohët e fundit madje kemi një tezë ngacmuese nga historiani Oliver Schmitt rreth kthimit në atdhe të Skënderbeut ku sipas tij,  ai u kthye vetëm për hakmarrje. Poashtu Schmitt ka ngritë edhe një tezë tjetër se nuk ka vijimësi iliro-shqiptare duke e vë në pikëpyetje gjithçka rreth saj?

Mund të iu them se këto teza janë më tepër teza testuese se sa teza për t'u shqyrtuar apo për t'u marrë më shumë me to, kjo për faktin se këto teza janë pa asnjë bazë,  janë teza dhe interpretime me tepër turbulluese, naive dhe kanë një debat që mban gjithnjë bishtin e zgjatur të tyre, sa më shumë që ne i debatojm aq më shumë bishti i tyre zgjatet.Por ajo që dua të theksoj këtu është se këto teza dhe interpretime nuk na dëmtojn përderisa ato janë pa asnjë bazë dhe argument provues historik.

Në librin tim kam argumentuar se rikthimi i tij në Krujë ishte për çlirimin e popullit nga pushtimi barbar otomane, ai në fjalimin që mbanë na Krujë para të pranishmëvee flet pikërisht për këtë gjë se ai u rikthye për të luftuar së bashku me popullin kundër pushtuesit barbar otoman,  dhe njo rastëisht ai thirr kuvendin e Lezhës më 2 mars të vitit 1444 për të pohuar të njëjtën gjë pra luftën e përbashkët kundër turqëve dhe themelimi i kuvendit të shtetit të Arbërit.Normalisht që ai ka pas edhe arrsye personale të luftës kundër pushtuesit barbar otoman sepse ai kishte parë të gjitha marrëzit dhe dhunën barbare që përdoret ajo si ndaj familjes së tij ashtu edhe popullit,  madje ai e dinte se vëllezërit e tij sulltanët i kishin helmuar dhe baban e tij e kishin ngarkuar me dhënie vjetëore të një shume nga djerësa e punës së tij,  ai të gjitha këto i mbante në veten e tij, por arsyeja kryesore e rikthimit të tij ishte lufta kundër pushtuesit barbar otomane, çlirimi i popullit dhe ndërtimi i shtetit të arbërit.Duhet nënvizuar se qëllimi i tij nuk ishte vetëm mundja e pushtuesit barbar otoman,  por shkatërrimi që në themel i saj.Kjo për faktin se perandoria barbare otomane dhe sulltanët e saj kishin larë duart me gjakun e popullit shqiptar dhe popujve të tjerë të europës.

Ndërsa sa i përketë tezës tjetër atë të vijimësisë iliro-shqiptare, mund të nënvizoj se ka me mijëra argumente dhe shumë autor të ndryshëm europian që në veprat e tyre kanë dokumentuar mjaftë mirë se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve të lashtë dhe se gjuha e tyre është një e folme e lashtë ilire.Në lidhje me këtë kam dhënë edhe përgjigjen time siç edhe keni patur ehde ju në gazeten tuj që keni botuar rreth këtyre tezave, prandaj edhe një herë dua të nënvizoj se shqiptarët janë në mënyrë të dokumentuar si antropologjikisht,  arkeologjikisht dhe historikisht si pasardhës të lashtë të Ilirëve,  vetë emri shqiptar do të thotë zog shqiponje që do të thotë se ne jemi pasardhës së të Ilirëve të lashtë të simbolit të shqiponjës së madhe prej edhe nga rrjedhim gjenetikisht.

Dua të forcoj atë se është gjuha kjo e folme e lashtë ilire, pastaj emrat ilir dhe vendbanimet që tregojn në tërësi se shqiptarët si komb janë pasardhës të vërtetë të Iliriëve, jo rastësisht shkruan autori gjerman i veprës "Vorschule der Völkerkunde” i cili shkruan se“unë e mbaj gjuhën si të parë, ndërsa fizikun si tipar të dytë etnik. "



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora