E shtune, 20.04.2024, 09:04 AM (GMT+1)

Kulturë

Xhemail Peci: Arta Dobroshi, një Ava Gardner

E hene, 25.02.2013, 08:30 PM


ARTA DOBROSHI OSE NJË AVA GARDNER E KOMBIT TË VET

NJË SHOOTING STAR DHE ZEMËRTHIRRJA: NËNËS MOS I BËNI VARR!

Nga Xhemail Peci

Aktores me horizontin e së pritmes që ia falë suksesi në të ardhmen, iu bë nderimi që nga ardhja në Aeroportin e Prishtinës, me ofrimin e Mikrofonit nga emisioni KULT, por ajo na nderoi të gjithëve duke folur – jo për t’u mburrur për suksesin e saj të merituar, jo si një zëdhënëse e qeverisë (ndonëse Qeveria ka kohë që nuk ka as zëdhnës e as zëdhënëse), por si një Zëdhënëse e Popullit.

Duke folur nga thellësitë e zemrës së saj, Aktorja Arta Dobroshi nuk foli për të bërë politikë, sepse ajo e di thënien e shkrimtarit të madh francez Stendalit, se përzierja e artit me politikën i ngjanë një krisme revolveri në mes të një koncerti apo opere, pra e prishë ate.

Aktorja Arta Dobroshi, duke folur nga një studio e Radio Televizionit të Kosovës, në Pesëvjetorin e Pavarësisë së Kosovës, pra me datën 17 shkurt 2013, bëri Thirrje për sinqeritet dhe për drejtësi, për barazi shoqërore dhe për mirëqenie të qytetarëve dhe të shtetasve të Kosovës, e jo vetëm për celebrime.

Ajo e dëshmoi se një Aktore e Madhe nuk i gëzohet suksesit të vet, kur nuk e sheh popullin e saj të gëzuar e në mirëqenie. Ajo edhe ka mundur të kënaqet në sukseset e saj, ka mundur edhe të rrijë krejtësisht indiferente, por në të vërtetë Ajo e dëshmoi shumë qartë se i takon një brezi të ri që ka Ndërgjegje, që edhe kur gjendet përballë realitetit të ndërtuar edhe në baza makiaveliste, as nuk mundet të heshtë e as nuk mundet të mos flasi.

Duke kujtuar gjyshet dhe gjyshërit që me edukatën dhe me mirësinë e tyre na kanë edukuar jo vetëm për të punuar, për të aspiruar drejt sukeseve, por edhe për t’u solidarizuar e mishëruar me ata që nuk kanë, Arta Dobroshi foli popullorçe: si nuk ju vjen gjynah pushtetarëve dhe pushtetmbajtësve!?

Pa harruar se mjerimi s’do mëshirë! Pastaj shumë shkurt, ajo e argumentoi Zemër-Thirrjen e saj për Mirëqenien e të Tjerëve e jo vetëm të ‘Elitës’: Të dalim pak jashtë Qendrës së Prishtinës, të shkojmë pak në Pejë, Gjakovë a Ferizaj, të shohim mjerimin dhe varfërinë. Le të shkojmë e të shikojmë në Veriun e Mitrovicës, se si festohet Përvjetori i Pavarësisë…Le të kemi pak Mëshirë, pak Ndërgjegje, pak Sinqeritet, e jo vetëm me e rjepë Qeveria: Popullin e vet!!!

Arta Dobroshi me Zemër – Thirrjet e saj, më ka kujtuar një varg Zemër-Thirrjesh të Njerëzve të Shquar, të cilët nuk janë pajtuar kurrë me pabarazinë. Ajo më ka kujtuar thënien e shquar të filozofit të lashtë kinez – Konfuçit: Më ke të jem, në mos me njerëzit e varfër? Ajo më ka kujtuar me Zemër-Thirrjet e saj, Zemër-Thirrjen e poetit të madh romantik europian Viktor Hygo: O popull, këta qindra e këta mijëra, që t’i hanë gjarprinjtë me sprija, o Popull: i ke bijë e i ke bija! Rrjedhimisht, Aktorja me Zemër të Madhe, Arta Dobroshi ka bërë Thirrje për Zgjimin e Ndërgjegjes për Barazi Shoqërore: O popull, këta qindra e këta mijëra, që i grinë skmaja dhe varfëria, o Popull: i kemi bijë e i kemi bija!

Arta Dobroshi me Zemër-Thirrjet e saj më ka kujtuar shprehjen aq të bukur të poetit Xhevahir Spahiu, i cili gjithashtu ka bërë Thirrje kundër ‘artit të rjepjes së miletit’.

Aktorja Arta Dobroshi me Zemër – Thirrjet e saj, më ka kujtuar Zemër – Thirrjet e shkrimtarit dhe intelektualit Ramiz Kelmendi, se Kosova është një vend shumë i pasur për të pasur një varfëri kaq të madhe.

Ajo më ka kujtuar Zemër – Thirrjen dhe Zemër – Klithjen e poetit Fan Stelian Nolit: Nënës mos i bëni varr!

Gjithsesi, Aktorja Arta Dobroshi, më ka kujtuar Zemër-Thirrjen e Zeusit të Vajmarit, Poetit Kombëtar Gjerman – Johan Volfgang Gëtes: JO GJERMANINË TA ÇOJMË NË AMERIKË, POR AMERIKËN TA SJELLIM NË GJERMANI!

Aktorja Arta Dobroshi foli në një vend ku 50 % e popullsisë janë të papunë, vend që sipas raporteve të fundit është në një varfëri edhe më të thellë se edhe: Afganistani! Vend, ku varfëria ekstreme bën kërrdinë dhe tejkalon novelat e trishtueshme të Migjenit.

Aktorja Arta Dobroshi foli si Zë-Dhënëse e Popullit: Nuk thotë as ky Popull e s’ka as Zot që thotë, nuk e thotë as Bibla e as Kurani, as Toka dhe as Qielli, që një Varfëri e tillë të vazhdojë as sot e as mot, në tokën që ka aq shumë pasuri, aq shumë begati…

Aktorja Arta Dobroshi e dëshmoi se pos se është në rrugën e simotrave të saj Katarina Josipi a Melihate Ajeti, ajo është edhe një Aktore me Zemër të Madhe.

Koha u ka dhënë gjithmonë të drejtë njerëzve me zemër të madhe e me ide të mëdha, dhe se koha ka për ta dëshmuar Aktoren Arta Dobroshin: si Një Ava Gardner që do të nderojë kombin të cilin nuk e do në varfëri, por në lartësi të përjetshme. S’e kanë thënë kot latinët në proverbin e tyre të moçëm, se çka ka në emër, ka edhe në zemër: ARTA DOBROSHI…



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora